Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një borxh prej 1 milionë lekësh të reja kanë qenë arsye e mjaftueshme për 3 persona që t'i merrnin jetën në mënyrën më makabre Menduh Shaban Kurt-Dedës. 61-vjeçari, 5 vite më parë, pasi fshihej prej kohësh pasi i kishte marrë para borxh ish-të dashurës Marjeta Karaj (Keta), u mor peng nga djali i saj, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota. • Marjeta Karaj dha urdhrin, ndërsa ekzekutorët ishin Ngota e i biri. Ata e futën me forcë në makinë dhe çuan në një pyll në zonën e Kodër-Shepalit dhe e dogjën të gjallë. Zinxhirin me të cilin e mbajti të lodhur, Besmir Karaj e mori pasi i vuri flakën 61-vjeçari dhe e mbajti për të mos lënë gjurmë. • Për pesë vite me radhë, ai ia vendosi qenit, por ishte ky zinxhir dhe një këmbë e Menduh Shaban Kurt-Dedës që nuk ishte djegur plotësisht ajo që solli zbardhjen e krimit të rëndë. Besmir Karaj është kapur nga disa kamera sigurie duke lëvizur me qenin në fjalë, zinxhiri i të cilit u përdor nga prej tij, për të lidhur viktimën. Momenti kur ai blen benzinën e përdorur në djegien e 61-vjeçarit është gjithashtu i dokumentuar me video. • Por, përfshirja e tyre në krim u konkretizua pasi grupi hetimor ka thirrur për të marrë në pyetje bashkëpunëtorin në vrasje, Gazmir Ngota. Ky i fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht, por është zhdukur për disa javë, duke shtuar dyshimet për implikimin e tij. Më pas, është kapur nga efektivët e Komisariatit numër 4 dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ku ka pranuar prezencën në krimin e rëndë të vitit 2017 dhe ka çuar në organizimin e operacionit për të vënë në pranga dhe Marjeta Ketën (Karaj). • Gruaja prej vitesh bënte një jetë mjaft aktive sociale, duke u shfaqur krah personazhëve publikë e duke bërë bamirësi. Ajo është parë në foto edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por, sot u arrestua. Pavarësisht se nuk ka pranuar se ka gisht në krim, grupi hetimor ka mjaft prova për të e Ngotën. Ndërsa Besmir Karaj është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Itali.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gazmir Ngota, një nga të arrestuarit për vrasjen e Menduh Shaban Kurt-Dedës ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Në rrëfimin para grupit hetimor, ai ka treguar se krimin e rëndë, marrjen peng, dhunimin e djegien për së gjalli të 61-vjeçarit e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, i cili është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Itali. Ngota ka treguar gjithashtu se mes Karajt e nënës së tij, Marjeta Karaj ka pasur shkëbime telefonatash gjatë ngjarjes.
“Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamane e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit së bashku me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë, por viktima thoshte se nuk i ka lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë, e më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit, ku Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën,”- thotë Ngota.
Por, Marjeta Karaj nuk pranon krimin e kryer, pavarësisht se grupi hetimor ka siguruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi që e lidhin atë me vrasjen e vitit 2017. Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimën, me të cilin kishte dhe një lidhje intime. Dyshja kishin hapur një shoqatë bamirësie dhe Karaj i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja borxh viktimës, por ai nuk ia ka kthyer. Madje përj kohësh, fshihej prej saj dhe të birit.
Kështu, ata vendosën ta merrnin peng, ta dhunonin e ta vrisnin. Por, krimi u zbardh pesë vite më vonë.
TIRANË- Horrori i djegies dhe vrasjes së 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda është zbardhur vetëm nga zinxhiri që mbante të lidhur rë ndjerin para se të vritet dhe njëra këmbë që nuk ishte shkrumbuar plotësisht. Mësohet se bëhet fjalë për një zinxhir qeni, të cilin, pavarësisht së kishin kaluar vite nga krimi i rëndë, i shpalluri në kërkim Besmir Karaj, që dyshohet se jeton në Itali, e mbante akoma.
Besmir Karaj është kapur nga disa kamera sigurie duke lëvizur me qenin në fjalë, zinxhiri i të cilit u përdor nga prej tij, për të lidhur viktimën. Momenti kur ai blen benzinën e përdorur në djegien e 61-vjeçarit është gjithashtu i dokumentuar me video.
Top News raporton se pasi policia ka pasur në dorë disa prova që implikonin Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën (tashmë të arrestuar) në vrasjen e Kurt-Dedës, grupi hetimor ka thirrur për të marrë në pyetje bashkëpunëtorin në vrasje, Gazmir Ngota, por ky i fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht. Ai është zhdukur për disa javë, duke shtuar dyshimet për implikimin e tij.
Më pas, është kapur nga efektivët e Komisariatit numër 4 dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ku ka pranuar prezencën në krimin e rëndë të vitit 2017 dhe ka çuar në organizimin e operacionit për të vënë në pranga dhe Marjeta Ketën (Karaj).
Kjo e fundit kishte pasur dhe lidhje intime me viktimën. Të dy bashkë kishin hapur një shoqatë për fëmijët jetimë dhe Karaj i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja borxh të ndjerit. Ky i fundit nuk ia ka kthyer në kohën që ka premtuar dhe këtu kanë nisur konfliktet. Një ditë, . 61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar. Më pas, Karaj i ka hedhur benzinë dhe e ka lënë të digjet i gjallë. Por, nuk ka pritur shkrumbimin…
TIRANË- Fqinjët e kanë konsideruar vajzë të mirë Marjeta Ketën, kur janë pyetur lidhur me krimin makabër që u zbulua pesë vite pasi ajo dogji të gjallë të dashurin në bashkëpunim me të birin. Në një prononcim për Report TV, Fqinjet shprehen se janë habitur kur kanë dëgjuar për ngjarjen e rëndë. Ata janë shprehur se e dyshura njihej si gocë e mire dhe e urtë, teksa nuk kishin dëgjuar më herët diçka të keqe lidhur me të.
“Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, s’ka pasur konflikte,"- thotë një prej tyre.
“Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja”, thanë fqinjët.
Krimi është zbardhur pas pesë vitesh vitesh dhe shkak është bërë një borxh prej një milionë lekësh të rinj. Menduh Kurt-Deda, është vrarë në vitin 2017 nga ish-e dashura e tij Marjeta Karaj, 56 vjeçe në bashkëpunim me djalin e saj, Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç.
61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.
TIRANË- Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, i cili është vrarë në vitin 2017 nga ish-e dashura e tij Marjeta Karaj, 56 vjeçe në bashkëpunim me djalin e saj, Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç. Krimi është zbardhur pas pesë vitesh vitesh dhe shkak është bërë një borxh prej një milionë lekësh të rinj.
61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.
TIRANË- 56-vjeçarja Marjeta Karaj është vënë në pranga pasi akuzohet se 5 vite më parë organizoi vrasjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Menduh Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë. Por po ashtu, sipas "Top Channel", të dy ishin edhe në një lidhje intime, ndaj edhe i kishte dhënë edhe një borxh 1 mln lekësh të reja i kushtoi jetën këtij të fundit në vitin 2017, të cilat ia kishte marrë Marjetës dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.
Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda dhe e dogjën të gjallë në një pyll pranë Tiranës. 56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh.
TIRANË- Qëndra Ndihmë dhe Kujdesi për fëmijët jetimë të ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit, kjo ishte "strofkulla" brenda të cilës fshihej një kriminele, porositësja e një vrasjeje makabre. Marjeta Karaj është personi që shihni në fotot e mëposhtme, e cila kishte mundur që të depërtonte lart në shoqërinë e vendit, duke u shoqëruar me ata që cilësohen si "elita" e vendit, mes tyre edhe asokohe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Bënte vizita në Presidencë, merrte dhe çmime dhe mendonte që "fantazma" e të shkuarës nuk do ta shqetësonte më. Por "Asnjë nuk harrohet". Sot, pas 5 vitesh, Policia zbardhi vrasjen e Menduh Kurt-Dedës, i cili u dogj për së gjalli për vetëm 1 milionë lekë të reja borxh. Karaj thirri djalin dhe një mik për të hequr qafe bashkëpunëtorin e saj në shoqatë duke i marrë edhe jetën. Ndërkohë që vetë po e shijonte të sajën, sa me aktivitete, sa më daljë në vendet më luksoze që ka Tirana dhe jo vetëm. Shoqërinë e kishte të zgjeruar, siç e përmendëm dhe më sipër, shpesh herë pozonte krah presidentit Ilir Meta, por një marrëdhënie të ngushtë kishte dhe me ambientalistin Sazan Guri. Reklamonte çdo gjë veç faktit se çfarë bënte me shoqatën e saj. Asnjë rekord, askund. Megjithatë ishte e sigurtë që kishte krahët e ngrohta kudo...
Një nga mikeshat e saj ishte dhe Elvira Lani është 42-vjeçarja e arrestuar, e cila prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma monetare. Ironia qëndron se Lani është drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit të Agjensia Investigative ‘Stop Krimi’ dhe pikërisht në këtë agjensi ka foto edhe Karaj. 42-vjeçarja prezantohej si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.
PËR MË SHUMË SHFLETONI FOTOGALERINË:
TIRANË- Është zbardhur pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurt-Deda. Personi i cili u vra e u djeg, iu mor jeta për një borxh prej 1 milionë lekë të reja. Kufoma e Kurdedës u identifikua përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.
Autorja e dyshuar, Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja.
I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.
Ngjarja ndodhi në vitin 2017. Ata kapën 60-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.

TIRANË- Marjeta Karaj është 56-vjeçarja që bashkë me të birin dhe një person tjetër mori peng 60-vjeçarin Menduh Kurt-Deda dhe e dogjën për së gjalli për borxhin e pashlyer me vlerë 1 milionë lekë të reja. Ngjarja ndodhi në vitin 2017. Ata kapën 60-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.
TIRANË- Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurdedës. Policia e Tiranës dhe kreu i saj, Lorenc Panganika ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme duke dhënë detaje lidhur me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 16 maj të vitit 2017, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi prej vetëm 1 mln lekësh të reja, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit. Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer. Në momentin që u ka ardhur në takim e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë çuar në Allias, ku edhe e kanë dhunuar. Pasi sërish nuk ia kanë marrë paratë, e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur duke i marrë edhe jetën.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre. Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.
Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.
Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë. Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve: -G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)
Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.