LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Tetovë/ 60-vjeçari qëllon për vdekje dy kushërinjtë për një vendparkimi, ministri: Kishin konflikte për pronën

•Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Çellopek të Tetovës, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. •Autori i ngjarjes tashmë i arrestuar, Ilmi Islami, 60-vjeç mbeti gjithashtu i plagosur, pasi dyshohet se u vetëlëndua me armë. • Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një vendparkim, ndërsa thuhet se mes tyre kishte pasur vazhdimisht konlikte. •Mësohet pas sherrit, Islami ka qëlluar me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua gjithashtu në spitalin e Shkupit. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, i cili tha se vrasja e sotme kishte ndodhur për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore. • Ai theksoi që autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rastit, për të cilin do të ketë edhe më shumë detaje.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Viktimat në Tetovë ishin babë e bir, ministri i Brendshëm i RMV-së: Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje

Vrasja në Tetovë/ 60-vjeçari qëllon për vdekje dy
foto nga vendngjarja

TETOVË- Një vrasje me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në Çellopek të Tetovës, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. 

Autori i ngjarjes tashmë i arrestuar, Ilmi Islami, 60-vjeç i cili gjithashtu mbeti i plagosur, pasi dyshohet se u vetëlëndua me armë, u dërgua fillimisht në spitalin e Tetovës, më pas në atë të Shkupit.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një vendparkim. Mësohet pas sherrit, Islami ka qëlluar me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua gjithashtu në spitalin e Shkupit. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, i cili tha se vrasja e sotme kishte ndodhur për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore.

“Për momentin kolegët punojnë në raport me zbardhjen e ngjarjes, bëhet fjale për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë të dhënat e para që i kanë dërguar kolegët tanë nga terreni. Presim që së shpejti të kompletohet gjithë procesi dhe do të kemi më shumë informata të detajuara”, deklaroi Spasovski. Ai theksoi që autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rastit, për të cilën do të ketë edhe më shumë detaje.

2 VITE ME PARE

Vrau dy kushërinjtë e tij për një vend parkimi, arrestohet 60-vjeçari në Tetovë (EMRI)

Vrasja në Tetovë/ 60-vjeçari qëllon për vdekje dy
Ilmi Ismaili

TETOVË- Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë pranga 60-vjeçarin, Ilmi Ismaili i cili dyshohet se pas sherrit për një vendparkim në Çellopek të Tetovës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy familjarëve, duke i lënë të vdekur, ndërsa një familjar i tretë ka pësuar plagë të rënda.

Gjithashtu nga ngjarja ka mbetur dhe vetë i lënduar. Mësohet se i dyshuari para disa viteve ishte kthyer nga emigrimi  dhe jetonte në fshat.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga policia.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, ndërsa thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.

2 VITE ME PARE

Konflikti për një vendparkim degradon në përdorimin e armës, dy të vdekur dhe dy të plagosur në Tetovë

Vrasja në Tetovë/ 60-vjeçari qëllon për vdekje dy
foto nga vendngjarja

TETOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës.

Sipas informacioneve të para dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, të cilët janë transportuar në spital.

Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim, shkruan Alsat. Mësohet se personat janë të afërm me njëri-tjetrin dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.

vrasje ne tetove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet