Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një tryezë e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri” u mbajt ditën e sotme në Tiranë për të siguruar një proces zgjedhor sa më demokratik dhe transparent. • KREU i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Komuniteti i Ambasadorëve të Helsinkit vunë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor që duhen rregulluar. • Për zgjedhjet e 14 majit, Clibashi theksoi se është thelbësore që kandidatët të jenë individë që nuk kanë rekorde kriminale. • Në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis kërkoi që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente. • Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimin e vendit të tij se duhet të ketë një opozitë të fortë që ti kërkojë llogari qeverisë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimin e vendit të tij se vendi duhet të ketë një opozitë të fortë që ti kërkojë llogari qeverisë për të bërë mirë punën e saj. Në një tryezë të organizuar sot në kryeqytet, ku morën pjesë disa institucione dy muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me temë "Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri", King Smith tha se demokracia duhet të jetë në lulëzim.
"Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë në Shqipëri për të ngritur standardin e zgjedhjeve dhe për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe për të cuar pjesëmarrjen e qytetarëve. Mbretëria e Bashkuar mbështet punën për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe me ndihmesat që jep për partitë politike. MB do të shikojë një demokraci në lulëzim, duke përfshirë këtu edhe një opozitë të fortë që i kërkon llogari partisë në pushtet dhe të ketë institucione që punojnë. Procesi demokratike është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për pjesën tjetër të Evropës”, u shpreh ambasadori./Dosja.al

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis ka kërkuar që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente. Gjatë fjalës së tij në De Sanctis theksoi se një proces i mirë do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve.
“Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra. ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave. Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike. Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm”, tha De Sanctis.
Ndwrkohw qw zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith tha se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave ishte problem në zgjedhjet e kaluara.
“Zgjedhje të lira e të ndershme janë përgjegjësi e qeverisë, por edhe e votuesve. Në zgjedhjet e kaluara vërejtëm shit-blerje votash, por edhe keqpërdorimin e të dhënave. Partitë politike duhet të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë të pastër”, tha Smith.

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka prekur disa probleme që shoqërojnë procesin zgjedhor në Shqipëri. Në një bisedim me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, është e rëndësishme që kandidatët duhet të jenë individë me integritet si dhe pa asnjë rekord kriminal.
“Thelbësore është që kandidatët që do t’u paraqiten qytetarëve të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikime zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit. Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtarë të tjerë në interes të qytetarëve. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin”, tha ai.
Sipas Celibashit individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale, dhe të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre.
“Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qendrore dhe ajo lokale. Shkeljet ose keqpërdorimi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor. Përdorimi i të dhënave mund të çojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shenjestrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, deklaroi Celibashi.