LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, SHBA dhe BE në një linjë: Proces i pastër dhe me integritet

 • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend, atë të SHBA-së dhe të BE-së. • Fillimisht ishte ambasadori i BE-së Gonzato që u takua me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdanin, pasi ky institucion do të zgjedhë kreun e SPAK. • Gonzato në takim inkurajoi KLP-në për zhvillimin e një procedure transparente dhe mbi baza meritokratike. • Nga ana tjetër, Nancy VanHorn drejtuesja e ambasadës amerikane në Tiranë në një konferencë kundër krimit të organizuar dhe kërkoi që pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK, të ruajë integritet. • Ndërkohë në fund të fjalës së saj, VonHorn tha se përzgjedhja e pasardhësit të Dumanit duhet të jetë transparente dhe e paanshme. 

2 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Nancy VanHorn: Përzgjedhja e drejtuesit të SPAK duhet të jetë i paanshëm dhe i lirë nga ndikimet e jashtme

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, SHBA dhe BE në një
Nancy VanHorn

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri i SPAK duhet të jetë me integritet. Në konferencën rajonale e OSBE-së, VonHorn tha se përzgjedhja e pasardhësit të Dumanit duhet të jetë transparente dhe e paanshme. 

"Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së," tha VonHorn ndër të tjera.

"Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen reale ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë. Ato na ndihmojnë të luftojmë edhe kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së. Ju falënderoj sërish për guximin dhe përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar," tha VonHorn.

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori i BE në KLP: Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, SHBA dhe BE në një
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Mësohet në takim janë diskutuar puna në të ardhmen si dhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK. 

Bëhet me dije se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, ndërkohë që mbështetja e unionit ndaj sistemin gjyqësor është thelbësor. Gonzato në takim inkurajoi KLP-në për zhvillimin e një procedure transparente dhe mbi baza meritokratike.

"Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj.Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”, thuhet në njoftimin e KLP-së./Dosja.al

zgjedhja e kreut të ri të spak shba be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet