SPAK
TIRANË- Emrat e personave të vënë në rrjet nga Prokuroria e Posaçme për tu arrestuar janë zbardhur. Mësohet se GJKKo gjithsej ka lëshuar 36 urdhëra-arresti, nga të cilët janë ekzekutuar disa. Ndërkohë që disa prej personave të shpallur në kërkim nuk ndodhen në Shqipëri.
Emrat e personave që SPAK ka kërkuar urdhëra-arresti janë: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.
Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma.