LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Dënohet me 10 vjet burg autori, celulari i viktimës 'pikë kyçe' e zbërthimit, DËSHMIA e djalit

•Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin për vrasjen e biznesmenit Rrushdi Hoxha. •Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe kështu do të vuajë 10 vite heqje lirie. Më herët prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg. •Rushi u arrestua për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha në nëntor të viti 2021. •Ditën e sotme, 'Top Channel' ka zbardhur dosjen hetimore.  •Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri, Saimir Hoxha, i cili sqaroi se për orë të tëra i ati ishte parë nën shoqërinë e vrasësit. •I pyetur nëse babai i tij ka pasur ndonjë konflikt ose borxhe, Hoxha ka sqaruar se i ati Ruzhdiu nuk ka pasur konflikte dhe se borxhet që kishte ia kishte paguar para tre vitesh. •Saimir Hoxha ka sqaruar se pas humbjes së babait të tij ka takuar disa persona lidhje shoqërore të Rruzhdiut. •Numri i përdorur nga Rruzhdi Hoxha është gjetur në një dyqan celularësh pranë shkollës Bajram Curri në Tiranë. •Pronari i dyqanit Sami Hajdari u shpreh se atë celular,  e ka shitur një person i njohur nga ai me vlerën e 10 mijë lekëve të vjetra. •Brenda në celular siç ka treguar Hajdari ka qenë edhe numri i përdorur nga viktima. •Gjatë hetimit të kësaj karte, policia ka bërë të mundur zbardhjen e itinerarit të lëvizjeve të viktimës para se të zhdukej. •Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë, më 6 nëntor të vitit 2021, në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Autori e shiti në një servis për 10 mijë lekë/ DOSJA- Si arriti policia të gjente Rruzhdi Hoxhën me anë të telefonit të tij

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Dënohet me 10 vjet burg autori, celulari i
Vendi ku u gjet trupi

TIRANË- Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, bëhet me dije se numri i përdorur nga Rruzhdi Hoxha është gjetur në një dyqan celularësh pranë shkollës Bajram Curri në Tiranë. Pronari i dyqanit Sami Hajdari u shpreh se atë celular, e ka shitur një person i njohur nga ai me vlerën e 10 mijë lekëve të vjetra.

Brenda në celular siç ka treguar Hajdari ka qenë edhe numri i përdorur nga viktima. Gjatë hetimit të kësaj karte, policia ka bërë të mundur zbardhjen e itinerarit të lëvizjeve të viktimës para se të zhdukej.

“Është bërë e mundur nëpërmjet kontrollit të qelizave të vendndodhjes gjetja e numrit të telefonit të shtetasit Ruzhdi Hoxha, i cili është 0694001242, i cili është gjetur tek një dyqan celularësh pranë shkollës Bajram Curri. Në deklarimin e shtetasit Sami Hajdari pronari i dyqanit të servisit të celularëve, rezulton se një ditë kohën e saktë nuk e kujton ka ardhur një person që njihet prej tij dhe e ka pyetur për një telefon të thyer, pasi kanë rënë dakord ai e ka shitur për vlerën 10 mijë lek të vjetra. Këtë telefon pasi e ka hapur ka gjetur kartën e telefonit, të cilën me pas e ka përdorur në ditë të ndryshme për të provuar telefonat që rregullonte në dyqan.

Telefonin e rregulluar me pas ja ka shitur një shtetasi tjetër. Me pas ky shtetas ka vënë në dispozicion edhe telefonin celular i cili ka qenë në përdorim të shtetaist Ruzhdi Hoxha i markes Samsung A21.

Me datë 04.11.2021 është përpiluar proçesverbali i sekuestrimit të tre aparateve celulare ku ka qënë e vendosur karta Sim e shtetasit Rruzhdi Hoxha. Janë sekuestruar në dyqanin e shtetasit Sami Hajdari me proçesverbalin që mban datën 05.11.2021 dy aparate celulare: 1. Një aparat celular i markës Samsung A21S me ngjyrë të zezë, me dy nr, IMEI 351662819602103101 dhe IMEI2 .5246521360210411. 2. Një pjesë aparati celular i markës Samsung me ngjyrë të zezë me nr.MY20200919.

I është marrë deklarimi shtetasit Ilmi Selimi, i cili ka deklaruar ndër të tjera se në një lulishte pranë banesës se tij ka gjetur një telefon, vend i cili përkon me adresen Rr. Shyqyri Peza, ne krah të kopshtit nr.27, deklarimi i cili është fiksuar edhe në procesverbalin e verifikimit te thënieve. (itinerari i rruges qe ka pershkruar shtetasi Fredi Rrushi ne kthim).

Nga administrimi i tabulateve të shtetasit Ruzhdi Hoxha me nr. 0694001242, telefonata e fundit është ajo datës 21.10.2021 ora 23.42 me numrin e telefonit 068565859, në përdorim të shtetasit Ajet Sinani Fejzo (në deklarimet rezulton se Fredi Rrushi i ka kërkuar këtij shtetasi ta marre në telefon Rushdiun pasi ky i fundit nuk ja hapte telefonin).

Nga tabulatet e marra pranë kompanisë Albtelecom në lidhje me numrin 0677272774 i deklaruar nga ana shtetasit Fredi Rrushi, rezulton se ky numër është i regjistruar në emrin e shtetasit Marsel Velillari, i cili është aktivizuar në datën 16.05.2021.

Sipas tabulateve rezulton se numri i përdorur nga Fredi Rrushi në datën 21.10.2021, nuk ka thirrje me numra, por vetëm ka përdorur thirrje nëpërmjet internetit.

Vrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha ishte në përgjim natën kur u rrëmbye dhe vra
Nga ora 11.35 pm, ka bërë bërë intenerarin Caza Italia, Gjergi legisi, mëzez, në orën 12.17. AM, ka lëvizur në antenat e Autostrades Tiranë – Durrës, më pas Gjergi Legisi ,spitali ushtarak Rr. Lord bajron, rruga 5 maj, Kinostudio ( 12.41 AM) , Fresku (dt.22.10.2021 12.50.Am), Qesarak (12.52 AM -12.55) më pas Linzë ( 12.56 ) Zallbastar (01.11 Am), Rrëza e Dajtit ( 1.16 AM) Murrizë ( 1.18 AM).

Ne zonën që mbulohet nga 3 antenat Murriz, rrezja e Dajtit dhe Zallbastar qëndron deri në orën 02.44 AM, më pas në orën 03.32 Am sipas qelizave tregohet se ai është në zbritje në zonën e Linzës, (ku intereferojnë antenat e Saukut), me pas në orën 03.47 vjen në zonën e Qesarakut. Orën 03.48 qeliza ndërthuren Oxhak – Kiinostudio. Në orën 03.51 Am është në zonën që mbulohet në Rr. Njazi Meka, e më pas në Rr. 5 maji, më pas ne Rr. Gjergi Legisi deri në orën 05.26 Am. Nuk ka më biseda deri në orën 05.26 ku antena e logon ne zonën e Rr. Gjergji Legisi, Jordan Misja, Kinostudio ( 11.03), Fresku ( 11.11- 11-24 ), Qesarak ( 11.24) më pas në zonën ku interterojnë antenat unx- Gracen-_Kërrabe dhe në vazhdim në zonën e Klosit (1.32 pm).

Këto antena me gjithë interferimet e pakta që mund të ndodhin për shkak të zonave ku ndodhen antenat, përputhet me këqyrjen e bëre të kamerave të lëvizjes së automjetit të të dyshuarit Fredi Rrushi.”- thuhet në dosjen hetimore./ Top Channel

2 VITE ME PARE

“Im atë bën një jetë të shturur…”/ Dëshmia e djalit të Rruzhdi Hoxhës, itinerari që ndoqi për të zbuluar 'gjurmët' e të atit

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Dënohet me 10 vjet burg autori, celulari i
Rruzhdi Hoxha

TIRANË- Zbardhen detaje nga dosja e vrasjes së Rruzhdi Hoxhës. Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri, Saimir Hoxha, i cili sqaroi se për orë të tëra i ati ishte parë nën shoqërinë e vrasësit.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Hoxha dëshmoi se: “babai ka dalë nga banesa me shtetasin Eri Topi të cilin e ka marrë në telefon për të ardhur dhe për ta marrë në shtëpi me mjetin e tij, por nuk ka pasur dijeni se ku do të shkomin. Samiri ka vënë re që babai i tij po vonohej dhe nuk po vinte në shtëpi, e ka telefonuar, por telefoni ka dalë i fikur. Ai ka deklaruar se që kur babai është larguar me shtetasin Eri Topi kanë humbur të gjitha kontaktet dhe nuk kanë pasur informacion mbi vendndodhjen e tij. Pas kësaj situate Samiri së bashku me të afërm dhe shokët e tij kanë kërkuar nëpër hotele ose adresa të tjera të cilat mendonin se mund ti frekuentonte shtetasi Rruzhdi Hoxha, por nuk kanë bërë të mundur gjetjen e tij. Shtetasi Samir Hoxha ka sqaruar se pasi kanë filluar të dyshojnë në lidhje me këtë situate, janë drejtuar në komisariat për të bërë kallëzim.”

Sipas dëshmisë së dhënë nga Saimir Hoxha, i ati Ruzhdiu, bënte “një jetë të shthurur si person, pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike të llojit kokainë. Dilte për çdo natë me shokët e tij duke pirë kafe në zonën e Treshit, tek lokali i Ilir Bojës në Laknas, si dhe ka pasuar raste te vashdueshme qe kur pinte shumë pije alkolike ose kur konsumonte lende narkotike, qendronte duke fjetur nëpër hotele 2 – 3 dite por te pakten i vinte ne dijeni për vendodhjen e tij.”

Nisur nga fakti i fikjes së telefonit si dhe të mos njoftimit për vendodhjen, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë dyshuar se bëhet fjalë për një problem serioz.

I pyetur nëse babai i tij ka pasur ndonjë konflikt ose borxhe, Hoxha ka sqaruar se i ati Ruzhdiu nuk ka pasur konflikte dhe se borxhet që kishte ia kishte paguar para tre vitesh. Samir Hoxha ka sqaruar se pas humbjes së babait të tij ka takuar disa persona lidhje shoqërore të Rruzhdiut. Edi Boja i ka thënë se e kishte lënë Ruzhdiun tek “Ardeno” ngjitur me dy portat kryesore, në autostradë më datë 21 tetor në orën 23.30, në pranin e shtetasit Erjon Topi. I nisur nga kjo, Saimir Hoxha pyeti Erjon Topin për rrethanat dhe ky i fundit i ka konfirmuar të njëjtat gjëra.

“Shtetasi Samir Hoxha ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushin me numrin e telefonit te tij 067****774 dhe i ka kërkuar takim për ta pytur për babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit që ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thënë, se nuk ndodhej në shtëpi, por kishte shkuar tek puna në Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen në një minierë kromi” dhe në telefon i ka thënë se me kë e kishte parë të atin, Ruzhdiun, thuhet në dëshmin e Saimir Hoxhës./Marre nga Top Channel

2 VITE ME PARE

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ DOSJA-Si u vra 43-vjeçari, kamerat e sigurisë kapën intenerarin që bëri vrasësi

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Dënohet me 10 vjet burg autori, celulari i
Rruzhdi Hoxha dhe Fredi Rrushi

TIRANË- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vrasësi Fredi Rrushi ka udhëtuar drejt malit të Dajtit me viktimën, por në momentin e kthimit ka qenë vetëm. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, vrasësi është parë nga kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit në orën 01:09 drejt Dajtit, ndërsa është parë të kthehet  në orën  03:28.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike në datën 22.10.2022 rezulton se pasi kanë zbritur nga automjeti shtetasit Kledjon Isufi dhe Ajet Fejzo, automjeti me drejtues shtetasin Fredi Rrushi dhe pasagjer shtetasin Rruzhdi Hoxha ka lëvizur duke ndjekur itenerarin nga Rr.’Princ Vidi’ ora 00.29, ne drejtim te Rr. ‘Kastriotët’, rruga ‘Demokracia’, ka vijuar rrugën në drejtim të vendit të quajtur ‘Ura e Babrroit’, pasi ka dalë nga Ura e Babrroit ka lëvizur në rr. Njazi Meka, ka kaluar në Rrugën ‘Niko Avrami’ ne drejtim te vendit të quajtur ‘Kryqëzimit i Bar Gjilanit’ (kryqëzimi i rrugës Niko Avrami me Rrugën i Dibrës), ne drejtim te Komisariatit nr.4, IKV, Fresk dhe më pas automjeti është futur në rrugën e Dajtit, nga këqyrja e pamjeve filmike në aksin Tiranë – Dajt konkretisht te kamerat e një karburanti vërehet automjeti në lëvizje me drejtim Tiranë – Dajt. Në orën 01:09 me orën reale automjeti shfaqet në kamerat e sigurisë së Traut të Hyrjes në Parkun Kombëtar Dajt. Është vijuar me këqyrjen e pamjeve filmike në rrugën e kthimit ku rezulton së ne kthim me drejtim lëvizje Dajt – Tiranë në kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit automjeti shfaqet në orën reale 03:28. Është vijuar me ndjekjen dhe këqyrjen e pamjeve filmike në kthim, ku vërehet se automjeti pasi është futur në rrugën Niko Avrani, ka vazhduar lëvizjen në vijim të kësaj rruge, dhe kalimi në rrugën Njazi Meka është kryer nëpërmejt rrugës ‘Shyqyri Peza’ dhe me pas vazhduar në drejtim te urës se Babrrot dhe në Rr. Demokracia në orën lokale 03:57 min. Nga këqyrja e pamjeve filmike vërehet se automjeti në kthim ka devijuar itenerarin e lëvizjes, konkretisht në kthim kalimin nga rruga Niko Avrami në Rrugen Njazi Meka e ka kryer nëpërmjet rrugës Shqyri Peza. Nga këqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë – Dajt në sendiljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet”, sipas dosjes.

2 VITE ME PARE

Rrëmbimi dhe vrasja e Rruzhdi Hoxhës, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Dënohet me 10 vjet burg autori, celulari i

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i akuzuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.  

Prokuroria Tiranës kërkoi në gjykatë dënimin me 18 vite burg për Fredi Rrushin. Për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për moskallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë, por jo akuzën.

43-vjeçari u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021. Ai ishte zhdukur prej dy javësh nga shtëpia dhe familja denoncoi në polici. Fredi Rrushi akuzohet si autor i krimit, kurse vëllai i tij si bashkëpunëtor në krim dhe moskallëzim të ngjarjes.

Hoxha nuk i hapte telefonin Fredi Rrushit dhe ky i fundit arriti ta kontaktonte nëpërmjet një personi tjetër që ndodhej pranë viktimës në lokal. Rrushi shkoi me mikun e tij në Malin me Gropa dhe e ekzekutoi biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Fredi Rrushi mori telefonin e Rruzhdi Hoxhës dhe e flaku diku, por u gjet rastësisht nga një taksist. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës./Dosja.al

vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje