LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e të riut shqiptar në Itali/ Dy vëllezërit shqiptarë arrestohen, do arratiseshin në Shqipëri, ende nuk dihet shkaku

• Zbardhen detaje lidhur me vrasjen e shqiptarit Albert Deda dje në Itali. • Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit, dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, përkatësisht 24 dhe 19 vjeç. • Pas vrasjes, të dy duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri, por u arrestuan nga Policia në autostradë në afërsi të Villesse. • Në duart e të arrestuarve ishin ende shenjat e përleshjeve me 3 shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë dhe 2 të tjerët të plagosur. • Tani që të dyshuarit kryesorë janë në pranga, Policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. • Ndërkohë që shkaqet e konfliktit po hetohen, por pritet që rrëfimi i dy të prangosurve të zbulojë gjithë dinamikën e plotë të ngjarjes.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit në Padova, kush janë dy vëllezërit e arrestuar (FOTO+EMRAT)

Vrasja e të riut shqiptar në Itali/ Dy vëllezërit
Ilmi Rakipaj dhe Klinton Rakipaj

ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezërit shqiptarë, Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç si autorë të dyshuar të ngjarjes ku u vra 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën dy bashkatdhetarë të moshës 26 dhe 28 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Vrasja e të riut shqiptar në Itali/ Dy vëllezërit

Dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë. Të rinjtë kishin veshur rroba të reja, ku disa prej tyre ende me etiketa të ngjitura të cilat dyshohet se jatë vjedhur ose blerë me nxitim gjatë arratisjes dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, sipas të gjitha gjasave të shkaktuara gjatë sulmit.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali! DETAJE nga arrestimi i të dyshuarve: Kshin veshur rroba të reja, bluzat me etiketë...

Vrasja e të riut shqiptar në Itali/ Dy vëllezërit
pamje nga vendngjarja

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.

Mediat e huaja raportojnë se dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Të dyshuarit kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, detaj ky që për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Motivi i krimit është ende i paqartë dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë, Albert Dodës.

2 VITE ME PARE

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, arrestohen 2 persona, po tentonin të arratiseshin drejt Sllovenisë

Vrasja e të riut shqiptar në Itali/ Dy vëllezërit
Policia italiane

ITALI- Albert Deda është shqiptari i cili u vra një ditë më parë në Padova të Italisë. Përpos 24-vjeçarit shqiptar, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë. 

Dy të rinj po nga Shqipëria janë arrestuar ditën e sotme me akuzën për vrasjen e Dedës, si dhe për tentativën e vrasjes së dy bashkatdhetarëve të tij të moshës 26 dhe 28 vjeç, raportojnë mediat italiane. 

Vrasësit e dyshuar shqiptarë 19 dhe 24 vjeç, ishin zhdukur pas krimit, i cili ndodhi në via Dorighello në rrethin Forcellini. Të dy u panë nga policia në mbrëmjen e vonë të së dielës, në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë. Ata u panë të veshur me rroba të reja, të cilat ishin ende me etiketë dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, ku sipas hetuesve i kanë pësuar gjatë sulmit.

Dy vrasësit e dyshuar që banonin në të njëjtën ndërtesë ku jetonte viktima dhe të plagosurit dhe ku ndodhi krimi të dielën, për 20 km do hynin në Slloveni, por u bë e mundur kapja e tyre.

Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë.

Hetimet po vazhdojnë ende për ngjarjen në fjalë./Dosja.al

albert deda ilmi rakipaj klinton rakipaj vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet