LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë (PISTAT e hetimit)

Vritet me thikë Petraq Gjika në Fier. 67-vjeçar punonte si roje në serat e fshatit Mbrostar Ura. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës. Gjika është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli Vasil Gjika. Ai u gjet i vrarë jashtë kabinës së rojës, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, që do të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Autorët e motivi i vrasjes së Gjikës ende mbeten mister. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Dy janë pistat e hetimit: ajo e konfliktit të vitit 2018 si dhe nuk përjashtohet mundësia e një tentative grabitje.

7 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

E vrau dhe e tërhoqi zvarrë! Misteri në Fier, kush e vrau rojen e serave. Në Polici mbahet "kolegu”

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Petraq Gjika

FIER- Vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorin dhe shkakun e vrasjes së 68-vjeçarit Petraq Gjika, nga Grecallia e Fierit, i cili punonte si roje në një serrë në Mbrostar të Fierit.

Dje, deri vonë, Policia e Fierit ka shoqëruar mjaft banorë të fshatrave Mbrostar dhe Vajkan, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, por edhe kolegun e tij për të bërë një panoramë më të plotë tqë ngjarjes. Roja e një prej lokaleve të zonës, që ndodhet buzë rrugës së vjetër Vajkan – Ardenicë, pranë serave ku punnte i ndjeri ende nuk është liruar.

Ndërsa dyshohet se mbrëmjen e ngjarjes së djeshme, ka qenë me të ndjerin dhe dyshohet se mund të kenë konsumuar pije alkoolike së bashku.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, Petraq Gjika, në momentin që është vrarë po qëndronte në kabinën e tij nga ku ka dalë pasi ka vënë re lëvizje. Pikërisht në këtë moment autori e ka sulmuar menjëherë me thikë në zonën e barkut, ndërsa prerjet në duar tregojnë se ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën nga plagët e marra. 

Pasi është siguruar se 67-vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbuluar me plasmas, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

4 VITE ME PARE

Vrasja e Gjikës në serë/ Autori veproi i vetëm, e qëlloi disa herë, u largua në këmbë

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Autor i vrasjes së vëllait të kryeplakut të fshatit Grecalli dyshohet të jetë vetëm 1 person. Ky i fundit, pasi ka kryer krimin, është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, duke lënë në tokë trupin e Petraq Gjikës. 

Roja i serës së perimeve u gjet i pajetë nga banorët e zonës me disa plagë të shkaktuara nga goditja e thikës. Grupi hetimor po merr objekte dhe prova nga vendi i ngjarjes që mund të çojnë tek autori i saj. Ekspertë të drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.

4 VITE ME PARE

U vra me thikë në Fier, 67-vjeçari vëllai i kryeplakut në fshatin Grecalli

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Petraq Gjika, 67-vjeçari i cili u gjet i vdekur në serat e fshatit Mbrostar Ura, ishte vëllai i kryeplakut të një fshati tjetër. 

Gjika, rezulton të jetë vëllai i Vasil Gjikës, kryeplak në fshatin Grecalli. Nuk dihet nëse vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të punës së vetë Gjikës, apo të vëllait të tij. 

Trupi i viktimës u gjet jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës. Godina të cilën e ruante Gjika është e pajisur me kamera sigurie. Këto të fundit mund të jenë ndihmë për grupin e hetimor në mënyrë që të identifikojnë autorin/ët.

4 VITE ME PARE

FOTO- U vra me thikë në vendin e punës, trupi i Gjikës u gjet nga banorët, zona ruhet me kamera

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Banorët e zonës zbuluan trupin e pajetë të Petraq Gjikës mes hyrjes së serave dhe një godine tjetër, të cilën e ruante 67-vjeçari. Trupi u zbulua rreth orës 06:40 e në ato momente banorët lajmëruan policinë. 

Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës. Godina të cilën e ruante Gjika është e pajisur me kamera sigurie. Këto të fundit mund të jenë ndihmë për grupin e hetimor në mënyrë që të identifikojnë autorin/ët.

4 VITE ME PARE

Sot u gjet i vrarë, në 2018-ën Gjikën e plagosën, shkak u bë vendi i punës

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Policia

FIER- Mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i Petraq Gjikës u gjet brenda serës në fshatin Mbrostar Ura, aty ku punonte si roje. Mirëpo, në të shkuarën Gjika ka qënë i përfshirë edhe në një ngjarje tjetër. Më 4 korrik të 2018-ës, ai u qëllua me thikë brenda një lokali.

Në atë kohë, Gjika pësoi lëndime në dorë dhe bark. Shkak i plagosjes u bë vendi i punës i Gjikës. Në atë kohë, 67-vjeçari kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes. Ky i fundit mori hak duke e plagosur. 

Nuk dihet arsyeja e vrasjes së Gjikës, mirëpo grupi hetimor ka nisur punën për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

DETAJE/ Trupi brenda serës në Fier i përket rojes, dyshohet ta kenë vrarë me thikë (EMRI)

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Policia Fier

FIER- Petraq Gjika është viktima i cili u gjet i vrarë brenda serës në Fier. 67-vjeçari punonte si roje në serën ku u gjet pa shenja jete. Policia ka dyshime se Gjika mund të jetë vrarë me thikë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

4 VITE ME PARE

Vritet roja në Fier/ Viktima u plagos në 2018-ën, autori e qëllon me thikë (ZHVILLIMET)

Vritet roja i serave në Fier, autori largohet në këmbë
Petraq Gjika

FIER- Petraq Gjika është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura. Banorët e zonës konstatuan trupin e pajetë në orën 06:40, e më pas telefonuan policinë. Pas mbërritjes së forcave blu në vendin e ngjarjes, u bë identifikimi i 67-vjeçarit. 

Gjika, punonte si roje në serat e fshatit Mbrostar Ura në Fier, ndërsa në të shkuarën punonte si roje në një lokal. Ai u gjet i vrarë jashtë kabinës së rojës, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, që do të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Gjika është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli, Vasil Gjika. 

HISTORIA E VITIT 2018: Petraq Gjika qëllohet me thikë brenda një lokali. Ngjarja ndodhi më 4 korrik 2018. Në atë kohë, Gjika pësoi lëndime në dorë dhe bark. Shkak i plagosjes u bë vendi i punës i Gjikës. Në atë kohë, 67-vjeçari kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes, Xhevat Bregu. Ky i fundit mori hak duke e plagosur mirëpo u dënua me burg.

Autorët e motivi i vrasjes së Gjikës ende mbeten mister. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Dy janë pistat e hetimit: ajo e konfliktit të vitit 2018 si dhe nuk përjashtohet mundësia e një tentative grabitje.

vritet petraq gjika

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet