LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrau babain në Mallakastër, Gjykata lë në burg autorin, 37-vjeçari s'pendohet: Ça u bë u bë!

•Gjykata e Fierit ka lënë në burg Mariglen Muhametaj, autorin e vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73 vjeç, në fshatin Greshicë të Mallakastrës. •37-vjeçari është paraqitur i vetëm  në gjykatë këtë mëngjes, i pashoqëruar nga asnjë i afërm apo familjar, ndërsa i është caktuar një avokat kryesisht. •“Ça u bë, u bë”, është shprehur Muhametaj, duke mos shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer.  •Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 25 gushtit rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër. •Gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. •I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot. •Në debat e sipër, Marigleni e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori ka marrë një pllakë betoni duke e goditur dy herë në kokë e duke i marrë jetën në vend. • 37-vjeçari u arratis pas krimit mirëpo u vu në pranga pas disa orësh kërkimi.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nuk shfaq pendesë! I mori jetën babait se i kërkonte të gjente punë, autori: Ça u bë u bë

Vrau babain në Mallakastër, Gjykata lë në burg autorin,
Mariglen Muhametaj

FIER- 'Ça u bë u bë'- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. Këtë e bëri të ditur vetë avokati i autorit, Armir Filja i cili deklaroi para gazetarëve se Mariglen Muhametaj nuk shfaqi shenja pendese dhe as lot. 

Në videon e bërë publike nga Faxweb' dëgjohet prononcimi i avokatit i cili u shpreh se nuk flet dot më tepër.

Mësohet se 37 vjeçari ka pohuar se vuante nga shëndeti mendor dhe kishte tre muaj pa marrë mjekim, pasi nuk kishin lekë në familje

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 37-vjeçarrin Mariglen Muhametaj. Ky i fundit vrau për vdekje të atin e tij Qemal Muhametaj, të enjten e shkuar duke e goditur me sende të forta, vetëm sepse viktima i kishte kërkuar të gjente punë.

3 VITE ME PARE

Vrau babain me sende të forta, Gjykata e Fierit lë në burg autorin

Vrau babain në Mallakastër, Gjykata lë në burg autorin,
Gjykata

FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Autori nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa siç ka treguar edhe avokati i caktuar nga gjykata, ai nuk ka qarë për krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Mariglen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia

3 VITE ME PARE

Vrau babain në Mallakastër/ Pa praninë e asnjë familjari, mbërrin në gjykatë 37-vjeçari

Vrau babain në Mallakastër, Gjykata lë në burg autorin,

MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. I pa shoqëruar nga asnjë familjar, Mariglen Prifti ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës në orën 8.20 minuta. Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtare Sonila Hoxha. Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykata.

Ditën e djeshme, autori tregoi para grupit hetimor se i ati i kishte kërkuar që të gjente punë. 

"Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej" i ka thënë Qemal Muhametaj djalit të tij, ç'ka e shtyu këtë të fundit ta qëllonte për vdekje me sende të forta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia. 

mariglen muhametaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet