LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e ardhshme/ PD refuzon takimin me Begajn, PS dhe Celibashi: Të mbahen në 11 maj

• Presidenti Bajram Begaj ka mbyllur sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. • Paraditen e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë dhe kanë propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025. • Ndërkohë Partia Demokratike e ka bojkotuar takimin duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj. • Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekomanduar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Duam kohë për tu përgatitur!" Njësoj si PS, Celibashi pas takimit me Begajn: Rekomanduam datën 11 maj për zgjedhjet edhe pse mund të jetë si propozimi i dikujt tjetër

Zgjedhjet e ardhshme/ PD refuzon takimin me Begajn, PS dhe Celibashi: Të
Ilirian Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekomanduar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve. Ky rekomandim në fakt përputhet dhe me propozimin e Partisë Socialiste dhe për këtë Celibashi tha se nuk shikon axhendën politike, por mundësinë që kanë në aspekt të kohës për të përgatitur. Ai tha se propozimi i KQZ-së nuk ka asnjë lidhje me atë të PS-së.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti Begaj nisi sot konsultimet me PS, demokratët refuzuan ftesën

Zgjedhjet e ardhshme/ PD refuzon takimin me Begajn, PS dhe Celibashi: Të
Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë, për t’u takuar me kreun e Shtetit. Mësohet se PS ka propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025.

Bëhet e ditur se në presidencë kanë shkuar kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi dhe sekretri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Ndërkohë, raportohet se Partia Demokratike e ka bojkotuar duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj, teksa orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në emër të Partisë Demokratike, deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojnë konsultimet duke i akuzuar se janë thjesht një farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët. 

Më 21 nëntor Begaj pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, të cilët kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve:

Një ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.

1 VITE ME PARE

Konsultimet me Presidentin, Klosi: Propozuam datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet e ardhshme/ PD refuzon takimin me Begajn, PS dhe Celibashi: Të
Blendi Klosi dhe Niko Peleshi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha para mediave pas daljes nga takimi me Presidentin Bajram Begaj, se propozuan datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve. Klosi tha se kjo është data e fundit në afatin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se kjo zgjedhje u bë nga ana e socialistëve për t'i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës.

“Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Teksa PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.

zgjedhjet e ardhshme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet