Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi sot afatin për përfundimin e primareve për kandidatët e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Berisha deklaroi se ky proces mund të përfundojë brenda muajit tetor në bashkitë e mëdha. •Berisha ka kërkuar nga anëtarët e PD-së që të tërheqin atë që njihet si “elektorati gri”. •Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të qytetit të Tiranes, Berisha kërkoi takime, të cilat i konsideroi si rrugën kryesore për të bindur njerëzit dhe së dyti të përdoren më shumë rrjetet sociale. •Ai kërkoi angazhimin e strukturave për të bërë për vete elektoratin gri, ndërsa fushata elektorale sipas tij duhet të shtrihet jo vetëm derë më derë por edhe në rrjetet sociale, të cilën e konisderon si armë të fuqishme, duke theksuar dhe pranuar se PS është më dominante se PD në këtë fushë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partia Demokratike nuk është dominante në rrjetet sociale. Këtë e pohoi ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të Tiranës. Ai u shpreh se Partia Socialiste është më dominante në këtë fushë, pasi përdor armën e fuqishme të rrjeteve sociale. Berisha sugjeroi se secili anëtar i opozitës të jetë më i angazhuar në këto rrjete pasi po përdoren masivisht nga personat mbi 45-vjeç.
'Një armë shumë e fuqishme që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok. Ne sot, partia në pushtet na dominon, ato kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. Por ata nuk kanë një gje, nuk kanë interesin e publikut, ne e kemi 2 herë më të lartë. Sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa. Ato janë ndër 45 vjec, mjeti kryesor i komunikimit.'- tha Berisha, duke shtuar: Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur frymëzim fitoret e partive simotra të PD-së në disa shtete evropiane. Gjatë një konference të organizuar në seli, Berisha tha se qytetarët janë ngopur nga qeverisja e partive të majta, pasi kanë hipokrizinë dhe demoagogjinë si armë kryesore.
"Gratë dhe vajzat janë konsistuenca më e madhe e shqiptarëve. Ato nuk janë vetën numerikisht më e madhja. Por edhe cilësisht më e madhja. Fjala e tyre është më i efektshëm. Dua të rikujtoj këtu se pollet dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se burra. Ndaj edhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare të cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë. Kjo konferencë e organizuar nga Albana Vokshi dhe dhe Gerti Bogdani, ka një rëndësi shumë të madhe për ne. Pikërisht se përqendrohet në dy çështjet më themelore tona, në roline gruas në këtë moment kritik për PD dhe rolin e strukturave tona në fushatën elektorale dhe administrimin e votës.
Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitore por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, kemi të gjithë trashëgiminë dhe programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigje sfidave që na presin. Miqtë tanë po kthehen në pushtet në të gjithë anët e Europës. Në Suedi, Itali, Bullgari. Shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore. Ne kemi vlerat dhe qytetarinë të parin. Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju ftoj me kurajo të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit. Të inkurajoni shoqet tuaja që ju i njihni dhe i njihni aftësitë dhe talentin të kandidojnë. Jam i sigurtë e elektorati do ju mirëpresë ju më shumë se gjininë tjetër”, tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një lapsus ditën e sotme. Ai u shpreh se Partia e Moderuar në Suedi, udhëhiqet nga një grua. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” organizuar nga PD dhe Fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër të PD suedeze "Moderaterna", Berisha nisi fjalimin duke thënë se falenderon udhëheqësen e saj. Mirëpo, kreu i PD-së u korrigjua nga të pranishmit. Edhe pse iu bë e ditur se është burrë, më sakë, Ulf Kristersson, ai vijoi dhe një herë duke thënë se është grua. Më pas, ai kërkoi ndjesë, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze, duke qënë se të pranishëm ishin dhe të huaj.
'Mbështes plotësisht çështjen e kuotave, përderisa arrijmë të dalim jashtë tyre ashtu sic ka dalë partia simotër e Suedisë, e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar Urdhëro? Është burrë, më fal. Po, po, e udhëhequr nga zonja...është burrë. Më falni, 'i apologize'. '- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD do të shpallë kandidatët për Bashkitë e mëdha për zgjedhjet vendore të 2023-it, brenda muajit Tetor. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme”, Berisha u shpreh se gara do të jetë e hapur e se ajo që ka më shumë rëndësi për PD-në, është lista e simpatizantëve.
'Përpjekje të mëdha do të bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Mund të lëvizi por gjatë muajit tetor, kjo për Bashkitë e mëdha. Megjithate varet, nuk ka shumë procedura burokratike. Do të jetë një garë e hapur, listat e simpatizantëve kanë shumë rëndësi, ato nuk bëhen nga kryesitë por nga seksionet e PD-së. Cdo kryetar seksioni do të rregjistrojë simpatizantin, ne duhet të bëjmë çdo gjë që simpatizantët të votojnë. Ia premtuam atyre gjatë gjithë vitit dhe duhet ta zbatojmë. '- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në një vit është ndryshuar partia. Gjatë konferencës së organizuar nga PD, Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi një proces të vështirë e cila ia arriti që të vendoste votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtues lokalë dhe qëndrorë të PD-së.
'PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij. Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.'Unë mendova se duhet të ekzistonte, por duhej të paraqitej para shqiptarëve si një parti tërësisht e ndryshuar. Ndryshe ata nuk kanë asnjë arsye që të na besojnë ne. Për një vit ne ia kemi dalë të paraqitemi si parti e ndryshuar para tyre. Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.'- tha Berisha.