LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës, 3 të arrestuar/ Pezullohen ushtarakët, opozita: Skandal!

• Zbulohet një parcelë me kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës. • Policia informon se gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis. • Aksioni ka çuar në prana tre ushtarakë ndërsa 4 të tjerë janë nën hetim. • Në pranga kanë përfunduar: Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; - Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; - Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. • Ndërsa u proceduan penalisht në liri: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti. • Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e ushtarakëve. • Pas publikimit të lajmit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi largoi përgjegjësinë nga vetja duke deklaruar se janë marrë të gjitha masat për pezullimin e personave përgjegjës. • Ndërkohë opozita e cilëson skandal të rëndë që dëmton rëndë imazhin e ushtrisë shqiptare tek ndërkombëtarët.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Parcela me hashash në Zall Herr, Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Peleshit: Ushtri si ajo e talebanëve

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 rrëjë kanabis. Në reagimin e bërë në rrjetin e tij social, Berisha e cilëson ngjarjen si një skandal të turpshëm për një ushtri që është pjesë e NATO-s. Ndaj edhe përgjegjësinë e kaloi tek ministri i Mbrojtjes, që sipas tij duhet që të mbante përgjegjësi. 

“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar. Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narko-ministrin Peleshi. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s,"- shkruan Berisha.

Për kanabisin e zbuluar në Zall Herr u arrestuan 3 punonjës të repartit ushtarak dhe u proceduan 4 të tjerë, e deri në përfundimin e hetimeve të gjithë janë të pezulluar nga detyra. 

2 VITE ME PARE

Shqipëri, parcelë marijuane në një repartin e Zall Herrit, VOA: U përfshi edhe Ushtria!

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të
Foto ilustruese

Në Shqipëri, përpjekjet për kultivimin e marijuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimëve kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Në flagrancë, u arrestuan, për shpërdorim të detyrës, Shefi i seksionit të sigursisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi për ngjarjen duke e dënuar atë, ndërsa saktësoi se zbulimi i bimëve të kanabisit ishte bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe të policisë ushtarake. Ai njoftoi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës.

Policia ka ndërmarrë prej kohësh një aksion të shtrirë në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të saj, afro 6 mijë forca u angazhuan në aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis. Në total janë 12 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Vetëm në zonat malore në veri të Shqipërisë, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janë asgjësuar deri më tani, mbi 46 mijë fidanë dhe bimë narkotike.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot përmes një postimi në Facebook se “lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, nënvizoi ai./VOA

2 VITE ME PARE

Kanabis në repartin ushtarak, Peleshi: Janë pezulluar nga detyra personat përgjegjës

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për kanabisit që është gjetur ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se, personat përgjegjës për kultivimin e kanabisit janë pezulluar nga puna. Po ashtu ka theksuar se dënojnë me forcë çdo aktivitet të paligjshëm. 

Postimi i PLotë:

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!

2 VITE ME PARE

Ndodh edhe kjo në Tiranë, kultivohet kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, arrestohen 3 punonjës, komandanti nën hetim

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të
Kanabis

TIRANË- 125 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë 3 punonjës të repartit ushtarak, të cilët janë 52-vjeçari me iniciale G. M, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, 25-vjeçari me iniciale R. K, me detyrë Specialist për Zbulimin si dhe 45-vjeçari me iniciale G. Zh, me detyrë Specialist Sigurie. Po ashtu nën hetim janë vënë 4 punonjës të tjerë të reparit ushtarak, mes të cilëve dhe komandanti i repartit, 57-vjeçari me iniciale P. D.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit: - G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; - R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; - G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: - A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; - P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; - I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; - P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

kanabis ne zall herr

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet