All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara", PPE miraton unanimisht rezolutën e propozuar nga PD! Rama: Alibia e humbjes paska filluar

• Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. • Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS. • Po ashtu si shqetësim përfshihet emërimi i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt. • Gjithashtu rezoluta thekson si shqetësim "shtypjen e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekjen penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazinë në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri." • Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë, dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë. • Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën "X". • Rama duke ironizuar shkruan se salla bosh e votoi unanimisht "fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore" për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. • Më tej shprehet se teksti i rezolutës tregon se iluzioni i LaCivitash, po ia lë vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rezoluta e miratuar në kongresin e PPE, Rama: Alibia e humbjes paska filluar, salla e partive simotra paska votuar fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore

"Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të
edi rama
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia të Spanjës. 

Në një postim në platformën "X", Rama duke ironizuar shkruan se salla bosh e partive simotra votuan unanimisht "fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore" për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Më tej shkruan se teksti i rezolutës tregon se iluzioni i LaCivitash, po ia lë vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

POSTIMI I PLOTË: 

Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

#7x7 #6MILIONË.

"Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të

Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS. Po ashtu si shqetësim përfshihet emërimi i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt.

Gjithashtu rezoluta thekson si shqetësim "shtypjen e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekjen penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazinë në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri." Në rezolutë theksohen si shqetësim edhe institucionet "e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi."

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë, dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

1 VITE ME PARE

PPE miraton unanimisht Rezolutën: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera

"Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të
Foto nga salla

VALENCIA- Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS. Po ashtu si shqetësim përfshihet emërimi i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt.

Gjithashtu rezoluta thekson si shqetësim "shtypjen e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekjen penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazinë në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri."

Në rezolutë theksohen si shqetësim edhe institucionet "e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi."

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë, dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

REZOLUTA E PLOTË: 

Rezolutë e jashtëzakonshme Nr. 4

“Integriteti Zgjedhor në Shqipëri” – propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

Duke marrë në konsideratë vullnetin e fortë dhe aspiratat evropiane të popullit shqiptar dhe partisë sonë anëtare shqiptare brenda PPE-së;

Duke iu referuar Raportit Final të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021;

Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga Transparency International; Indeksit të Projektit Botëror të Drejtësisë për vitin 2024; dhe Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2023;

Duke mirëpritur vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat për Kapitujt me Shqipërinë, i kushtëzuar me zbatimin e reformave të nevojshme demokratike;

Ndërsa Shqipëria i afrohet Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit, Partia Popullore Evropiane (PPE) shpreh shqetësimin e saj për situatën aktuale politike. Raportet e lartpërmendura kanë evidentuar shkelje serioze, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës, shkeljen e fshehtësisë dhe lirisë së votës, si dhe njëanshmërinë mediatike. Vëzhgimet më të fundit dhe burimet e sipërpërmendura përmblidhen në përfundime të qarta: se zgjedhjet po minohen nga manipulimi dhe abuzimi me pushtetin; se pluralizmi politik po shtypet përmes presionit institucional; dhe se sundimi i ligjit nuk po garantohet për shkak të kapjes së sistemit gjyqësor dhe pandëshkueshmërisë.

Mbi 100 ankesa zyrtare janë depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke dokumentuar shkelje të dyshuara sistematike dhe të qëllimshme, përfshirë:

· Blerjen e votës përmes dhënies së parave në dorë dhe kultivimit të kanabisit;

· Punësimet dhe praktikat e prokurimeve elektorale në favor të mbështetësve të Partisë Socialiste;

· Abuzimin me funksionet publike dhe mediat;

· Emërimin e paligjshëm të Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, pa një proces demokratik, për të kontrolluar burimet bashkiake në funksion të fushatës 2025;

· Kërcënime dhe ndjekje penale ndaj kandidatëve të opozitës.

PPE shpreh shqetësim për:

1. Vazhdimi i abuzimit me pushtetin shtetëror

PPE vëren me shqetësim përdorimin e vazhdueshëm të burimeve publike gjatë periudhave zgjedhore në Shqipëri. Ka raporte të besueshme për tendera, subvencione dhe inaugurime që zhvillohen brenda periudhës katërmujore para zgjedhjeve, në kundërshtim me nenin 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin Nr. 9/2020 të KQZ-së. Zyrtarë publikë, përfshirë ministra dhe kryebashkiakë, janë përfshirë në aktivitete që rrezikojnë të zhbëjnë vijën ndarëse midis qeverisjes dhe fushatës elektorale. Pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, emërimi i një kryetari të përkohshëm ndodhi pa procedurë të rregullt ligjore apo miratim nga këshilli bashkiak, duke ngritur shqetësime mbi autonominë vendore dhe përputhshmërinë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore. PPE inkurajon institucionet shqiptare, përfshirë SPAK-un, të zbatojnë standardet ligjore dhe të garantojnë kushte të barabarta për të gjithë aktorët politikë.

2. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR

PPE është e shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të progresit në zbatimin e rekomandimeve kyçe të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Institucionet mbeten të cenueshme nga ndikimi politik, duke minuar mbikëqyrjen e paanshme dhe konkurrencën e ndershme elektorale. Qasja në media është e pabarabartë, me transmetuesit publikë dhe mediat e lidhura që favorizojnë partinë në pushtet dhe kufizojnë mbulimin e opozitës. Shkeljet zgjedhore shpesh mbeten të pandëshkuara, duke krijuar një kulturë pandëshkueshmërie për mashtrim dhe manipulim.

3. Manipulimi elektoral dhe frikësimi

PPE vëren raporte për përdorimin e administratës publike për qëllime politike gjatë zgjedhjeve. Skemat e punësimit, fushatat propagandistike dhe presioni mbi nëpunësit civilë për t’u angazhuar në aktivitete partizane minojnë neutralitetin e shtetit. Blerja e votës dhe frikësimi, përfshirë përpjekjet për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve, janë dokumentuar, me ankesa zyrtare të dorëzuara në KQZ dhe organet e drejtësisë. Mbeten shqetësime serioze mbi lidhjet e pretenduara mes aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në emërimet kyçe në polici dhe drejtësi.

4. Shtypja e opozitës dhe lirisë së medias

PPE shpreh shqetësimin për veprimet e vazhdueshme ligjore dhe presionin ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive. Pluralizmi mediatik është në rrezik, me një përqendrim në rritje të pronësisë së mediave dhe kontroll editorial që favorizon qeverinë. Vendimi për të kufizuar aksesin në platformën TikTok para zgjedhjeve ngre pikëpyetje serioze mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtat digjitale. Këto zhvillime e ngushtojnë hapësirën demokratike dhe kufizojnë mundësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në një debat të hapur politik.

Thirrja e PPE-së për veprim:

PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të:

· Ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror, blerjes së votës, frikësimit të votuesve dhe manipulimit elektoral;

· Sigurojnë që zyrat përkatëse të prokurorisë të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, para zgjedhjeve, të gjitha akuzat për krime të lidhura me procesin zgjedhor, të çojnë autorët para drejtësisë dhe të vendosin një standard të qartë të hetimit dhe ndëshkimit;

· Garantojnë akses të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajnë mbikëqyrjen e pavarur të procesit zgjedhor.

PPE gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të:

· Dërgojnë më shumë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë;

· Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë abuzimet elektorale në raportet përfundimtare;

· Mbështesin mekanizmat institucionalë që sanksionojnë keqpërdorimin sistematik të fondeve publike;

· Zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE, nëse shkeljet vazhdojnë.

· Detyrimet e Shqipërisë sipas Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së (1990), Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe udhëzimeve të Komisionit të Venecias mbi keqpërdorimin e burimeve administrative gjatë zgjedhjeve duhet të respektohen dhe të zbatohen në tërësi.

· PPE do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur aspiratat e saj europiane dhe duke vijuar mbështetjen për forcat demokratike në vend. PPE do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që procesi zgjedhor të përputhet me parimet demokratike europiane dhe të ofrojë një kuadër për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

rezoluta e ppe kongresi i ppe edi rama sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje