LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar! Policia shoqëron 4 persona, ja çfarë dyshohet

• Detaje të reja vijojnë të dalin për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme (9 korrik) pranë liqenit të Shkopetit. • Sot kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e Dobrës. • Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. • Ndërkohë plagët në trupin e tij janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit, ku ndodhej i riu në humnerë. • Ekspertiza ndaj të 23-vjeçarit raportohet se po kryhet nga 3 mjekë ligjorë. • Gjithashtu raporohet se katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit. • Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. • Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. • Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. • Gjithashtu Dobra në Gjermani ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. • Po ashtu bëhet me dije se automjeti i 23-vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkopetit në Mat. • Konkretisht mesditën e sotme palombarët bënë të mundur nxjerrjen e makinës nga liqeni.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat/ Autorët dyshohet se erdhën me dy makina Range Rover nga Rrësheni, 10 persona priten të shoqërohen

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur
foo ilustruese

MAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet ditën e djeshme i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Sipas hetimeve dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin. 

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, është futur në rrugën Milot-Burrel dhe ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Gjithashtu për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.

Si ndodhi ngjarja

Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. 

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Po ashtu do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji automjeti i 23-vjeçarit 

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur
Renis Dobra

MAT- Automjeti i 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra, është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkopetit në Mat. Konkretisht mesditën e sotme palombarët bënë të mundur nxjerrjen e makinës nga liqeni. Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet mëngjesin e së mërkurës (9 Korrik) pranë liqenit.

Në trupin e viktimës u vunë re plagë në trup dhe shenja të nxira në qafë. Nga ekspertiza rezultoi se Renis Dobra ishte mbytur dhe më pas ishte hedhur drejt liqenit së bashku me makinën.

Ndërkohë plagët e gjetura në trupin e viktimës, sipas ekspertizës, janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes

1 VITE ME PARE

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Policia shoqëron katër persona për vrasja e Renis Dobrës, më përpara ishin konfliktuar me viktimën

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur
Renis Dobra

MAT- Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Gjithashtu Dobra në Gjermani ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur
Vendi i vrasjes

MAT- Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Ndërkohë plagët në trupin e tij janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit, ku ndodhej i riu në humnerë. Ekspertiza ndaj të 23-vjeçarit raportohet se po kryhet nga 3 mjekë ligjorë.

Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

renis dobra

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës