LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori, 28-vjeçari masakroi me thikë kushëririn e tij dhe më pas telefonoi të motrën! E bija: Nuk e falim gjakun

• Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vjeç, u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij. • Gjithashtu mësohet se autori i vrasjes së 65-vjeçarit, Hazbi Velsula është vënë në pranga nga policia në Allias të Tiranës. • Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) disa orë pas krimit. Siç raportohet Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. • Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga. • Gjithashtu dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor. • Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjeti prerës. • Teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. • Ai shprehet gjithashtu se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike. • Po ashtu është publikuar edhe fotoja e autorit që vrau me thikë kushëririn e tij. • Ndërkohë Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar. •  bëjnë me dije se viktima dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen. • 32-vjeçari, banues në Allias, pas vrasjes së kushëririt të tij ishte strehuar në banesën e të vëllait. • Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur nga autori. • Vajza e viktimës ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit. • E bija e viktimës ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm. Ajo gjithashtu shprehet se autori nuk është në depresion, por ka shkuar i përgatiur nga Tirana. • Më tej ajo thekson se Hazbi Velsula e k ka tërhequr zvarrë babain. • Ndërsa Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës në Klos, Selim Velsulës, ka treguar për mediat detaje nga vendngjarja. • Ai ka treguar vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij. • Gjithashtu ai ka ngritur dyshime se autori mund të ketë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të shkulura nga një gardh aty pranë. • Zenel Velsula ka theksuar se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes por nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Zbardhet vrasja në Xibër, arrestohet autori i dyshuar, 31 vjeçari Hazbi Velsula

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
E bija

KLOS- Është zbardhur vrasja e 65 vjeçarit Selim Velsula ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 31 vjeçari Hazbi Velsula, kushuri i viktimës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së Martës në fshatin Xibër – Murrize të Bashkisë së Klosit. Mësohet se viktima ka qenë duke kullotur lopën në një livadh afër banesës teksa është konfliktuar me autorin e dyshuar.

 

Nga dëshmitë e banorëve, mësohet se viktima është pikasur nga të afërmit teksa kanë qenë duke u kthyer për në banesë. Ai është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, ndërsa kishte plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Të afërmit kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Ndërkohë, bashkëshortja e Selimit, Shpresa dhe vajza e tij Elida thonë se nuk kanë patur asnjë konflikt me familjen e autorit të dyshuar. Ata shprehen se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe se autori ka ardhur nga Tirana për ta kryer. Ata kërkojnë drejtësi nga shteti, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi e nuk e falin gjakun e babait.

 

Autori i dyshuar i vrasjes, 31 vjeçari Hazbi Velsula u arrestua pak orë më vonë në banesën e vëllait të tij në Allias të Tiranës. Ai është dërguar nga uniformat blu në Dibër dhe pritet t’i merret dëshmia në lidhje me motivin e vrasjes së kushuritit të tij, 65 vjeçarit Selim Velsula.

1 VITE ME PARE

"Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie!" Vrasja në Klos/ Kunati i viktimës: E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
Gjetan Dalipi

KLOS- Kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra në Klos, Gjetan Dalipi, ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë. Dalipi tha se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes autorit dhe viktimës. Sipas tij, autori rrinte çdo ditë me 65-vjeçarin dhe se nuk i kishte thënë asgjë për ndonjë konflikt të mundshëm. Gjithashtu Dalipi shtoi se ka qenë një elektricist që e ka parë 65-vjeçarin të shtrirë përtokë.

“Kur u ktheva nga Tirana, më merr vëllai dhe më tregon ngjarjen. Erdha direkt, kishte dy orë që kishte ndodhur ngjarja. Nga ora 5-6 pasdite. Unë nuk kam dijeni se kam pasur qëndruar me Selimin. Autori këtu banonte por ishte larguar. Mund të ketë ardhur para dy ditësh. Edhe Selimi s’më ka thënë se ka mosmarrëveshje.

Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie. Ne nuk dimë asgjë për çfarë e ka bërë krimin. S’dihet asgjë se nuk ka pasur njeri tjetër aty. E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka kaluar me fuoristradë, e ka parë të shtrirë, i cili ka njoftuar policinë dhe familjen”, tha Dalipi.

1 VITE ME PARE

"Dyshoj se e ka goditur edhe me drunj!" Vrasja në Klos/ Bashkëfshatari: Viktima ishte njeri i mirë nuk kishte konflikte me autorin

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
Bashkëfshatari

KLOS- Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës në Klos, Selim Velsulës, ka treguar për mediat detaje nga vendngjarja. Ai ka treguar vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.

Gjithashtu ai ka ngritur dyshime se autori mund të ketë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të shkulura nga një gardh aty pranë. Zenel Velsula ka theksuar se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes por nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë.

“Telefoni është gjetur më lart, viktima ishte këtu i shtrirë. Ishte i vrarë, i gjakosur. Në kokë se kam parë. Kishte një dru ndërmjet këmbëve, këtu ka qenë i shtrirë. Ka qenë duke ruajtur lopën dhe kalin. Telefoni u gjet pak më sipër. Viktima s’ka pasur konflikt, as me autorin. Nuk kanë pasur konflikte për toka, autorin se kam parë në fshat.

Faturuesi i ujit, se po hapja kanalin e ujit unë dhe një tjetër, kishte ardhur këtu, ishte afruar dhe kishe parë trupin. Më mori në telefon më tha ‘ka ndodhur një ngjarje hajde shpejt’, jemi komshinj. Më tha “S’po e njoh a është Selimi apo Elmazi’, se i vëllai ka qenë më poshtë me bagëtitë.

Erdhëm këtu dhe lajmëruam policinë. Kur erdha ishte këtu vëllai i vet e pyeta “A dëgjove zhurmë a diçka?”. Më tha që s’kishte dëgjuar gjë. I thashë “Si s’ke parë vëllain e varë në rrugë”, tha “Ku është?”. S’kishte parë gjë”, tha bashkëfshatari.

1 VITE ME PARE

 "Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun"/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
vajza e viktimës

TIRANË- Vajza e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u vra me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit. E bija e viktimës ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm. Ajo gjithashtu shprehet se autori nuk është në depresion, por ka shkuar i përgatiur nga Tirana. Më tej ajo thekson se Hazbi Velsula e k ka tërhequr zvarrë babain. 

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.

 
1 VITE ME PARE

DETAJE nga vrasja në Klos/ Dy kushërinjtë u konfliktuan fizikisht dhe më pas 32-vjeçari e goditi me thikë! Autori pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar (11 qershor), ku u gjet i vrarë me thikë Selim Velsula. Blutë bëjnë me dije se viktima dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen.

32-vjeçari, banues në Allias, pas vrasjes së kushëririt të tij ishte strehuar në banesën e të vëllait. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur nga autori.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u gjet pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasi S.V. Vihet në pranga autori i vrasjes. Autori u kap në mesnatë nga shërbimet e DVP Tiranë, në Allias.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.

Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

1 VITE ME PARE

Masakroi kushëririn me thikë/ Del FOTOJA e autorit të vrasjes në Xibër të Klosit

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
Hazbi Velsula

KLOS- Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.

Më pas ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

1 VITE ME PARE

"Dy familjet nuk kishin konflikte"/ Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Autori ka qenë në depresion

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
Rasim Velsula

TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vjeç, u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij. Teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ai shprehet gjithashtu se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga vrasja e 65-vjeçarit/ Autori masakroi me thikë kushëririn e tij dhe më pas telefonoi të motrën! Ja si u zbulua krimi në Xibër të Klosit

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit Selim Velsulës në Xibër të Klosit. Mësohet se Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.

Gjithashtu bëhet e ditur se autori ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga. Po ashtu dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj). Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Raportohet se viktima kishte thike në gjoks dhe pranë trupit të tij është gjetur një thikë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 65-vjeçarit në afërsi të pronës/ Vihet në pranga autori, kushëri me viktimën (EMRI)

Vrasja në Xibër të Klosit/ Vihet në pranga autori,
foto ilustruese

TIRANË- Autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit Hazbi Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klos, është vënë në pranga nga policia në Allias të Tiranës. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) disa orë pas krimit. Bëhet e ditur se autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Siç raportohet Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga.

Gjithashtu dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

hazbi velsula selim velsula

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet