LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vriten babë e bir në Lezhë! Ish-dhëndrri i ekzekuton pas sherrit për divorcin e arratiset

- Pjetër Pernjaku dhe Gent Pernjaku (babë e birë) banues në fshatin Grykë Zezë në Lezhë janë ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e tyre. - Krimi i dyfishtë ka për autor ish-dhëndrrin e familjes, Besnik Pjetri. Ky i fundit ka pritur që ish-dhëndrri e ish-kunati të ktheheshin nga Italia e u ka shkuar në shtëpi për t’i vrarë. - Vrasja ka ardhur pas një sherri mes palëve të nisur pas divorcit të Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku. Pjetri ka qënë i dënuar me 2 vite burg në Itali pasi u denoncua nga ish bashkëshortja e tij për dhunë. - Ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen, ndërkohë që policia njofton se autori është në arrati.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO- Vrau babë e bir në Lezhë, ky është autori i shpallur në kërkim nga policia

Vriten babë e bir në Lezhë! Ish-dhëndrri i ekzekuton pas
Besnik Pjetri

LEZHË- Personi në foto është Besnik Pjetrit, i cili vrau me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku. 

Shkak që Besnik Pjetri nga fshati Troshan të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar.

Ajo e kishte denoncuar edhe në Itali e për këtë shkak kishte bërë 2 vite burg në shtetin fqinj. Pas sherreve me ish-bashkëshorten, Përnjaku vrau banesën e tyre, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, Pjerin dhe Gent Përnjakun.

3 VITE ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, fqinjët: Na thanë se u bë nami i zi, taksirati i gjeti

Vriten babë e bir në Lezhë! Ish-dhëndrri i ekzekuton pas
Fqinjet

LEZHË- Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për mediat. Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.

‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.

Pjetër Përnjaku dhe Gent Përnjaku (babë e birë) banues në fshatin Grykë Zezë në Lezhë u ekzekutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Krimi i dyfishtë ka për autor ish-dhëndrrin e familjes, Besnik Pjetri. Ky i fundit ka qënë i dënuar më parë në Itali për dhunë në familje.

3 VITE ME PARE

Vrau ish-vjehrrin e kunatin në Lezhë/ Sherri nisi për divorcin, Pjetri i dënuar në Itali për dhunë

Vriten babë e bir në Lezhë! Ish-dhëndrri i ekzekuton pas
Vendi i ngjarjes

LEZHË- Fshati Grykë Zezë u trondit mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në familjen Përjaku. Ish-dhëndri i kësaj familje, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër dhe Gent Përjakun (babë e bir).

Dosja.al mëson se autori, i shpallur në kërkim, Besnik Pjetri i denoncuar nga gruaja, ka bërë 2 vite burg në Itali për dhunë në familje

Autori Besnik Pjetri u ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij mbrëmjen e djeshme dhe pas një konflikti ka nxjerrë armën dhe vrau ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.

3 VITE ME PARE

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Sherri nisi pas divorcit

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën këtë mbrëmje. Në njoftim bëhet me dije se Besnik Pjetri ka vrarë ish-vjehrrin Pjetër Përjaku e ish-kunatin e tij Gent Përjaku, të cilët sa ishin kthyer nga Italia.

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes Përjaku pas një sherri mes palëve. Debati mësohet se e ka pikënisjen pas divorcit të Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Njoftimi: Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Si ndodhi krimi i dyfishtë në Lezhë? Ish-dhëndrri vrau babë e bir që erdhën nga Italia

LEZHË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën këtë mesnatë. Mësohet se Besnik Pjetri ka shkuar në familjen Gjoka sapo kishte mësuar që ish-vjehrri e ish-kunati ishin kthyer nga Italia.

Në rrethana ende të paqarta, dy palët kanë debatuar e Pjetri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të babë e bir duke i lënë të vdekur në vend.

Një prej viktimave është identifikuar si Pjetër Përjaku, ndërsa emri i tjetrit nuk bëhet ende me dije.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrasje e dyfishtë në Lezhë, ish-dhëndrri ekzekuton babë e bir

LEZHË- Pjetër Përjaku dhe djali i tij, ende i paidentifikuar kanë mbetur të vrarë këtë mbrëmje në Lezhë. Ngjarja ka për autor ish-dhëndrrin e familjes të identifikuar si Besnik Pjetri.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur pak para mesnatës në zonën e njohur si Grykë e Zezë. Ende nuk dihen rrethanat apo detaje të tjera nga ngjarja.

vriten babe e bir ne lezhe pjeter perjaku gent perjaku besnik pjetri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet