LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru/ Arrestohet autori në Durrës, 38-vjeçari ishte i dehur, autori dhe viktima po pinin alkool së bashku (EMRI+PAMJET)

• Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. • Autori Arlind Demushi u lokalizua në Durrës nga forcat e policisë në bashkëpunim me ato Operacionale. • Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. • Bëhet me dije se autori ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk i është marrë dëshmia. • Ai ka qenë së bashku me Ismajlgecin duke pirë në një lokal, por kanë dalë dhe janë konfliktuar për motive banale. • Në këtë moment, autori i dehur e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur dhe ka ikur. • Gjithashtu identiteti i tij u zbulua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe u kap pas disa orësh kërkime. • Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. • Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. • Edhe më herët, në ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. • Siç u raportua autori pasi e ka goditur me thikë, ka shkuar në një lokal rreth 300 metra pranë vendit të ngjarjes dhe është parë nga banorët me njolla gjaku. • Pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët, por është lokalizuar më pas në Durrës. 

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Policia mos lëviz"/ Dalin PAMJET nga arrestimi i autorit të vrasjes së 40-vjeçarit në Babrru 

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru/ Arrestohet autori
pamje nga arrestimi

TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga arrestimit i autorit të vrasjes në Babrru. Policia në bashkëpunim me Forcat Operacionale lokalizuan Arlind Demushin në një banesë në Durrës, ndërkohë në video shihet edhe momenti kur ndërhyjnë për ta arrestuar. 


"Policia mos lëviz, shtrihu barkas", thotë policia teksa hyjnë në banesën ku ndodhej 38-vjeçari që vrau me thikë 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci. 38-vjeçari vrau mbrëmjen e djeshme (2 tetor) me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. Ismailgeci u gjet në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Autori pasi e ka goditur me thikë, ka shkuar në një lokal rreth 300 metra pranë vendit të ngjarjes dhe është parë nga banorët me njolla gjaku. Pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët, por pas disa orëve kërkime është lokalizuar nga policia./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Babrru/ Policia njoftim zyrtar: Autorit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit (EMRI)

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru/ Arrestohet autori
pamje nga arrestimi

TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru, ku humbi jetën 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë autori Arlind Demushi, i cili rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Gjithashtu në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë konflikti për motive të dobëta goditi me mjet thikë Ismajlgecin. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, vihet në pranga autori

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru/ Arrestohet autori
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u gjet pa shenja mbrëmjen e kaluar në në babrru. Bëhet me dije se pas disa orësh kërkime blutë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup.

Gjithashtu në momentin që autori është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Ismailgeci u gjet i pajetë mbrëmjen e së enjtes në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Siç u raportua 40-vjeçari është goditur 1 herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen.

9 MUAJ ME PARE

Theri me thikë shokun në mes të rrugës! ZBARDHET krimi në Babrru, autori dhe viktima po pinin alkool së bashku, u konfliktuan për motive banale

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru/ Arrestohet autori
Viktima

BABRRU- Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë alkool së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.

Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. E ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.

Në momentin që autori i krimit është kapur, ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Edhe në ditë të tjera më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup./ Dosja.al

arlind demushi hajdar ismajlgeci

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron