LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar kryesore nëna e fëmijëve (Detaje të reja nga familjarët)

• Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Shënavlash ku humbi jetën Pëllumb Meta është hapur një pistë e re hetimi. • Në këtë pistë të re nuk përjashtohet mundësia që autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta. • Në lidhje me këtë pistë të re hetimesh janë kryer përgjime. • Burime pranë Prokurorisë gjithashtu janë shprehur se një version tjetër që dyshohet për vrasjen, është ai i fshehjes së ndonjë problematike tjeter dhe jo asaj të fejesës pa dëshirë, ndoshta një sekret që nuk duhet te dilte nga familja. • Në lidhje me ngjarjen e rëndë vëllai i Pëllumb Metës ka akuzuar kunatën si organizatoren kryesore të ngjarjes, duke theksuar disa herë se ajo është fajtore kryesore. • Nga ana tjetër ai përshkroi momentet kur po interesohej për vëllain e tij dhe tha se ata ishin jashtëzakonisht të qetë. • Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka folur vjehrra e Pëllumbit, Sanije Tuga tha se e bija i ka shkuar në shtëpi por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin. •  Po ashtu ajo shtoi se lajmin e ka marrë vesh nga gazetarët, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët e së bijës në gjaknxehtësi e sipër. • Nga ana tjetër vjehrra e viktimës shtoi se se bija dhunohej nga 49-vjeçari dhe se e kishte parë disa herë më shenja në fytyrë. • Nëna e Blerinës ka thënë se e bija e saj është strehuar në shtëpinë e saj në Laç ndërsa shtëpia është marrë nën mbikqyrjen e prokurorisë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Shtëpia është marrë prokuroria"/ Blerina Meta strehohet në Laç te prindërit, flet nëna e saj: Më tha kur të qetësohem do flas

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar
Foto ilustruese

LAÇ-Ditën e sotme ka dhënë një intervistë për mediat mamaja e Blerina Metës, gruas së të ndjerit Pëllumb Meta i cila është vrarë nga fëmijët e tij sipas policisë së Durrësit. Nëna e Blerinës, Sanije Tuga ka dhënë detaje për News 24, ku ka thënë se e bija e saj është strehuar në shtëpinë e saj në Laç. Sipas Tugës shtëpia është marrë nën mbikqyrjen e prokurorisë.

Nga ana tjetër e ëma e gruas së Pëllumb Metës, tregon se bija dhunohej dhe se e ka parë disa herë më shenja në fytyrë. Përveç kësaj sipas së ëmës, Blerina i është shprehur: Se kur të bjeri pak qetësi ajo do t'i tregoj të gjitha. 

Kujtojmë se Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e familjes Meta dhe Blerina e ëma e tyre është në gjendje të lirë por ende në dyshim si pjesëmarrëse në krim. 

2 VITE ME PARE

“Në gjaknxehtësi mund ta kenë vrarë fëmijët”/ Vjehrra e Pëllumb Metës: E dhunonte vajzën sistematikisht, i shihja shenja në fytyrë

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar
Sanije Tuga

TIRANË- Mamaja e Blerina Metës, gruas së Pëllumb Metës që u vra disa ditë më parë në banesë nga fëmijët ka deklaruar se dhunuar në mënyrë sistematike nga Pëllumbi. E ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, Sanije Tuga tha se e bija i ka shkuar në shtëpi por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin. Po ashtu mamaja e Blerinës tha se lajmin e ka marrë vesh nga gazetarët, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët e së bijës në gjaknxehtësi e sipër.

“Blerina është martuar 18 vjec. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qef ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin. Blerina ate ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Blerinës nuk mund t’i thoja asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Unë akoma jam e qeshur, por… Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, grupi hetimor i Durrësit hap pistën e re dyshohet nëna

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar
Foto ilustruese

DURRËS-Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt në Shën Vlash të Durrësit por që u zbulua vetëm më 22 shkurt dhe vijoi me arrestimin një ditë më pas të tre fëmijëve të viktimës.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta prandaj janë kryer përgjime. Por ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.  

Një version tjetër që dyshohet për vrasjen, është ai i fshehjes së ndonjë problematike tjeter dhe jo asaj të fejesës pa dëshirë. Ndoshta një sekret që nuk duhet te dilte nga familja, thonë burimet pranë prokurorisë.

Në dosjen që policia i referoi prokurorisë së Durrësit dhe që Report Tv e disponon “zbulohen se nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku”.

2 VITE ME PARE

"Ajo strumbullari kryesor"/ Flet vëllai i Pëllumb Metës akuzon kunatën: E shoqja e ka qëlluar

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar
Ramazan Meta

DURRËS-Ramazan Meta, vëllai i Pëllumb Metës ka dhënë një intervistë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të krimit familjar në Durrës. Vëllai i të ndjerit ka akuzuar kunatën si organizatoren kryesore të ngjarjes, duke theksuar disa herë se ajo është fajtore kryesore. Nga ana tjetër ai përshkroi momentet kur po interesohej për vëllain e tij dhe tha se ata ishin jashtëzakonisht të qetë. 

Ramazan Meta: Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë. Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!

2 VITE ME PARE

"Ajo nuk erdhi as në varrimin e babait"/ Motra e Pëllumb Metës: Po të ishte i dhunshëm Pëllumbi, nuk do vinte me zor gruaja?

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hapet pistë e re hetimesh, e dyshuar
Foto ilustruese

TIRANË-Lutfie Muka Meta, motra e të ndjerit Pëllumb Meta ka folur në një intervistë ditën djeshme për mediat. Lutfia ka thënë për Opinion Tv Klan se bashkëshortja e vëllait të saj, Blerina Meta, nuk donte kontakte me pjesën tjetër të familjes.

Sipas saj, para se babai i tyre të ndërronte jetë, ajo nuk e ka marrë mundimin që t’i shkonte një herë tek spitali vjehrrit.

Madje thotë se nuk ka lejuar as fëmijët që të shkojnë. Motra e Pëllumb Metës thotë ndër të tjera se Blerina Meta vjen nga një familje me probleme të tilla, pasi e ëma e saj ka vrarë vjehrrën dhe plagosur të shoqin.

Zoti Fevziu kjo nuk deshte kontakt. Mua më ka vdekur baba para 1. Nuk ëstë bërë akoma 1 vit në aksident, ka ndenjur 5 javë në spitalin e Traumës në Tiranë, vëllai vinte përditë takonte babën e vet ndërkohë që bashkëshortja nuk e mori mundimin një herë të vinte. As fëmijët nuk i ka lejuar. Po të ishte ky kaq i dhunshëm, a nuk mundej ky me këtë dhunën që hidhet hipotezë, që paska qenë me e marrë me zor. Kur baba ndërroi jetë pas 5-6 javëve edhe janë komshinj dy vëllezërit, a nuk mundej ky vëlla kaq i dhunshëm ta merrte nusen e ta sillte me dhunë, sipas asaj të merrte pjesë në ceremoninë mortore? Por zonja nuk pranoi se ajo kishte monstrat e veta në kokë dhe atë gjë ia transmetoi fatkeqësisht edhe fëmijëve edhe nuk mund ta përshkruaj ndryshe përveçse një mësuese kriminele që prodhon vetëm vatra krimi. Nga ajo familje, i kërkoj ndjesë pjesës tjetër të familjes, por ajo vjen nga një familje me probleme të tilla. Ajo ka një shembull nga prindërit e saj, pikërisht nga nëna e vet me shembull krimi, se e ëma vrau vjehrrën, qëlloi vrau vjehrrën, edhe burrin por fati e deshi që burri të shpëtonte dhe bëri burg”, u shpreh ajo.

Lutfie Muka Meta tregon ndër të tjera edhe si u martua Pëllumbi me Blerinën.

Mesa unë e kam analizuar këtë gjendje dhe nuk është një analizë e sotme, as e dy javëve të fundit që kur ka ndodhur tragjedia, kjo është një analizë 26-vjeçare qysh kur zonja, monstra ka ardhur në familjen tonë. Ajo mbase mendoj unë e ka pësuar një shok kur prindërit e saj e sollën, apo kur babai kërkoi dorën e saj për vëllain tonë dhe prindërit e saj e miratuan këtë kërkesë tonë. U martuan. Vëllai ka qenë që në ’91 në Itali. Ka ikur 14 vjeç në Itali.

Kur janë martuar këta vëllai ka ardhur nga Italia, kanë bërë ceremoninë martesore, kanë ndenjur një kohë dhe ka ikur prapë. Kjo ishte jeta ik-hajde si gjithë shqiptarët. Zonja ka jetuar nga ‘97 dhe deri në vitin 2002, se në fund të vitit 2001 ka ndërruar jetë nëna jonë. Vëllai ishte në Itali. Pasi nëna ndërroi jetë, babai ishte në moshë, kjo ishte me dy fëmijë dhe vëllai nuk e pa më të arsyeshme që të jetonte dhe punonte atje por mori vendimin definitivisht të ishte pranë familjes”, u shpreh ajo.

Sipas motrës së viktimës, deklarimet e Blerina Metës në media nuk janë të bazuar në jetën reale që kishin në shtëpi ajo bashkë me fëmijët.

Të gjithë paranojat që ka në kokën e vet do t’i fusë në këpucët e vëllait tim që të bëhet sa më e besueshme”, tha motra e Pëllumb Metës.

Si mund të quhet një liri e marrë kur baba punon për të ardhurat e familjes, edhe ndërkohë fëmijët rriteshin, shkolloheshin dhe donin financë për të gjithë fushat e jetës edhe zonja nuk punonte, ishte shtëpiake. Vëllai punonte, kishte 22 vite që punonte roje natën dhe fëmijët erdhën në jetë, u rritën, u shkolluan, morën patentat, të gjithë kishin telefona, të gjithë dilnin nëpër kafe kur ndërkohë këto janë shpenzime financiare. Në rast se ky baba do ishte kaq i dhunshëm dhe kaq çnjerëzor, si mundet kjo familje ti kishte gjithë këto të mira?”, shtoi më tej ajo.

Kujtojmë se për vrasjen në Durrës janë lënë në arrest me burg tre fëmijët Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, ndërsa Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë./tvklan

pellumb meta ramazan meta

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria