Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë, të arrestuar për vrasjen e ndodhur në klubin e natës “Kobra City”, ku mbeti i vrarë Visar Cengu, janë lënë në paraburgim. • Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. • Në pamjet e publikuara, duke momenti kur ata futen në sallën e gjyqit, ajo që vihet re është se të gjithë futen normalisht, ndërsa Dibran Hoxhaj alias ‘Kobra’ qëndron pak minuta në korridor. Siç duket, ai nuk dëshiron të filmohet nga kamerat dhe mban veshur një xhup të madh me një kapuç të vendosur në kokë. • Besim Cengu, xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit të vrarë, ka apeluar ndaj organeve të drejtësisë që të mos qëndrojnë indiferente për zbardhjen e vrasjes së nipit të tij. • Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
9 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Ditën e sotme është varrosur 31-vjeçari Visart Cengu, i cili u vra në orët e para të së martës, pasi doli nga një lokal në Prizren. Një i afërm i tij ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit që kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit.
Ai ka shpërndarë edhe fjalën e babait të viktimës, i cili, ndër të tjera ka thënë “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.
Postimi i plotë:
Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit. Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhë për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje. Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës! I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!
Visart Cengu dyshohet se u vra nga Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku kishte qëndruar mbrëmjen kur u vra.
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një muaji, për Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerët, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 .
Sipas gjykatës D.H., lihet në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Ndërsa, “A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag. 1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“I pandehuri D.H., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.
I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë,
I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale.
Të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”,njofton Gjykata.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur dosjen e vrasjes së Visar Cengut në klubin “Kobra City” në Prizren. Në dosje shkruhet se e gjithë ngjarja ka nisur brenda lokalit ku Visa Cengu kishte shkuar të argëtohej me miqtë e tij pas festave të fundvitit. Por, në momentin që të rinjve u ka shkuar fatura 400 euro, ata s’kanë pranuar ta paguajnë dhe janë përleshur në stafin.
Më pas janë nisur drejt parkingut, kanë hipur në makinë dhe kanë tentuar të largohen, por Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” bashkë me një grup djemsh u kanë dalë përpara. Ai ishte bashkë me të rinjtë e identifikuar si: Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi (vëllai i Hoxhajt) dhe Arben Vezaj.
Hoxhaj qëlloi në drejtim të mjetit ku ndodheshin tre të rinjtë nga Kukësi, por ata nuk ndaluan. Cengu e miqtë e tij u nisën drejt spitalit të Kukësit, por 31-vjeçari ndërroi jetë rrugës.
Pas ngjarjes, ‘Kobra City’ u rrethua nga forca të shumta policie, kurse Hoxhaj nxitoi të fshinte kamerat e sigurisë. Ai ka hedhur edhe armën e përdorur dhe në këtë mënyrë, grupi hetimor nuk ka në dorë prova. Gjithsesi, mbi ‘Kobran’ rëndon vepra penale “vrasje e rëndë”. Ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Sot të gjithë kanë dalë në gjyq. Kobra nuk e ka pranuar krimin, por ka shfajësur të vëllanë, Enver Amrullahin, për të cilin është shprehur se nuk ka qenë në vendin e ngjajres, por ka shkuar më vonë.
KOSOVË- Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë të riun Visar Cengu në lokalin e tij, ka përjashtuar faktin që vëllai i tij, i cili është një prej të arrestuarve, të ketë lidhje me ngjarjen. Në rrëfimin e tij në Gjykatë, Kobra është shprehur se Enver Amrallahu, një prej të akuzuarve si bashkëpunëtor, nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi. Sipas Hoxhajt, Amrallahu, ka shkuar aty pasi të pranishmit i kanë thënë se i kishin vrarë të vëllanë.
“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, i kan than se m'kan vra. ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxhaj.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur emrat e bashkëpunëtorëve të Dibran Hoxhajt, i njohur si 'Kobra'. Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova. Bashkëpunëtorët janë identifikuar si Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, të cilët akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
KOSOVË- Dibran Hoxhaj dhe të arrestuarit e tjerë për vrasjen e ndodhur në Prizren kanë dalë para Gjykatës. Në pamjet që shikoni, duke momenti kur ata futen në sallën e gjyqit, ajo që vihet re është se të gjithë futen normalisht, ndërsa Dibran Hoxhaj alias ‘Kobra’ qëndron pak minuta në korrifor. Siç duket, ai nuk dëshiron të filmohet nga kamerat dhe mban veshur një xhup të madh me një kapuç të vendosur në kokë.
Dibran Hoxhaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.
Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
KOSOVË- Dibran Hxhaj, i njohur si Kobra, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visa Cengu ka një 'skedë' të gjatë me vepra penale. Mediat e Kosovës e kanë publikuar të plotë dhe përfshin plagosje, trafik droge, rrahje dhe jo vetëm.
Skeda e plotë:
Dibran Hoxhaj në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2007, ai ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për pjesëmarrje në rrahje.
Në vitin 2012, Hoxha ishte dënuar me 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në po të njëjtin vit, ai ishte dënuar me 850 euro gjobë për të njëjtën vepër penale.
Në vitin 2014, Dibran Hoxha ishte dënuar me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej 6 muajve për dëmtim të pasurisë.
Për lëndim të lehtë e të rëndë trupor, ai ishte dënuar plot gjashtë herë me gjobë dhe me kusht.
Në vitin 2015 atij iu shqiptuan 3 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor kurse në vitin 2013 ishte dënuar me 250 euro gjobë për të njëjtën vepër.
Një vit më pas, në 2016, Hoxha u përball përsëri me drejtësinë ku u dënua me 200 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor. Në vitin 2018, ai është dënuar me 140 euro gjobë për kanosje.
Në vitin 2018 atij iu shqiptuan 200 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor, 300 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor.
Në vitin 2019, ai u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë për shmangie nga tatimi. Në vitin 2020 Dibran Hoxha u dënua përsëri me 1 mijë euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.
Në vitin 2021 atij iu shqiptuan 2,340 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor, si dhe 160 euro për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare. Ndërkaq në vitin 2016 u dënua me 1600 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.
KOSOVË- Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë do të dalin sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Masa e sigurisë do të caktohet në orën 10:30. Prokuroria ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe mbajtja e seancës tashmë është caktuar. Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Ai është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Prizren, ku si i dyshuar u arrestua pronari i lokalit, personazhi i njohur Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”. Sipas Policisë të shtënat kanë filluar fillimisht në lokal. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin banorë të Kukësit janë larguar me makinë në drejtim të spitalit të Kukësit.
“Prizren 03.01.2023-04:00. Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, njofton Policia.
Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja.
“Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi. Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren. Si pasojë, njëri nga ta ka mbetur i vdekur i identifikuar si Visar Cengu, kurse një tjetër është plagosur me emrin Rufgen Shehu.