LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie, pezullohen 6 efektivë (ROLET)

• Dy zëvendësdrejtorë të policisë janë vënë në pranga e janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa gjashtë efektivë janë pezulluar nga detyra. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. • Albert Nushi aktualisht zv.drejtor i Policisë në Berat dhe Nikollaq Palla, ish zv drejtor i policisë në Elbasan, janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërsa efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu. • Një vit më parë, Nushi ishte nënëdrejtor policie në Elbasan dhe kamerat e filmuan teksa largohej me vrap pas përplasjes me armë. • Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. • Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Arrestimet në Elbasan, Alibeaj: Kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të tyre

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së Shtetit në Elbasan vijnë si pasojë e lidhjes së tyre me bandat. Sipas Alibeajt, ata kanë ndikuar në blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste si dhe kanë intimiduar votuesit në zgjedhjet e vitit të kaluar të 25 prillit. Ai tha se këto arrestime tregojnë përfshirjen e shtetit dhe policisë në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021. Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike. Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo  me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj. Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike. Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë? Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian,"- shkruan Alibeaj.

4 VITE ME PARE

DETAJE/ Nëndrejtorit Palla iu vu armë në kokë pas vrasjes së Xhuvanit, heshti para autoriteteve

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie,
Nikollaq Palla

ELBASAN- Nëndrejtorit të policisë Nikollaq Palla i është vënë arma në kokë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, krimi i ndodhur më 21 prill të vitit të kaluar, ky fakt është zbuluar sot, në ditën që Palla u arrestua dhe u vu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe ndaj akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Bashkë me Pallën në arrest shtëpie ndodhet edhe nëndrejtori tjetër i Policisë, Albert Nushi. Ndërsa gjashtë efektivë të tjerë të forcave “Shqiponja”, janë pezulluar nga detyra. Ata janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu.

4 VITE ME PARE

U la në arrest shtëpie, kush është nëndrejtori Nushi, emri i doli në dosjen ‘Babale’

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie,
Albert Nushi

ELBASAN- Albert Nushi, nëndrejtori i policisë që  u la sot në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani, një vit më parë. Më herët është raportuar se Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill.

Albert Nushi ka dalë edhe në përgjimet e dosjes ‘Babale’, rasti i Geron Xhafës, vëllait t ëish-ministrit Fatmir Xhafa që u denoncua nga Partia Demokratike. Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

4 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë zvdrejtorët e arrestuar dhe efektivët e pezulluar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie,
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit që janë vënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Një vit më parë, Nushi ishte nënëdrejtor policie në Elbasan dhe kamerat e filmuan teksa largohej me vrap pas përplasjes me armë. Efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. 

Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

4 VITE ME PARE

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohen 2 zv.drejtorë policie, pezullohen 6 efektivë

Vrasja e Xhuvanit, arrest shtëpie për dy zv.drejtorë policie,
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Dy zëvendësdrejtorë të policisë janë vënë në pranga e janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa gjashtë efektivë janë pezulluar nga detyra. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Albert Nushi aktualisht zv.drejtor i Policisë në Berat dhe Nikollaq Palla, ish zv drejtor i policisë në Elbasan, janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërsa efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu. Një vit më parë, Nushi ishte nënëdrejtor policie në Elbasan dhe kamerat e filmuan teksa largohej me vrap pas përplasjes me armë.

Njoftimi i policisë Elbasan: Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021. Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

- A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal; Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

- D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm

Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

pjerin xhuvani albert nushi nikollaq palla dedjon duraku pëllumb bicaku erjon balla erjon meçja besmir kadiu

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë