LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave në vend, LVV kryeson me 42%

• Procesi i numërimit të fletëve të votimit në Kosovë ka nisur. • 30 minuta pas përfundimit të zgjedhjeve, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të mundur mbledhjen e kutive të votimit dhe nisjen e numërimit të votave. • Deri më tani janë numëruar 73% e votave në Kosovë. • Nga votat e numëruara kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 42% të votave. • Ndërkohë që e dyta vijon Partia Demokratike e Kosovës me 22% e votave, ndërkohë që në vend të tretë është Lëvizja Demokratike e Kosovës me 17%. • Ndërsa Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8% të votave. • Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. • Kryesisht procesi zgjedhor i ditës së sotme ka qënë I rregullt dhe nuk janë regjistruar përplasje apo trazira mes votuesve apo komisionerëve.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Numërohen 73% e votave në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42% të votave

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele. Vendin e parë e kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 41.99% të votave, ndërsa në vend të dytë është PDK me 22.68%. Ndërkohë që në vend të tretë është Lëvizja Demokratike e Kosovës me 17.90%, dërsa Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 7.56% të votave. 

Rezultatet e zgjedhjeve:

LVV – 41.99%

PDK – 22.68%

LDK – 17.90%

AAK – Nisma – 7.56%

Lista për familjen – 2.29%

1 VITE ME PARE

Problemet me faqen e KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar në këto zgjedhje, duke vlerësuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe transparent. Ajo ka shprehur pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas rënies së faqes së KQZ-s Presidentja ka bërë thirrje për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë dhe në përputhje me vullnetin qytetar. Ajo ka theksuar se do të mbetet në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse deri në sigurimin e plotë që procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike.

1 VITE ME PARE

LDK shpall fitoren në Istog: Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
Ilir Ferati

KOSOVË- Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai përmes një postimi në Facebook Ferati ka shkruar se LDK ka dalë fituese në Istog. Gjithashtu ai ka theksuar se ky rezultat është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e punës së qeverisjes komunale në shërbim të të gjithëve, duke shtuar se angazhimi për fuqizimin e LDK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë, Faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.

Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Mbetemi të përkushtuar në misionin tonë dhe besojmë në fuqizimin e mëtejshëm të LDK-së në të gjitha proceset që na presin.

Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush.

Të dashur qytetarë, në ditët në vijim do të presim rezultatet përfundimtare nga KQZ dhe përmbylljes së këtij procesi demokratik.

Me respekt,
Iliri

1 VITE ME PARE

PDK shpall fitoren në komunën e Skënderajt: Mbi 80% e votave

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
Sami Lushtaku

KOSOVË- Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e thellë të PDK-së në këtë komunë, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen masive. Sipas Lushtakut, PDK ka marrë 17,000 vota, duke siguruar një rezultat bindës prej mbi 80% në këtë bastion tradicional të saj.

Faleminderit Skenderaj për 17,000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku në një postim në rrjetet sociale.

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme.

1 VITE ME PARE

“Kosova është e jona”! Aktivistë të Vetëvendosjes mblidhen para selisë, presin rezultatet me këngë dhe flamuj kuq e zi (VIDEO)

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para selisë së partisë e këndojnë këngën për Mitrovicën. Ndërkohë vazhdimisht po lëvizin edhe vetura me flamuj të Lidhjes Demokratike të Kosovës para këtij subjekti politik.

 

Edhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës lëviznin me makina pranë zyrës së LVV-së duke brohoritur PDK. Siç shihet edhe në pamje një grup aktivistësh kanë zgjedhur të këndojnë këngë patriotike, ndërkohë mbajnë  në duar edhe flamujt kuq e zi.

1 VITE ME PARE

Rikthehet faqja e KQZ/ Numërohen mbi 50% të votave në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
Rezultatet

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele. Vendin e parë e kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 37.50% të votave, ndërsa në vend të dytë është PDK me 29.8%. Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve në Kosovë, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje, Lista Srpska dhe Koalicioni për Familje, nuk e kalojnë pragun e 5%.

Rezultatet e publikuara:

Lëvizja Vetëvendosja - 37.50% të votave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) - 29.8%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) - 16.29%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7.92%

Lista Srpska - 2.28%

Koalicioni për Familje - 2%

 

 

1 VITE ME PARE

“Demokracia në Veprim” nxjerr rezultatin paraprak të zgjedhjeve në Kosovë/ Kurti kryeson me 40% të votave, PDK e dyta, LDK e treta

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
rezultatet

KOSOVË- Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur një konferencë për media ku ka publikuar edhe rezultatet paraprake sipas të dhënave që ka marrë nga qendrat e numërimit të votave.

Sipas rezultateve të DnV e para që krteson është LVV 40.4%, PDK e dyta me 21.7% dhe LDK e treta me 17.5%. 


REZULTATET SIPAS “DnV”


LVV 40.4% – 47 deputetë

PDK 21.7% – 25 deputetë

LDK 17.5% – 20 deputetë

AAK 7.2% – 8 deputetë

Koalicioni “Për familjen” – 2.4% të votave (nuk merr deputetë)

1 VITE ME PARE

Numërohen mbi 23% e kutive të votimit, LVV udhëheq me 55%, ndiqen nga PDK-ja me 25%

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave

KOSOVË- 23% e votave në Kosovë janë numëruar deri më tani. Mësohet se nga votat e numëruara kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 55% të votave. 

Ndërkohë që e dyta vijon Partia Demokratike e Kosovës me rreth 25% e votave, ndërkohë që në vend të tretë është Lëvizja Demokratike e Kosovës me rreth 9%. Ndërsa Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 5% të votave.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Bllokohet faqja e KQZ

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
faqja e KQZ

KOSOVË- Faqja zyrtare në internet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bie vazhdimisht. Dy orë pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numrimit të votave faqja e KQZ ka shfaqur probleme duke mos shfaqur të dhënat që kërkohen.

 

1 VITE ME PARE

Numërohen 5% e votave në Kosovë/ VV prin me 37%, PDK e dyta me 25%

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave
Rezultatet

KOSOVË- 5% e votave në Kosovë janë numëruar deri më tani. Mësohet se nga votat e numëruara kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 37.18% të votave. 

Ndërkohë që e dyta vijon Partia Demokratike e Kosovës me 25.10% e votave, ndërkohë që në vend të tretë është Lëvizja Demokratike e Kosovës me 17.28%. Ndërsa Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8.86% të votave.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis numërimi i fletëve të votimit 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 73% e votave

KOSOVË- Numërimi i fletëve të votimit ka nisur ditën e sotme në Kosovë. Pas përfundimit të votimit, KQZ-ja ka mbledhur kutitë e votimit në qëndrat e votimit dhe ka nisur numërimi i votave. 

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet