LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë qeverinë e re. Abdixhiku: Rezultati është i pakënaqshëm për ne

•Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve. •Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij. •Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve. •Gjithashtu kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit. •Abdixhiku në fjalën e tij ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta. •Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK. •Ndërsa presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar në këto zgjedhje, duke vlerësuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe transparent. • Ajo ka shprehur pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Hajnat do të përfundojnë pas hekurave“/ Fjalimi i plotë i Albin Kurtit: Do t’ua sekuestrojmë pasurinë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
Albin Kurti

KOSOVË- Albin Kurti duke folur para mbështetësve në sheshin “Zahir Pajaziti”, tha se zgjedhjet ishin të lira, të ndershme, demokratike dhe pa incidente. Kurti shpërtheu ndaj kundërshtarëve para mbështetësve duke i cilësuar ata si “hajvanë” dhe tha se edhe bashkë LDK e PDK nuk i kanë aq vota sa Lëvizja Vetëvendosje. Kurti gjithashtu theksoi angazhimin e tij për të pastruar sistemin e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin, duke siguruar që ata që janë përgjegjës për pasuritë e pajustifikueshme do të përballen me pasojat ligjore.

Më tej ai shprehu gjithashtu shqetësimin për premtimet e pambajtura të opozitës dhe kritikoi ata që gënjyen publikun me premtime të mëdha për rritje të buxhetit dhe për koeficiente të papërballueshëm. Ai u zotua për një qeveri të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për të realizuar një sistem të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke përfshirë një veting të plotë të sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një strukture speciale për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.

Kurti falënderoi gjithashtu dhe Policinë e Kosovës dhe mekanizmat shtetërorë për organizimin e procesit zgjedhor. Ai theksoi se do të vazhdojnë punët e mira që kanë nisur gjatë katërvjeçarit të kaluar dhe se do të realizojnë shumë projekte të tjera në çdo cep të Republikës së Kosovës, duke mos lënë askënd pas.

“Kurrë nuk është bërë në Kosovë më shumë luftë ndaj një qeverie se kësaj, tonës. Lufta hibride me oligarkë që kërcënojnë punëtorët që japin para pa hesap, dhe me opozitarë që bëjnë marrëveshje dhe me dreqin kundër qeverisë tonë, por prapë kanë humbur. Prapë do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit, as popullit. Keni parë çfarë rrenash bëheshin në premtime, duke thënë se buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se Produkti i Brendshëm i vendit. Çfarë hajvanësh! Kanë kaluar kohët e hajvanëve, ata që i shtonin premtimet tona 100 apo 200 përqind. Ata kanë mashtruar vetëm veten e tyre! Ky mandat është një mandat për hekurudhat, për digat, dhe për drejtësinë, me një birou për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai përfshin edhe një prokurori speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Të gjithë pasuritë e vjedhura dhe të zhvatura do të kthehen në shtet dhe nuk do të lejojmë që ato të trashëgohen nga pasardhësit e kriminelëve. Pasuria do të konfiskohet dhe do t’i kthehet shtetit të Kosovës dhe fëmijëve të Kosovës. Serbia nuk do të lejohet të përfitojë, dhe ne do ta përparojmë vendin në çdo aspekt: ekonomi, shëndetësi, arsim, kulturë dhe kudo tjetër. Çep e me çep, territori, sovraniteti dhe çdo fushë e jetës janë të paprekshme, dhe ne duhet të vazhdojmë punën.

Nesër do të shënojmë 18-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007. Qeveria do të vazhdojë punën, edhe pas kësaj përsëri do të jetë qeveria jonë që do të vazhdojë punën. Faleminderit!. Kur ne jemi në pushtet, nuk ka incidente. Procesi është demokratik, i lirë dhe cilësor. Nuk ka si të ndodhi ndryshe kur qeverisim ne. Ajo që dihet nga rezultatet paraprake është se LDK dhe PDK nuk mund të bëjnë bashkë sa “Vetëvendosja” jonë. Po ashtu, dihet se nga rezultatet paraprake, ka një gjë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për politikën dhe historinë: populli i Kosovës, më 9 shkurt 2025, e mundi Serbinë dhe klan Serbinë,” tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti u drejtohet partive opozitare: Çfarë hajvanash

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës. Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.

“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash. Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë,” tha Kurti.

1 VITE ME PARE

Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti: Këto zgjedhje treguan se populli i Kosovës ka mundur edhe Serbinë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në 00:30 janë numërua 73% e votave, në bazë të së cilave Lëvizja Vetëvendosje rezulton e para. Kryeministri Kurti ka shpallur fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.

“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë. Urime e gëzuar të gjithëve nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare,e ato preliminare tregojnë një gjë të vërtet të saktë, të qartë që LVV-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Bravo, urime i falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që nga mëngjesi si kurorëzim i një pune, 1 muaj në fushatë, katër vjet qeverisje edhe 20 vjeçare në LVV. Faleminderit secilit për punën rolin angazhimin dhe kontributin, ditë natë gjithandej cep më cep Republikës sonë edhe në diasporë”, tha Kurti.

1 VITE ME PARE

Nëpërmjet FOTOVE/ Si po feston Lëvizja Vetëvendosje fitoren e zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur festën në kryeqytet, pasi rezultatet preliminare e vendosin atë si forcën e parë politike në vend. Mbështetësit e LVV-së janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës për të festuar këtë rezultat, pasi lideri i partisë, Albin Kurti, në një konferencë për media shpalli fitoren.

“Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se për shkak të një problemi teknik me platformën elektronike, rezultatet po mblidhen manualisht nga vendvotimet.

1 VITE ME PARE

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur festën në kryeqytet, pasi rezultatet preliminare e vendosin atë si forcën e parë politike në vend. Mbështetësit e LVV-së janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës për të festuar këtë rezultat, pasi lideri i partisë, Albin Kurti, në një konferencë për media shpalli fitoren.

Kurti gjithashtu  ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka theksuar se kjo fitore është rezultat i punës së qeverisë së tij në mandatin e kaluar. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se për shkak të një problemi teknik me platformën elektronike, rezultatet po mblidhen manualisht nga vendvotimet.

“Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.

1 VITE ME PARE

“Sukses i pamohueshëm për ne"/ Reagon PDK: Dolëm të dytët, por jemi të lumtur për këtë rezultat! Qytetarët i kthyen shpinën qeverisë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
Zëdhënësi i PDK

KOSOVË- Zëdhënësi i PDK gjatë një deklaratë për mediat tha se edhe pse dolën të dytët, sipas rezultateve paraprake, janë të lumtur me rezultatin. Zëdhënësi gjithashtu u shpreh se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën qeverisë, ata kërkojnë qeveri të re.

Sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh i fortë për të ardhëm ne vendit tonë. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën qeverisë, ata kërkojnë qeveri të re. Dolëm të dytët por jemi të lumtur me këtë rezultat”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Abdixhiku: Rezultati është i pakënaqshëm, do jap llogari te votuesit dhe te LDK

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit. Abdixhiku në fjalën e tij ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta. Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.

“Atë që do duhej ta bënte KQS po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë, LDK ka 18.4%, VV ka 39.8%… Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”, tha Abdixhiku. 

Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga diaspora dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota. I pyetur nëse LDK do të hyjë në negociata për koalicione ai dha një përgjigje të shkurtër.  

Parimet e LDK-së për koalicione mbeten të njëjta si para fushatës ashtu edhe pas fushatës. Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë, do të qëndrojmë në opozitë dhe i urojmë popullit të zgjedh mbarë e mirë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra. Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit. Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në aq sa pretendojmë të kemi, 190 mijë vota, është sukses i mirë por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjate për fatin tim politik, e që është brenga ime e fundit sonte”, tha Abdixhiku.

1 VITE ME PARE

Problemet me faqen e KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar në këto zgjedhje, duke vlerësuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe transparent. Ajo ka shprehur pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas rënies së faqes së KQZ-s Presidentja ka bërë thirrje për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë dhe në përputhje me vullnetin qytetar. Ajo ka theksuar se do të mbetet në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse deri në sigurimin e plotë që procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike.

1 VITE ME PARE

“Do formojmë qeverinë e re”/ Kurti shpall fitoren: PDK dhe LDK dhe po të mblidhen bashkë nuk bëhen sa LVV

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren: Do formojmë
Albin Kurti

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij. Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve.

"Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë të mbarë demokratike dhe progresiste. Gjithashtu, koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3. Do vazhdojmë dhe punët që kemi nisur por edhe shumë të tjera. Qytetarë e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën kundër një lufte të paparë hibride, oligarkë sidomos njëri me para pa hesap ka kërcënuar punëtorët. Ka pasur premtimet më absurde të mundshme këtë fushatë. Populli fitoi, fitoi VV, ne jemi subjekti i parë fitues që do formojë qeverinë. Nga rezultate preliminare e kanë të qartë se ata që dolën të dytët dhe të tretë edhe të mblidhen nuk bëjnë sa Vetwvendosja. VV fitoi, dhe ecim shpejt bashkë përpara drejt qeverisë së re," tha Kurti. 

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje