LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu, në 2014 plagosi Genti Keçin

• Vritet Elson Kalaveri. 36-vjeçari nga Thumana është qëlluar për vdekje teksa ndodhej pasagjer në makinën e tij që drejtohej nga një tjetër person. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Pisa, Itali. • Rrethanat e ngjarjes sipas mediave italiane janë ende të paqarta, ndërkohë që hetimet vijojnë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ekzekutimi. • Pasi është qëlluar Kalaveri, personi që ndodhej në timon ka kërkuar ndihmë në lokal, por pavarësisht se ajo iu afrua, shqiptari nuk arriti të mbijetonte. • Elson Kalaveri është arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Në vitin 2014 ai ka plagosur me plumb në kokë Genti Keçin. Ai u arrestua dhe vetëm pak javë më parë doli nga qelia për tu nisur drejt Italisë. Autor i vrasjes së Kalaverit mendohet se është një shqiptar.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA e Elson Kalaverit që u vra në Itali

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Elson Kalaveri

ITALI- Personi që po shikoni në foto është Elson Kalaveri, 36-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Itali. Kalaveri u vra në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali teksa ishte pasagjer në mjetin e tij. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit.

Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai ka kërkuar dhe ndihmë në një lokal pranë zonës, Kalaveri nuk u shpëtoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat.

Pistat që po hetohen për vrasjen e tij janë dy, plagosja e Gentian Keçit në Mamurras në vitin 2014 dhe shfrytëzimi i prostitucionit. 

3 VITE ME PARE

U vra me 15 plumba, Elson Kalaveri ishte hetuar dhe për prostitucion në Itali

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

ITALI- Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari Elson Kalaveri që u vra një natë më parë në Itali po hetohej për prostitucion. Përveç sherrit që shqiptari ka pasur me një fqinjin e tij në vitin 2014 që përfundoi me plagosjen e Gentian Keçit, prostitucioni është pista e dytë ku janë fokusuar hetimet.

“Viktima, me banim në zonën e Sienezit, mund të jetë vrarë për shumë arsye, një plagosje për të cilën ishte dënuar në Shqipëri apo edhe për konfliktet e hapura në Itali. 36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk u dënua asnjëherë,”- shkruajnë mediat italiane.

Elson Kalaveri u vra një natë më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit. Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai ka kërkuar dhe ndihmë në një lokal pranë zonës, Kalaveri nuk u shpëtoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat.

3 VITE ME PARE

U vra dje, sherri mes Kalaverit e Keçit pista kryesore e hetimeve, si u bë plagosja në komisariat pas konfliktit në muzikë-live

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

TIRANË- Elson Kalaveri, 36-vjeçari që u vra një natë më parë në Itali është përfshirë në një sherr me pasojë plagosjen e një personi në vitin 2014. Ngjarja ndodhi në Mamurras dhe pikënisjen e kishte në një klub nate.

Kalaveri, në atë kohë 27 vjeç ka shkuar bashkë me dy mikeshat e tij në një muzikë-live që ishte në pronësi të Gentian Keçit. Për shkaqe banale, Kalaveri e Keçi janë konfliktuar ashpër brenda lokalit, sherr që është dëgjuar nga të gjithë klientët.

Në debatin mes dy djemve nga Thumana, Kalaveri, mësohet t’i ketë vënë në dukje Keçit faktin që janë rritur bashkë dhe nuk ka lezet të ngatërrohen për gjëra të tilla.

“S’ka lezet, jemi rrit bashkë,”- mësohet t’i ketë thënë ai dhe është larguar bashkë me dy vajzat nga lokali. Ai është nisur në drejtim të Fushë-Krujës, por nga pas ka parë të ndiqet nga makina e Keçit. Për të shmangur konfliktin, Kalaveri nuk është ndaluar në Thumanë, por ka vazhduar rrugën në drejtim të Mamurrasit. 

Ndjekja ka vazhduar deri në Mamurras. Atëherë i riu, i shoqëruar me dy mikeshat e tij ka vendosur tu bie në dorë punonjësve të policisë së Mamurrasit, të cilët mësohet se kanë qenë përjashta postës. Gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Ndërkohë që punonjësit e policisë nuk kishin sqaruar ende Kalaverin që po u tregonte se po ndiqeëj nga dikush, kur aty ka mbërritur Keçi. Ky i fundit, ka zbritur nga mjeti dhe ka nisur të shajë Kalaverin duke mbajtur në dorë një çantë, brenda të cilës dyshohet se ka pasur armë. 

Kalaveri ka kërkuar nga efektivët që ta largojnë që aty se e kishte bashkëfshatar dhe se nuk donte të kishte konflikt me të. Por ofendimet kanë vijuar dhe mes debatit, Keçi ka future dorën te çanta. Nga frika se do e gjuante me armë, Kalaveri ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me tek plumb. Keçin e kapi plumbi në kokë dhe u dërgua në spital, ndërsa Kalaveri u arrestua. Ai qëndroi në burg deri para pak javëve që u lirua dhe u nis drejt Italisë, por mbrëmë ra pre e një atentati. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014.

3 VITE ME PARE

Elson Kalaveri u vra me 15 plumba nga 3 të maskuar me kapuçë të zinj, atentatorët ikën me mjetin me targa gjermane

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, Elson Kalaveri, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Pisa të Italisë. La Nazione shkruan se hetimet e deritanishme kanë treguar se në drejtim të Kalaverit kanë vërshuar të paktën 15 plumba.

Sipas asaj që rezulton nga hetimet e kryera nga karabinierët e njësisë hetimore dhe të koordinuara direkt në vend nga zv/prokurori i Pizës, Giancarlo Dominijanni, rezulton se ‘killerat’ kanë qenë tre. Ata ishin maskuar me kapuçë me ngjyrë të zezë dhe pas krimit janë larguar me një makinë me targa gjermane.

Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali. Pasi është qëlluar Kalaveri, personi që ndodhej në timon ka kërkuar ndihmë në lokal, por pavarësisht se ajo iu afrua, shqiptari nuk arriti të mbijetonte. •Elson Kalaveri është arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Në vitin 2014 ai ka plagosur me plumb në kokë Genti Keçin. Ai u arrestua dhe vetëm pak javë më parë doli nga qelia për tu nisur drejt Italisë. Autor i vrasjes së Kalaverit mendohet se është një shqiptar.

3 VITE ME PARE

Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014 për plagosje

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

ITALI- Shqiptari që u vra një ditë më parë në Itali është Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri. Emri bëhet me dije nga Report Tv.

Kalaveri është arrestuar në Shqipëri për plagosje e tentativë vrasjeje. Në vitin 2014 ai qëlloi Genti Keçin në Mamurras. Para pak javësh, Kalaveri kishte dalë nga burgu dhe ishte nisur drejt Italisë.

Por mbrëmjen e kaluar u qëllua për vdekje teksa ndodhej pasagjer në një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pisa. Pala italiane ka njoftuar atë shqiptare dhe po shkëmbehet informacioni i nevojshëm për të zbardhue ngjarjen.

3 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku u vra 36-vjeçari

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Makina

ITALI- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes se krimit ku u vra shqiptari në Pisanit. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda mjetit në zonën e njohur si Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Zona ku ndodhën të shtënat aktualisht është e mbyllur dhe kontrolluar nga policia.

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,

Shqiptari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër, i njëjti që ka udhëtuar disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku mund të kërkonin ndihmë. Të pranishmit u përpoqën mirëpo shqiptari ndërroi jetë.

Në vendngjarje karabinierët e kompanisë Volterra dhe të njësisë hetimore që po kryejnë hetimet. Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet. 

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,

3 VITE ME PARE

Atentat shqiptarit në Itali/ Dyshohet për hakmarrje, vite më parë vrau një person, 2 në kërkim

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Policia Italiane

ITALI- Policia italiane është në kërkim të dy personave të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së shqiptarit 36-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në Sasso Pisano, një pjesë e komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Shqiptari u qëllua ndërsa ai ishte në një makinë të drejtuar nga një person tjetër, i cili udhëtoi disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku të kërkonte ndihmë. Të pranishmit u përpoqën për të ndihmuar shqiptarin duke e mbajtur në jetë mirëpo më kot pasi i ndërroi jetë.

Vrasja dyshohet se ka për motiv hakmarrjen pasi viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë. 

Dy autorët e dyshuar u larguan me një makinë me ngjyrë të errët. Zona ku ndodhi krimi u rrethua nga policia. Policia po kërkon autorët në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet. 

3 VITE ME PARE

"Far West" shqiptarëve në Itali, vritet njëri prej tyre

Vritet Elson Kalaveri në Itali, shqiptari sa kishte dalë nga burgu,
Karabinieret

ITALI- Një shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Itali. Lapresse shkruan se një sherr ka ndodhur mes shqiptarëve në provincën e Pizës. Konflikti ka agravuar në përdorimin e armës, ku dhe mbeti i vrarë shqiptari.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe as shkaqet e vrasjes, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje. Po ashtu në mediat italiane shkruhet se nga ngjarja mund të ketë persona të arratisur.

elson kalaveri vritet elson kalaveri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet