LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet vrasja e Indrit Ndojt, u godit me kaçavidë në kofshë nga 2 vëllezër. Arrestohen autorët: U zumë, por e lamë gjallë

• Tre ditë ka zgjatur misteri i vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë, i cili u gjet pa jetë në kanalin e shtëpisë. • Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy vëllezër për vdekjen e tij. Ata janë Sajmir Miri dhe Landi Miri, 39 dhe 19 vjeç. • Dy vëllezërit i morën jetën duke e qëlluar me kaçavidë në pjesën e kofshës dhe mendohet se prej gjakderdhjes dhe mungesës së ndihmës së parë të këtë humbur jetën, në kanalin ku u hodh pranë banesës së prindërve të tij në Fushë-Krujë. • Sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa Indrit Ndoj nuk ka pasur mundësi që t'i vijë në ndihmë vetes pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, por edhe të alkoolit. • Trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. • Autorët, megjithatë nuk e kanë pranuar krimin duke pretenduar se e kanë lënë gjallë të riun. Por ende nuk dihet motivi i vrasjes së Ndojt. • Ndoshta ka lidhje me punën e 34-vjeçarit. • I riu ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Një gjurmë AND-je i tradhëtoi", si u arrestuan 2 vëllezërit për vrasjen e Indrit Ndojt

Zbardhet vrasja e Indrit Ndojt, u godit me kaçavidë në
Indrit Ndoji

KRUJË- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri, përkatësisht 39 dhe 18 vjeç janë vënë në pranga të Policisë pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoji, mbrëmjen e enjtes në Fushë-Krujë. Pas arrestimit të tyre, të dy vëllezërit e kanë pranuar vrasjen, por kanë shtuar se e gjitha ka ndodhur pa dashje e se kur ishin larguar të riun e kishin lënë gjallë, por me një plagë në këmbë. Sipas Policisë, dy vëllezërit e kanë qëlluar 34-vjeçarin disa herë me një kaçavidë në këmbën e djathtë, plagë kjo që i ka shkaktuar dhe vdekjen për shkak të gjakderdhjes dhe lajmin për vdekjen e morën vesh nga mediat, por sërish nuk u vetëdorëzuan.

Ajo që i tradhëtoi ishte një gjurmë ADN-je që kishte mbetur në vendin e ngjarjes, me shumë gjasa nga përplasja mes të treve, e cila raportohet se ka nisur për arsye banale. Mirëpo gjurma biologjike u dërgua në laboratorin e Policisë Shkencore që solli dhe identifikimin e autorëve. 

Mëngjesin e të premtes, familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai. E së më pas ishte zhdukur. Por e kishin pikasur në kanalin pranë shtëpisë, në momentin që kishin dalë në mëngjes për të shkuar në punë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Situata na doli nga kontrolli, jemi penduar

Zbardhet vrasja e Indrit Ndojt, u godit me kaçavidë në
Indrit Ndoj

KURBIN- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë. Në momentin e marrjes në pyetje, asnjë prej të dy vëllezërve nuk e ka mohuar vrasjen, e po ashtu shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarit, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

Rrëfimi i vëllezëve Miri: Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar.

3 VITE ME PARE

Fushë Krujë, Indrit Ndoj u gjet i vrarë dje në një kanal, arrestohen dy autorët (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Indrit Ndojt, u godit me kaçavidë në
Indrit Ndoj

KURBIN- Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ndërsa sot janë arrestuar 2 të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tij. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri. Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë. Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes. Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit: S. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

3 VITE ME PARE

U gjet i vdekur në kanal nga familjarët, del ekspertiza për 34-vjeçarin në Fushë-Krujë: U qëllua me kaçavidë

Zbardhet vrasja e Indrit Ndojt, u godit me kaçavidë në
Indrit Ndoj

KRUJË- Policia e Durrësit ka zbardhur ekspertizën e kryer ndaj 34-vjeçarit Indrit Ndoj të gjetur të vrarë nga familjarët në një kanal ditën e djeshme. Policia bën me dije se Ndoj nuk ka vdekur nga një goditje me armë zjarri por nga goditja me kaçavidë në arterien femorale.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.

Ndoj u gjet i vrarë ditën e djeshme nga familjarët të cilët janë tronditur nga ngjarja. I riu ishte dënuar nga gjykata me masën e sigurisë "arrest shtëpie" për trafikim klandestinësh ndërkohë nuk dihet ende se çfarë bënte ai jashtë. Në dëshminë e saj nënë e të riut ka treguar dhe telefonatën e fundit me të ku i riu i ka thënë të bëj bukën gati pasi po kthehej në shtëpi.

indrit ndoj vritet indrit ndoj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet