LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali, bashkëatdhetari e qëllon me plumb në kokë pas debatit mes tyre (EMRAT+FOTO)

• Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri nga një bashkëatdhetar i tij. • Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. • Topjana po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre. • Personat që zbritën nga Audi, babë e bir, Roger Shota, 34 vjeç dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç kanë debatuar fillimisht me viktimën. • Më pas debati ka agravuar në tone të larta derisa në një moment 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. • Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. • Autorët u arratisën menjëherë nga vendi i ngjarjes por u vunë në pranga pas pak orësh. • Policia italiane njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. • Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, raportohet se e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty. • Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zbardhet dinamika e vrasjes së Vladimir Topjanës/ Viktima i kafshoi veshin babait të autorit, më pas 30-vjeçari e qëlloi tre herë, arrestohen babë e bir

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali,
 Vladimir Topjana

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Vladimir Topjanës në Itali. Bëhet e ditur se debati mes Topjanës dhe autorit ka nisur në një lokal në via Buonarroti, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli. Pas një debati të ashpër, Topjana dyshohet se ka kafshuar babanë e sulmuesit, duke i këputur veshin. Pas këtij veprimi 30-vjeçari ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar 43-vjeçarin, ku njëri prej plumbave e ka kapur në kokë duke shaktuar vdekejen e menjëhershme. 

Menjëherë pas krimit autori është arratisur me një makinë tip Audi të bardhë, e cila është kërkuar gjatë gjithë natës në zonën e Pordenones. Makina u ndalua në Orsago në provincën e Trevisos ku i dyshuari u arrestua së bashku me babain e tij që e shoqëronte.

Sipas mediave italiane dëshmitarët duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.

Mbrëmjen e së dielës së 6 prillit, një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, u vra nga bashkëatdhetatri i tij në rrugë në Fontanafredda, provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm. Sulmuesi, po një shqiptar 30-vjeçar, e qëlloi tre herë me armë zjarri Topjanën, duke e vrarë para syve të kunatit të tij.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali/ Zbardhen emrat e autorëve babë e bir, pas debatit mes tyre qëlluan me plumb në kokë 43-vjeçarin

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali,
foto ilustruese

ITALI- Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. 

Topjana po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre. Personat që zbritën nga Audi, babë e bir, Roger Shota, 34 vjeç dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç kanë debatuar fillimisht me viktimën. 

Më pas debati ka agravuar në tone të larta derisa në një moment 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Autorët u arratisën menjëherë nga vendi i ngjarjes por u vunë në pranga pas pak orësh. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje

1 VITE ME PARE

FOTO/ Kishte dalë me djalin për të parë një ndeshje futbolli, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali,
foto nga vendngjarja

ITALI - Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. Topjana, personi në foton e mëposhtme, po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre. 

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali,
vladimir topjana

Personat që zbritën nga Audi kanë debatuar fillimisht me viktimën. Debati me tone të larta  ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve të lokalit pranë, të cilët tentuan t'i qetësojnë, por pa sukses. Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati u agravua në vrasje. Në një moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. 

Policia italiane njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, raportohet se e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty. Autori 30-vjeç, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndonëse pas vrasjes u arratis nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje

1 VITE ME PARE

EMRI/ Qëllohet për vdekje me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, vihet në pranga autori, bashkëatdhetar i tij

Vritet në sy të djalit 43-vjeçari shqiptar në Itali,
vendngjarja

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashkëatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fontanafredda.

43-vjeçari, Vladimir Topjana, pak para ngjarjes ndodhej me një të afërm pak hapa nga një lokal i mbushur me njerëz për ndeshjen e futbollit mes Romës dhe Juventusit, kur në një moment kanë mbërritur disa persona me një Audi të bardhë, shkruajnë mediat italiane. 

Personat që zbritën nga Audi kanë debatuar fillimisht me viktimën. Debati me tone të larta  ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve të lokalit pranë, të cilët tentuan t'i qetësojnë, por pa sukses. Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati u agravua në vrasje. Në një moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. 

Policia italiane njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, raportohet se e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty. Autori 30-vjeç, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndonëse pas vrasjes u arratis nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje

vladimir topjana vrasje ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet