LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij, rrëfimet: Na shanë nga robt! 'Kaçurrelsi' na goditi me grusht, Ergi ia nguli thikën në kurriz

• Katër të miturit e përfshirë në vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici janë lënë në burg sot. Vendimi është marrë nga gjykata, me kërkesë të prokurorisë, pas marrjes së tyre në pyetje. Të rinjtë kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes. Vetë autori, E.K., është shprehur se Bici që e identifikojnë si ‘kaçurrelsi’ e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Në ato çaste, autori, gjithashtu 15 vjeç thotë se ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar direkt. • Ata janë shprehur se kanë paguar mësuesin e tyre nga 100 lekë të reja në mënyrë që ai t’i çonte nga Driza në Gramsh për të zhvilluar takimin sqarues. Tre shokët e E.K. kanë treguar se ishin zënë tre muaj më parë tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit. Njëri prej tyre thotë se sa herë që shkëmbeheshin, nuk kursenin të sharat, ndaj vendosën që të sqaroheshin. • Kështu pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokët kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit ku janë takuar më pas me E.K.. Ky i fundit kishte dhe thikën me vete. Më pas kanë shkuar tek shkolla "Asllan Shahini" dhe kur kanë arritur atje kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët e tij. • Shokët tregojnë se sapo janë takuar, një prej djemve që ishte në grup me Bicin e kushëririn e tij, Marko Liçi, e ka sharë autorin e ngjarjes. Më pas E.K., ka nxjerrë thikën dhe kështu ka nisur përleshja mes tyre. Ai ka qëlluar Bicin dhe një tjetër gjithashtu, ndërkohë që të tjerët janë përleshur me grushte e me dorëza hekuri. Bici mori nëj goditje në kurriz që i depërtoi në zemër dhe i mori jetën. Ndërsa kushëriri i tij, Marko Liçi, kushëriri i tij është ende në spital.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Gramsh/ “Pse e nxorre, për presion?”, shokët tregojnë si nisi përplasja: Ergi ia nguli thikë Fatjonit në kurriz, më pas e hodhi të gjakosur në tokë

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Shkolla ku ndodhi vrasja

GRAMSH- Janë zbardhur dëshmitë e shokëve të autorit të vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në afërsi të shkollës në Gramsh. Report TV raporton se tre shokët e E.K., personi që qëlloi me thikë Bicin kanë treguar se ishin zënë tre muaj më parë tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit. Njëri prej tyre thotë se sa herë që shkëmbeheshin, nuk kursenin të sharat, ndaj vendosën që të sqaroheshin.

Kështu pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokët kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit ku janë takuar më pas me E.K.. Ky i fundit kishte dhe thikën me vete. Më pas kanë shkuar tek shkolla "Asllan Shahini" dhe kur kanë arritur atje kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët e tij. Shokët tregojnë se sapo janë takuar, një prej djemve që ishte në grup me Bicin e kushëririn e tij, Marko Liçi, e ka sharë autorin e ngjarjes. Më pas E.K., ka nxjerrë thikën dhe kështu ka nisur përleshja mes tyre. Ai ka qëlluar Bicin dhe një tjetër gjithashtu, ndërkohë që të tjerët janë përleshur me grushte e me dorëza hekuri.

Dëshmitë:

O.Ç: Me vete ka patur, pasi e kishte marrë që në mëngjes në shkollë, një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh.Ç kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa E.K kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, S.M. kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri. Sapo janë afruar, ka filluar të komunikojë me Q.H për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga çunat e Q.H ka sharë E.K nga ropt e shpisë. Ishte me flokë kaçurrela. Ai ka goditur E.K., me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë kam parë që E.K., kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi E.K me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë E.K menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark. Nuk mbaj mend nëse S.M. ka goditur njeri apo jo, por kam parë vetëm që S.M u godit me grusht në bark.

Xh.Ç.: Rreth 5 muaj më parë, Q.H bashkë me shokët e tij, e ka sharë atë dhe O.Ç., ku këtë të fundit e ka sharë nga familja. Sqaron se ky konflikt ka ndodhur edhe njëhërë tjetër para më shumë se pesë muajsh. Sot kur ishin duke bërë xhiro, Q.H ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata janë mbledhur para tyre dhe kanë folur duke i thënë që "Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?". Pikërisht në këtë momente ata filluan që t'i godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë”, tha Xh.Ç.

S.M.: Kur jemi afruar te grupi i djemve, shoku i tyre E.K., ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe na është drejtuar duke thënë "kush kishte sherr me O.Ç.. O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë "pse e nxore thikën apo për presion" dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar. Kapa E.K dhe i thashë "Hajde ç'farë bën ashtu" dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës më tregoi thikën e gjakosur, të cilën nuk ia kisha vënë re. Më tha "më duket se i gjuajta atij çunit". Kur na kapi policia, E.K., e kishte hedhur thikën e gjakosur në tokë.

3 VITE ME PARE

Vrau 15-vjeçarin në Gramsh, dëshmia: Kaçurrelsi më gjuajti me grusht në fytyrë, mu errën sytë e nxorra thikën

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Vendi ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Personi që ndodhet pas hekurave pasi ka vrarë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh ka treguar se si ka nisur sherri mes tyre. Në dosjen e publikuar sot në media, bëhet me dije se autori është shprehur se Bici që e identifikojnë si ‘kaçurrelsi’ e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Në ato çaste, autori, gjithashtu 15 vjeç thotë se ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar direkt.

Pjesë nga dëshmia:

Personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S... me grusht në bark. Nuk mbaj mend nëse S ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi. Kur na kapi Policia, H e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh kishte hedhur dorezën që kishte dhe S kishte hedhur thikën e tij. Deklaron se nuk mban mend nëse kam goditur njeri tjetër pas personit me kaçurrela, pasi është errësuar nga sytë dhe nuk arrin të kujtojë asgjë.

Vrasja e Bicit ndodhi pak ditë më parë në Gramsh, në afërsi të shkollës "Asllan Shahini". Të rinjtë u takuan për të sqaruar një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale, por me vete kishin marrë thika dhe përforcues grushti. Në sherr e sipër, Bicin e qëlluan me thikë në zemër. 15-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa kushëriri i tij, Marko Liçi u plagos dhe ndodhet ende në spital.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, adoleshentët paguajtën mësuesin nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh! Aty i priste autori me thikë në dorë

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e të miturit Fatjon Bici në Gramsh. Sipas dosjes, ditën që ndodhi ngjarja tre adoleshentët Xh.Ç, K.M dhe O.Ç kanë paguar me nga 100 lekë të reja secili mësuesin e tyre, Erjol Bici që t’i çonte me makinën e tij në Gramsh ku po i priste shoku i tyre, E.K..

Kyi  fundit, sipas Report TV, mbante një thikë në dorë. Adoleshentët janë bërë të gjithë bashkë e më pas kanë takuar një tjetër, të identifikuar me inicialet Q.S me të cilin O.Ç dhe E.K kishin pasur një konflikt 5 muaj më parë.

Aty ka nisur sherri, fillimisht me fjalë. O.Ç., dhe shokët e tij kanë rrethuar katër adoleshentët dhe kanë nisur të zihen. Pjesë e tyre kanë qenë dhe Fatjon Bici e Marko Liçi. Nga ky sherr, Bici mbeti i vrarë, ndërsa Liçi u plagos.

3 VITE ME PARE

Ngjarja në Gramsh, Prokuroria i kërkon Gjykatës burg për 4 të arrestuarit

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Fatjion Bici, viktima

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie "arrest në burg" për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh, ku humbi jetën një 15-vjeçar.

Akuza që rëndon ndaj tyre është "vrasje në bashkëpunim" dhe "mbajtje pa leje e armëve të ftohta". Pak ditë më parë u vra me thikë në ambientet pranë shkollës së tij, 15-vjeçari Fatjon Bici.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy doreza përforcuese grushti, një thikë metalike, ndërsa në tehun e saj janë evidentuar njolla të kuqerremta, në ngjyrë si të gjakut. Kjo thikë është hedhur në këtë vend nga autorët e dyshuar, në momentin që këta persona po ndiqeshin nga policia. 15-vjeçari humbi tragjikisht jetën pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar.

Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Babai i autorit: Të veprojë drejtësia, nuk më kishte treguar që kishte probleme

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Babai i autorit

GRAMSH- Servet Karaj, babai i 15 vjeçarit që i mori jetën Fatjon Bicit në Gramsh, ka dënuar aktin e rëndë të të birit, ndërsa rrëfeu se nuk ka patur komunikime me familjarët e viktimës. Serveti tregoi në një intervistë për "Report Tv" se i biri ndiqte procesin mësimor rregullisht dhe se nuk ishte problematik. Por ai nuk ka qenë në dijeni që djali i tij ka patur probleme me bashkëmoshatarë të tjerë, e po kështu që mbante thikë.

Intervista

Servet Karaj- Jo vente në shkollë, nxënës mesatar, ishte i rregullt. Të shtunë e të dielë punonte me nipçen, nuk ishte problematik.

Gazetari- Keni komunikuar me familjarët e viktimës?

Servet Karaj- Jo, nuk kemi komunikuar. Nuk mundemi dot, vetë nuk vete dot se iku një djalë 15-vjeç. Jam i tronditur. Mjer ai që iku dhe mjerë ne. Se ky sa do ri e do dali. Mjerë dhe ne që na zuri.

Gazetari- Çfarë prisni nga drejtësia?

Servet Karaj- Drejtësia të bëjë detyrën e vetë, drejtësia duhet për të gjithë.

Gazetari- Takimi që ke bërë me djalin, çfarë të ka thënë?

Servet Karaj-Asnjë takim nuk patëm. Siç lexova dëshminë. Djali ishte shumë i tronditur. Edhe unë nuk e pandeha një gjë të tillë, nuk e prisja.

Gazetari- A e dënoni këtë akt të rëndë?

Servet Karaj- Po patjetër

Gazetari- Në çfarë moshe i keni blerë djalit telefon?

Servet Karaj- 13-14 vjeç se i duhej për mësimet

Gazetari- Ishit në dijeni të konfliktit që kishte nisur dy muaj më parë?

Servet Karaj- Jo nuk isha në dijeni

Si ndodhi ngjarja

Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici, sipas shokëve të tyre, kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit. Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për t’i qëlluar bashkëmoshatarit të tij. Fation Bici, 15 vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur. Për shkak të plagëve të marra, adoleshenti ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

3 VITE ME PARE

Vrasja e të miturit në Gramsh, dëshmia e autorit: Nuk e mbaj mend ku e godita, na kapi policia te lumi

Vrasja në Gramsh/ Lihet në burg autori e shokët e tij,
Fatjon Bici

GRAMSH- Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici tronditi qytetin e Gramshit dhe të gjithë vendin. Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët me inicialet: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

“Ora News” ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, ku mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave në Gramsh, dhe më pas është transferuar tek shkolla "Asllan Shahini", aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre.

DËSHMIA E TIJ:

Shkova në shkollën "4 Dëshmorët", në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç. Rreth tre muaj më parë jemi zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q. H. Kur kanë qënë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Konfliktin më shumë Q. e kishte me H.

Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.

H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri. Pas shkolle, H., S. dhe Xh.i kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.

Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla "Asllan Shahini".

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q, e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

Personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.

Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.

Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi. Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.

vrasje me thike ne gramsh marko lici fatjon bici

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë