LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla fiton bindshëm: Reflektuam nga gabimet e 14 majit

•Edison Memolla i Partisë Socialiste ka fituar sërish zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës. •Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kryesoi bindshëm përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. •Memolla ka grumbulluar 6531 vota ndërsa Hoxha 4820. •Pas fitores, Memolla tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. •Ai u shpreh se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. •U numëruan gjithsej 54 kuti votimi. •Në zgjedhjet e 24 korrikut, pjesëmarrja më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit, duke regjistruar gati 1 102 votues më shumë. •Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Memollaj fitoi në Rrogozhinë, Rama: Bravo skuadra jonë, nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores në zgjedhjet që u përsëritën të dielën në Rrogozhinë. Rama thotë se skuadra e Partisë Socialiste meriton një bravo të madhe pasi nxorri mësimet e duhura nga gara e mëparshme.

REAGIMI:

RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore #VetëmPërpara

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Edi, Edi'/ Memolla pritet me puthje dhe përqafime nga qytetarët e Rrogozhinës

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Edison Memolla

RROGOZHINË- Me puthje dhe përqafime është pritur nga qytetarët kryebashkiaku fitues për Rrogozhinën, Edison Memollën. Pas shpalljes së zgjedhjeve, jashtë KZAZ-së në Rrogozhinë nisi lufta.

“Edi, Edi”, janë thirrjet e qytetatëve, të cilët e ngritën në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.

Kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të diskutueshme votash, që solli dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e tyre. Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “BF” mori 4906, mbi 700 vota diferencë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Memollaj fitoi sërish në Rrogozhinë, Veliaj: Qytetarët nuk e hanë presionin! Kush shkëputet nga Saliu ka kryer një vepër patriotike

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së Edison Memollës në Bashkinë e Rrogozhinës. Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët teksa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t'ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!

Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Fitoi sërish në Rrogozhinë, Memolla: Gjatë dy muajve mësuam nga gabimet! Rezultati tregoi që ia dolëm

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Edison Memolla

RROGOZHINË- Fituesi në zgjedhjet e 24 korrikut, Edison Memolla ka mbajtur një fjalim për mediat pas përfundimit të procesit të numërimit të 54 kutive të votimit. Teksa falenderoi popullin për besimin, duke përfshirë të djathtët e të majtët, ai tha se do punojë fort për të ardhmen e qytetit.

Memolla u zotua që ta bëjë qytetin elitar, si dhe shtoi se do të fokusohet edhe tek bujqësia. 

'Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qenë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar'- tha Memolla.

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Përfundon numërimi i votave, Partia Socialiste fiton Rrogozhinën (REZULTATI)

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Procesi i numerimit

RROGOZHINË- Partia Socialiste ka fituar sërish në zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës. I pranishëm për t'u njohur me rezultatin ishte vetëm kandidati i PS-së, Edison Memolla, ndërsa ai i 'Bashkë Fitojmë', Shkëlqim Hoxha u largua nga salla ku po numëroheshin votat.

Rezultati:

Edison Memolla- 6658 vota

Shkëlqim Hoxha- 4906 vota

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla

Gosë fiton Edison Memolla me 188 vota diferencë

Nga 11 kuti të votuara Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota

Kryevidhë fiton Edison Memolla me 59 vota diferencë

Në njësinë administrative të Kryevidhës kandidati socialist ka fituar 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Meta – Berisha që mori 1091

Lekaj fiton Edison Memolla me 443 vota

Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla  ka fituar 1438 vota kundrejt Hoxhës që ka marrë 995        

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Shenja me pikë në fletën e votimit bëhet 'mollë sherri' në Rrogozhinë, kandidati i 'BF' kërkon ndërprerjen e procesit

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Fleta e votimit

RROGOZHINË- Mëngjesin e sotëm po vijon procesi i numërimit të kutive të votimit në Rrogozhinë. Mirëpo, në KZAZ-në nr. 43 numërimi është ndërprerë, e shkak është bërë kontestimi nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha i cili tha se gjatë numërimit të votave ka identifikuar shenja në fletët e votimit të hedhura për kandidatin socialist, Edison Memolla.

Kjo ka shkaktuar debate mes Hoxhës dhe deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj i cili ishte i pranishëm në proces.

Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e plotë të procesit dhe rinisjen e tij paraditen e sotme, kërkesë e cila pas konsultimeve me KQZ-në nuk u pranua nga anëtarët e KZAZ-së./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Procesi i numërimit drejt fundit! Si po e presin kandidatët- Memolla i buzëqeshur, pranë tij qëndron 'rivali'

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Dy kandidatet

RROGOZHINË- Që prej mesnatës po vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Rezultati i fundit i KQZ-së i përditësuar në orën 07:00 të mëngjesit tregon se kur janë numëruar 40 kuti nga 54, Edison Memolla kryeson bindshëm.

-Edison Memolla PS ka 4398 vota

-Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota

Siç shihet edhe në foto, Memolla duket i lumtur me rezultatin ndërsa Hoxha, i cili ndodhet pranë tij, s'duket aspak i kënaqur. Vlen të theksohet se një ditë më parë Hoxha u shpreh se në fund të procesit, sido që të jetë rezultati do t'i japë dorën kundërshtarit.

Votimi i së dielës u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Memolla apo Hoxha? 40 kuti të numëruara, ja kush kryeson rezultatin në Rrogozhinë

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Procesi i numerimit

RROGOZHINË- Vijon numërimi i kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës. Aktualisht janë numëruar 40 kuti nga 54. 

REZULTATET:

-Edison Memolla PS ka 4398 vota

-Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota

Votimi i një dite më parë, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.  Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë. 

Edison Memolla është kandidati që doli fitues në lokalet e 14 Majit, por pas konstatimit të disa problematikave dhe provimin e tyre nga Shkëlqim Hoxha, u vendos që zgjedhjet në këtë bashki të ribëheshin më 23 korrik./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ 15 QV të numëruara nga 54, garë e ngushtë mes kandidatëve, kryeson PS

Rizgjedhjet në Rrogozhinë! Bashkia i mbetet sërish PS, Memolla
Foto ilustruese

RROGOZHINË-Prej orës 23:00 ka nisur numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

REZULTATI DERI MË TANI:

15 QV të numëruara nga 54

Edison Memolla PS 1332 vota

Shkelqim Hoxha BF 1250 vota

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet