LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet tregojnë epërsinë e Kilicdaroglu, Erdogan bën përpjekjet e fundit

• 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale në Turqi. • Kandidati turk Muharrem Ince është tërhequr nga gara, përpara votimit të së dielës. • Ince kishte numër të ulët të sondazheve dhe disa figura të opozitës kishin frikë se ai do të ndante votën kundër Erdoganit. • Por pas disa aludimeve se për të kishin disa video "rozë", ai vendosi që të tërhiqej nga gara. • Turqia mban zgjedhje çdo pesë vjet. President zgjidhet kandidati që merr më shumë se 50% të votave në raundin e parë, por nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën, zgjedhjet shkojnë në një raund të dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë. • Zgjedhjet pritet të jenë një garë e ngushtë midis Erdogan dhe Kilicdaroglu, me anketuesit që parashikojnë pjesëmarrje rekord të votuesve.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Anuloi fushatën elektorale/ Pas Muhamer Ince, një tjetër kandidat pritet të dorëhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Sinan Ogan

TURQI- Kandidati i katërt për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan duket se është drejt dorëheqjes, pasi ka njoftuar anulimin e fushatës elektorale që do të niste nesër.  Mediat turke raportojnë se, Sinan Ogan pritet që nesër në Ankara të bëjë deklarata dhe të shpallë zyrtarisht tërheqjen e tij nga zgjedhjet presidenciale.


Tërheqja e Oganit do të pasonte atë të Muhamer Ince, i cili sot mori vendimin zyrtar për t'u tërhequr nga zgjedhjet. Sipas ekspertëve, sondazhet i japin një epërsi Kemal Kilicdaroglu ndaj Rexhep Tajip Erdogan. 

3 VITE ME PARE

Stano: Zgjedhjet në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Peter Stano

EUROPË- Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se për BE është e rëndësishme që zgjedhjet e 14 majit në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Mediat e huaja raportojnë se ndër të tjera Stano theksoi nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe të respektojnë të gjitha palët, sundimi i ligjit dhe vullneti i qytetarëve të Turqisë.

“Turqia është një partner i rëndësishëm për BE-në në shumë aspekte dhe ne po i ndjekim me shumë vëmendje zgjedhjet e ardhshme“,-tha Stanos.

Gjithashtu për BE-në është e rëndësishme që të ketë garanci për pluralizimin mediatik dhe "trajtimin e drejtë të të gjitha partive politike dhe kandidatëve.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet tregojnë epërsinë e Kilicdaroglu, Erdogan bën përpjekjet e fundit

 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ Sondazhet: Kilicdaroglu kryeson me 5 dhe 2.2 pikë ndaj Erdoganit

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Një sondazh i Institutit Konda të publikuar sot tregon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duket se ka ngelur pas rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu. Nga rezultati i dy sondazheve reyulton se Kemal Kilicdaroglu kryeson para Erdoganit me më shumë se pesë pikë përqindje përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës së ardhshme, shkruan protothema.

Sondazhi tregon se Erdogan ka siguruar 43.7% të votave dhe Kilicdaroglu 49.3%. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimit të kompanisë Metropoll, kreu i opozitës merr  46% kundrejt 44% që ka mbledhur presidenti turk, ndërsa Ogan dhe Ince përkatësisht 2.6% dhe 1.2%.

Një tjetër sondazh i kompanisë Saros konfirmon tendencën për të zgjedhur Kemal Kilicdaroglu me një diferencë prej 66 pikësh. Konkretisht kandidatët marrin Recep Tayyip Erdogan: 44,48%, Kemal Kilicdaroglu: 49,96% , Muharem Ince: 3,23% dhe  Sinan Ogan: 2,33%. Me sondazhet që i japin një shtysë kreut të opozitës së bashkuar, pyetja tani në Turqi është se çfarë do të bëjë Erdogan për të parandaluar që rivali i tij kryesor të fitojë në votime. 

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Erdogan rikandidon dhe sipas kompanisë së anketimit Areda është më i favorizuari dhe pritet të marrë 50,8% të votive. Kemal Kiliçdaroğlu, kandidati i bllokut kryesor të opozitës që duket se është edhe rivali më i fortë i Erdogan, mund të marrë 43,1% të votave. Dy kandidatët e tjerë janë Muharrem İnce, kandidati i vetëm pa mbështetjen e aleancës, i cili pritet të marrë 4.5% të votave. Sinan Oğan, një kandidat i ekstremit të djathtë, mbetet në kuotën e 1.6% të votave.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi: A do ta pranojë Erdogan humbjen (e mundshme) të tij?

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Recep Tayyip Erdogan

ANKARA- Komuniteti politik ndërkombëtar po ndjek përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet në Turqi, ku qytetarët thirren më 14 maj - dhe nëse është e nevojshme përsëri më 28 maj - të vendosin për të ardhmen e vendit dhe të zgjedhin: Recep Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu.

Pyetja që bëjnë shumë analistë - kryesisht nga jashtë - është se çfarë do të ndodhë nëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan refuzon të pranojë humbet në zgjedhje. Në fund të fundit, kjo s'do jetë hera e parë. Erdogan besohet se ka punuar në prapaskenë për të "bllokuar" bisedimet e koalicionit pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet humbi shumicën e saj parlamentare. Në zgjedhjet e përsëritura disa muaj më vonë, AKP arriti të rimarrë shumicën.

Megjithatë, në vitin 2019, Erdogan filloi të përballej me problemet e tij të para. Partia e Turqisë humbi pothuajse të gjitha qytetet kryesore në zgjedhjet lokale. Megjithatë, humbja në Stamboll, ku ai vetë filloi karrierën e tij politike, ishte dyfish e turpshme për presidentin turk. Në fakt, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim paraqiti një kundërshtim kur kandidati i tyre humbi bashkinë e Stambollit.

Këtë herë, megjithatë, ai dështoi dhe AKP pësoi një humbje edhe më poshtëruese në balotazhin e zgjedhjeve. Abuzimi i pushtetit nga Erdogan mblodhi opozitën dhe pati efektin e kundërt nga sa pritej.

Në analizën e saj, revista Foreign Policy shpjegon se zgjedhjet në Turqi janë një proces i vendosur, popullor dhe me pjesëmarrje të madhe. Erdogan ka shumë më tepër për të humbur dhe, sipas gjasave, ai nuk do ta pranojë humbjen e tij me… buzëqeshje.

Në shtetet autoritare si Turqia, udhëheqësit e mëdhenj që humbasin pushtetin zakonisht përfundojnë në burg ose internim. Kështu, ata nuk kanë frikë të rrezikojnë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Vëzhguesit ndërkombëtarë presin me interes të shohin nëse opozita, e cila këtë herë ka qenë mjaft mirë e koordinuar, mund të kapërcejë pengesat prej dekadash që ka ngritur Erdogan - kontrollin e medias, gjyqësorit dhe elektoratit. 

"Bota po i ndjek zgjedhjet sepse është një eksperiment, Turqia, si disa vende të tjera, po bëhen gjithnjë e më autoritare kohët e fundit,"- tha drejtori i zyrës së OJQ-së gjermane "Marshall Fund" në Ankara, Ozgur Unluhisarcikli.

“Nëse kjo trajektore mund të kthehet vetëm përmes zgjedhjeve, ky mund të jetë një shembull për vendet e tjera,”- tha ai gjithashtu.

3 VITE ME PARE

Nxehet situata elektorale në Turqi, tërhiqet nga gara Muharrem Ince, e kërcënuan me video intime

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Muharrem Ince

TURQI- Në Turqi po nxehet skenari për kandidatin e katërt radhazi të zgjedhjeve presidenciale, Muharrem Ince. Muharrem Ince njoftoi se është tërhequr nga gara. Dje ai ka anuluar paraqitjet e tij parazgjedhore për arsye shëndetësore.

Në ditët e fundit, Inge ka qenë nën presion për tu tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale. Nëpërmjet Twitter ai mori kërcënime se do të bëhej publike një video e përfshirë në një aferë seksuale. Ali Gesildag, ish-truproja i Erdoganit, kërcënon se do të publikojë videon, ndërsa Ince ka kërkuar publikimin e videos, duke bërë të qartë se do të marrë masa ligjore. 

Dje Kemal Kilicdaroglu e ka telefonuar dje për të mbështetur Aleancën e Kombit. Në sondazhet e fundit, Indze mbledh rreth 2% të votave, përqindje që i mungon Kilicdaroglu për të dalë fitimtar, që nga raundi i parë i ndeshjes. 

“Nëse do, le të vijë në tavolinën tonë, le të sjellim ndryshimin bashkë. Le ta pastrojmë së bashku këtë pisllëk nga politika”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Do miratojmë kushtetutë të re civile. Kiliçdaroglu: Ndryshim 180 gradë të politikë-bërjes

Zgjedhjet në Turqi/ Tërhiqet nga gara Muharrem Ince, sondazhet
Kemal Kılıçdaroğlu dhe Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi të mërkurën se do të prezantojë një kushtetutë të re "civile dhe liberale" pas zgjedhjeve të 14 majit. Ai theksoi se vendosja e sistemit të qeverisjes presidenciale konsolidoi parimin e ndarjes së pushteteve në vend.

“Ne besojmë se miratimi i një kushtetute të re civile do të jetë një shërbim i rëndësishëm jo vetëm për gjyqësorin por edhe për degët e tjera në vendin tonë. Ne duam të futim një kushtetutë civile dhe liberale të përgatitur nga duart e vullnetit kombëtar. Nëse mund ta arrijmë këtë, retë e fundit të mbetura mbi demokracinë tonë do të shpërndahen, po ashtu... Pas zgjedhjeve do ta sjellim këtë çështje. përsëri në axhendën e kombit dhe parlamentit tonë”, tha Erdogan.

Duke e përshkruar amendamentin kushtetues të bërë në 2017 si një nga reformat më të rëndësishme të qeverisë në historinë e Turqisë, Erdogan tha: Ne kemi ngritur standardet e demokracisë sonë duke vendosur kufij më të qartë midis degëve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Nga ana tjetër kandidati presidencial dhe kreu i CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu ka mbajtur një miting në Adana, ku ka premtuar ndryshim 180 gradë të politikës turke.

Ata që kanë qenë në ushtri e dinë. Ka një tabelë në kufi që thotë 'kufiri është nder'. Tani të gjithë po vijnë. Afganët dhe sirianë po vijnë. Unë premtoj edhe një herë se ne do t'i dërgojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona sirianë në vendet e tyre maksimumi brenda 2 viteve. Asnjëherë raciste, duke plotësuar të gjitha nevojat e tyre me fondet e BE-së dhe kontraktorët tanë. Ne do t'i dërgojmë ata në vendet e tyre duke garantuar sigurinë e jetës dhe pronës. Nëse dëshirojnë, mund të vijnë në vendin tonë si turistë. Do ta ndryshojmë politikën 180 gradë. Ne do t'u shërbejmë qytetarëve. Ne nuk do të ndajmë votat tona. Do shkojmë në kutinë e votimit, së bashku do fitojmë. Ne jemi kryetarë të 6 partive bashkë. Dëshira jonë e vetme është që Turqia të gjejë paqe dhe demokraci. Kur të rinjtë postojnë në Twitter, ata paralajmërojnë prindërit e tyre. Djema, kam një fjalë për ju. Më dhëntë Allahu që kur të bëhem President, të mund të postoni në Twitter kundër meje dhe të më kritikoni më lehtë. Do t'ju sjell demokraci, liri, bukë, vaksina, punë. E di që ka komuna që mbyllen. Ne do të bëjmë një referendum, nëse do publiku do ta hapim përsëri. Ka gjykata të mbyllura në qytetet e vogla. Ne do të rihapim të gjitha ndërtesat, qytetarët do të kërkojnë të drejtat dhe ligjet e tyre atje. Ne do të bëjmë një referendum, nëse do publiku do ta hapim përsëri," tha ai

Të dielën, Turqia do të shkojë në votime për të zgjedhur një president të ri dhe gjithashtu anëtarë të parlamentit prej 600 vendesh.

kemal kilicdaroglu recep tajip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit