Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores Carlo Bertolotti, kanë të njëjtat shenja, policia italiane është e bindur se bëhet fjalë për një vrasës serial.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet.
Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores Carlo Bertolotti, kanë të njëjtat shenja, policia italiane është e bindur se bëhet fjalë për një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Makina, Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy këllëfë armësh dhe disa gjurmë gjaku në dyshek, është në emrin e 44-vjeçarit. Policia arriti tek pronari i makinës përmes numrit të shasisë dhe e ka shoqëruar atë për ta marrë në pyetje. Dyshimet janë që i njëjti person të ketë vrarë edhe shqiptaren, por ende nuk ka një përfundim mbi këtë çështje.
Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më. Ai është shprehur se nuk kishte dijeni për punën e paligjshme që bënte e shoqja. Të njëjtën gjë ka shtuar dhe kunata e të ndjerës. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se pret që shteti italian të sjellë trupin në Shqipëri. Ajo shtoi se Nevila ishte shumë e lumtur dhe se i ndihmonte vazhdimisht duke dërguar para nga Italia, pasi janë në gjendje të vështirë ekonomike. Nevila Pjetri ishte martuar para një viti me Leonard Markun nga Miloti dhe jetonin së bashku në Altela, një fshat i vogël në Massa Carra.
ITALI- Një burrë 44-vjeçar, me profesion artizan është ndaluar nga policia pasi dyshohet si autori i vrasjes së transgjinores Carlo Bertolotti. Autori i dyshuar banon në Aulla (Massa Carrara) e aktualisht ndodhet në komisariatin e Sarzanës. 'La Nazione' shkruan se i dyshuari është djali i një marangozi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 22 në pronësi të babait të tij.
Makina, Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy këllëfë armësh dhe disa gjurmë gjaku në dyshek, është në emrin e 44-vjeçarit. Policia arriti tek pronari i makinës përmes numrit të shasisë.
Kush ishte viktima
Transgjinorja e cila u gjet ditën e sotme e vrarë quhej Carlo Bertolotti dhe ishte 43 vjeç. Ai jetonte në Montebello di Ceparana. Deri në vitin 2012 kishte pasur një parukeri të njohur në qendër të Ceparanës. Vitin e kaluar ajo u transferua në Albiano Magra pasi i dogjën shtëpinë. Fshatarët kishin mbledhur edhe fonde për ta ndihmuar. Pak muaj më parë ajo kishte gjetur një punë si parukiere në një dyqan në Spezia.
Vrasja e transgjinores vjen 24 orë pas vrasjes së Nevila Pjetrit, gruas shqiptare e cila u gjet e pajetë pranë përroit Parmignola në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, në kufirin mes Ligurias dhe Toskanës. Trupi i transgjinores u gjet në lokalitetin Bozi, në Sarzanë një zonë bujqësore e përshkuar nga përrenj të vegjël, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i Nevilës.
ITALI- Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia.
Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet. Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores që nuk është identifikuar ende, kanë të njëjtat shenja, policia italiane po kërkon një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Transgjinorja ishte parukiere me profesion.
Në zonën ku kanë ndodhur të dy krimet nuk ka kamera sigurie, gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve, por ata po kërkojnë në telefonat e viktimave ku është e sigurtë se mund të gjejë numra të klientëve. Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më.