LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet pas disa ditësh vrasja e Eduart Reçit/ Biznesmeni u ekzekutua për shkaqe pronësie, në pranga dy vëllezër, një prej tyre oficer policie (EMRAT+FOTO)

• Disa ditë pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi është zbardhur ngjarja e rëndë e regjistruar më 13 nëntor. • Në njoftimin e sotëm të policisë bëhet me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy autorët e dyshuar të cilët janë dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. • Ky i fundit është oficer policie. • Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike. • Nga hetimet të kryera mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. • Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. • Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës dhe më pas kanë marrë aktin e rëndë duke e vrarë. • Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U arrestuan si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, si u zbuluan nga policia dy vëllezërit Duka

Zbardhet pas disa ditësh vrasja e Eduart Reçit/ Biznesmeni u
Reçi dhe vëllezërit Duka

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 13 nëntorit ku mbeti i vrarë Eduart Reçi. Pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar mësohet se janë kryer disa hetime të cilat i dërguan autoritetet drejt dy vëllezërve Duka. Hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e Shkëlqim dhe Florian Duka ndërsa ata realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit.

Raportohet se ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e biznesmenit. Pas bashkimit të të gjithë hetimeve dhe pjesëve të analizës, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar. Mësohet se policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Duka.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Eduart Reçit/ Dyshohet se ekzekutuan me plumb në kokë biznesmenin, këta janë dy vëllezërit Duka që u arrestuan lidhur me ngjarjen (FOTO)

Zbardhet pas disa ditësh vrasja e Eduart Reçit/ Biznesmeni u
Vëllezërit Duka

TIRANË- Policia ka vënë në pranga ditën e sotme dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Në njoftimin e sotëm të policisë u bë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. Shkëlqim Duka është oficer policie ndërsa tashmë janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.

Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.


Gjithashtu mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Eduart Reçit/ Viktima do ndërtonte një pallat pranë pronës së dy vëllezërve Duka, mosdakordësia mes tyre solli aktin ekstrem

Zbardhet pas disa ditësh vrasja e Eduart Reçit/ Biznesmeni u
Eduart Reçi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar, Eduart Reçi. Mësohet se vrasja e 13 nëntorit në rrugën “Faik Konica” u regjistruar pas një konflikti të ashpër mbi pronësinë e një trualli. Nga hetimet të kryera mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë.

Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.

1 VITE ME PARE

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit/ U ekzekutua për shkaqe pronësie, arrestohen dy vëllezër, një prej tyre oficer policie (EMRAT)

Zbardhet pas disa ditësh vrasja e Eduart Reçit/ Biznesmeni u
eduart reci

TIRANË- Është zbardhur atentati i ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku viktimë mbeti biznesmeni Eduart Reçi.  Në njoftimin e sotëm të policisë bëhet me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy autorët e dyshuar të cilët janë dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. Ky i fundit është oficer policie. 

Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Gjithashtu bëhet me dije se biznesmeni Reçi po planifikonte të ndërtonte një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Duka. Ndërkohë Prokuroria vijon  hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën "Faik Konica", u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.

Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi E. R., po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit F. D., dhe Sh. D.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

vrasja e eduart reçit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë