LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në balotazh me Milatoviç, raundi i dytë vendos gjithçka

• Milo Gjukanoviç do të përballet me Jakov Milatoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Malit të Zi, pas përmbylljes së raundit të parë të votimeve, më 19 mars. • Ashtu si pritej, Gjukanoviç, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve doli sërish më i votuari në zgjedhje, me 35.2% të totalit në favor të tij. • Por statistikat nuk ishin në favorin e tij, kjo sepse mori 57 mijë vota më pak në zgjedhjet e së dielës sesa në zgjedhjet e vitit 2018, kur u zgjodh president. • Nga ana tjetër, Milatoviç siguroi 29.2% të votave. • Me një kundërshtar si Milatoviç, Gjukanoviç rrezikon shumë më shumë në postin e tij tashmë, pasi një bashkim i fronteve opozitare mund t'i japë fitoren kundërshtarit të tij. • Një detaj tjetër që ra në sy gjatë zgjedhjeve ishte fakti se komuniteti shqiptar dhe ai boshnjak "bojkotuan" votimet, duke zgjedhur që të mos e hidhnin në kuti votën e tyre për asnjë nga kandidatët. • Tani raundi i dytë do të vendosë gjithçka. • Gjukanoviç, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bashkëshorti i garon përballë Gjukanoviç/ Kush është gruaja e JAKOV MILATOVIÇIT? Milena i ka 'habitur' malazezët me bukurinë e saj

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në
Jakov dhe Milena Milatoviç

PODGORICË- Dita e djeshme u shënua nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi dhe rezultati i papritur që mori Jakov Milatoviçit, njërit prej liderëve të partisë Lëvizja "Evropa Tani!", i cili do të përballet në raundin e dytë me presidentin aktual Milo Gjukanoviç. Ky i fundit fitoi 35.3 për qind të votave, ndërsa Milatoviç rreth 29 për qind të votave.

Jakov është një fytyrë relativisht e re në skenën politike të Malit të Zi - ai është vetëm 37 vjeç, pak më i ri se vitet e karrierës politike të kundërshtarit të tij, Gjukanoviç. Politikani i ri u  bë i njohur si ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiçit dhe nga gara për kryebashkiak të Podgoricës.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në
Jakov dhe Milena Milatoviç

Milatoviç fshehu me kujdes jetën e tij private nga sytë e publikut. Megjithatë, disa informacione bazë i dinë të gjithë - gruaja e tij quhet Milena, dhe së bashku kanë tre fëmijë, vajzat Sara dhe Ana dhe djalin David. Milena dje është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj gjatë votimit në Podgoricë dhe ka mahnitur me bukurinë e saj natyrale dhe veshjen elegante.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jakov Milatović (@jakov_milatovic)

Në Mal të Zi, 37-vjeçari prezantohet në publik si një njeri shumë i thënë pas familjes së tijdhe ndan herë pas here foto familjare nga udhëtime të ndryshme.

3 VITE ME PARE

Abazoviç: Dita e zgjedhjeve kaloi si në vendet e Evropës Perëndimore

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi në emër të Qeverisë se ndihet shumë krenar për mënyrën sesi kaloi dita e djeshme e zgjedhjeve në Mal të Zi. Për këtë, siç tha ai, kanë kontribuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor me “mesazhe shumë pajtuese”.

"Dje ishte si në vendet e Evropës Perëndimore. Mendoj se është diçka që duhet t'i shërbejë nderit të të gjithëve. Fokusi nuk është më tek e kaluara por tek progresi. Unë e konsideroj një progres të madh në krahasim me periudhën e mëparshme. Të gjitha ato frikëra që ekzistonin më parë po zhduken dalëngadalë,"- tha Abazoviç në seancën e sotme të Qeverisë.

Sipas Vijesti, ai bëri të ditur qëndrimin e tij politik në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke i dalë edhe njëherë kundër Milo Gjukanoviç.

“Mendoj se Mali i Zi duhet të marrë një president të ri dhe do ta ketë një të tillë,”- tha Abazoviç.

Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Tranzicionin Demokratik bazuar në 100 për qind të kampionit të përpunuar, kandidati i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 35,3 për qind të votave, Jakov Milatoviç nga Lëvizja për Evropën tani 28,9 për qind.

3 VITE ME PARE

KUSH ËSHTË JAKOV MILATOVIÇ? Gjithçka duhet të dijmë për kundërshtarin e Gjukanoviçit në Mal të Zi

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në
Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, rezultatet tregojnë se kundërshtarë në raundin e dytë do të jenë presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç. Duke gjykuar nga reagimet, Milatoviç është surpriza e zgjedhjeve të këtij viti.

Jakov Milatoviç u lind në vitin 1986 në Podgoricë, ku mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin "Slobodan Škeroviq" me diplomë në Luçë. Studimet bazë në degën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi, me notë mesatare 10 dhe ishte studenti më i mirë i gjeneratës së tij. Është fitues i çmimeve të shumta vendore nga Ministria e Arsimit, Universiteti i Malit të Zi, Ministria e Punëve të Jashtme e të tjera, etj.

Si studiues i qeverisë amerikane, ai bëri një vit studimi në Universitetin Shtetëror të Illinois, por u shkollua edhe në Vjenë dhe La Spaienza të Romës. Studimet master në fushën e ekonomisë i kreu në Universitetin e Oksfordit.

Eksperiencën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë si pjesë e ekipit të menaxhimit të riskut. Më pas, ai punoi në Deutsche Bank në Frankfurt në ekipin e vlerësimit të rrezikut të kredisë në vend me fokus në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore, dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit.

Ai mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë. Në vitin 2018, ai u promovua si kryeekonomist me detyrën për të mbuluar vendet e BE-së, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra në Bukuresht.

Karriera politike

Milatoviç ishte ministër i zhvillimit ekonomik në qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, si dhe kandidat për kryetar të Podgoricës. Edhe pse qytetarët vlerësuan lëvizjet e tij, ekonomistët besonin se masat reformuese të Milatoviçit ishin të ngjashme me skenarin grek në Mal të Zi. Pas rënies së Qeverisë së Malit të Zi, e udhëhequr nga Krivokapiçi, Milatoviçi formoi projektin e tij politik, të quajtur sipas reformave politike që ai zbatoi.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët dhe boshnjakët qëndruan në shtëpi

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç në
Foto ilustruese

MAL I ZI- Akuzat për “blerje votash”, presion ndaj votuesve,  incidente, tensione... gjithçka që ishte karakteristikë e cikleve të mëparshme zgjedhore, munguan dje në Mal të Zi. Parregullsia më e madhe është raportuar nga Shavniku, ku votimi është ndërprerë në një vendvotim, si dhe në Bijelo Polje, ku anëtarët e një familjeje kanë pohuar se janë “mashtruar” sepse nuk i kanë marrë paratë që u janë premtuar për votën që kanë dhënë.

Të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe organizatave joqeveritare tregojnë se pjesëmarrja këtë vit ishte rreth 2 për qind më e lartë se në zgjedhjet e kaluara, duke kapur 64.06 për qind. Pjesëmarrja më e madhe ishte në Shavnik (81,88 për qind), Nikshiq (81,86 për qind), pasuar nga Zeta, Mojkovac, Pljevlja, Pluzhine dhe Podgorica.

Më e ulëta u shënua në Gusinjë (30,12 për qind), Petnjicë (37,71 për qind), Ulqin (36,48 për qind), ndërsa në Tuz, përqindja e pjesëmarrjes ishte 49,94 për qind. Kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari (GP URA), e ka shpjeguar pjesëmarrjen e ulët duke thënë se qytetarët nuk janë të motivuar për të votuar, prandaj dhe kishte mungesa në qendrat e votimit./Vijesti

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet