LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Ambasadori i BE-së po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn

• Sot është mbajtur protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë së Tiranës. • Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar. • Ditën e sotme ata kanë marrë dhe sjellë para godinës së Bashkisë disa thasë me mbetje, qartazi një shenjë revolte. • Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para Bashkisë tha se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë. • Ai tha se dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është ajo e kryeministrisë dhe e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. • Teliti shtoi se Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje. • Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen më shumë në protesta që kokën ta uli e keqja që është në pushtet. • Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhje që të hedhin plehrat drejt godinës. • Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Një person që është nën hetim nga SPAK"/ Këlliçi: Ambasadori i BE-së po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para
Belind Këlliçi

TIRANA- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në fjalën e tij gjatë protestës së sotme, ka hedhur kuza në drejtim të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Këlliçi tha se Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn, një person që është nën hetim nga SPAK. Ai shtoi se protesta ka treguar vendosmërinë e qytetarëve të Tiranës për t'i bërë ballë atyre që kanë kapur për fyti qytetin.

“Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn, një person që është nën hetim nga SPAK. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, dhe këtë njeri zyra e Delegacionit të BE-së dhe një komuniste si Federica Mogherini na e shesin si histori suksesi. A mos vallë nuk e dinë që ky njeri është nën hetim pasuror?

A nuk e dini që ajo organizata që e keni financuar ju, që quhet SPAK, ka nën hetim pasuror Erion Veliajn, që i kanë arrestuar gjysmën e drejtorëve dhe gjysmën tjetër e ka nën hetim. A ka të drejtë një ndërtues i 7 kateve pa leje, një njëri për të cilin janë shembur ndërtesa, përfshi edhe atë të Policisë Bashkiake, dhe shumë godina të tjera, që ti hapen sheshe ndërtimi për të ngritur kulla në mes të Tiranës, këtij njeriu, i cili thotë se janë mbyllur hetimet për dosjen 5D”, tha Këlliçi.

1 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina, jo t'i hedhim në ndërtesë

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen më shumë në protesta që kokën ta uli e keqja që është në pushtet. Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhje që të hedhin plehrat drejt godinës. Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.

"Nuk është zgjidhej ti hedhim plehrat drejtë godinës, zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina. Në këto vite përpos faktit se ekonomia është katastrofë, depresioni ka qenë jo vetëm ekonomik por edhe moral. Gazetarët në studio tregonin që opozita nuk fiton dot sepse Edi Rama ka bandat me vete dhe kriminelët me vete e kjo bëhej  hapur në televizione. Në një vend normal ata që folën në atë mënyrë ata ose kanë të drejtë ose gënjejnë por të gjithë e dine se kanë të drejtë sepse bandat janë më Edi Ramën dhe të vetmit që janë kundër tij janë qytetarët ndershëm të këtij vendi.

Është i qartë misioni ynë, pavarësisht që mund të ulim kokën dhe të pranojmë që ti servilen në tekste shkollore fytyra më e pështirë e vendit, Erion Veliaj. Ne mund të zgjedhim të ulim kokën sepse diploma s’ka rëndësi por rëndësi ka tesera e partisë. Nëse në Thumanë do të kishte kërkuar Durim Bami të ndërtohej një pallat a e dini se si do të shkonte qeveria me vrap dhe ministrat do të qëndronin në radhë për ta takuar ndërsa kur e kërkojnë qytetarët ajo nuk pranon ti takojë," tha Balliu.

1 VITE ME PARE

Protesta/ Teliti: Dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore, Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para
Dorian Teliti

TIRANA- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para Bashkisë tha se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë. Ai tha se dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është ajo e kryeministrisë dhe e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. Teliti shtoi se Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje.

"Një falënderim për të gjithë ju që i rezistua të nxehtit të verës për të protestuar kundër vjedhjeve të bërë nga pushteti. Ne rezistuam në diel po rezistojmë dhe në shi pasi ne jemi me të drejtën, me qytetarët me sipërmarrjen, me fëmijët me pensionistët me të sëmurët dhe me të gjitha ta që sot janë të harruar.

Dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është godina e kryeministrisë dhe kjo e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje, kanceri nuk njeh je i majtë apo i djathtë por paratë që vidhen çdo ditë me mbetjet e kanë një ngjyrë është ajo e kuqja e rilindjes.

Shqipëria është vendi me të ardhurat më të uëlta në europë dhe me korrupsionin më të lartë të europë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigracionit ku e shikoni europianizmin ju qytetarë dhe ndërkombëtar. Në cilin aspekt e keni parë europinizmin ju në tenderat pa garë, në korrupsion apo në taksat që vidhejn. Shqipëria do të bëhet evropiane nëse drejtohet nga njerëz që e duan Shqipërinë", tha Teliti.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit me thasë me mbetje nëpër duar

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para
Foto nga protesta

TIRANA- Ka vijuar dhe sot protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.

Ditën e sotme protestuesit kanë marrë dhe sjellë para godinës së Bashkisë disa thasë me mbetje, qartazi një shenjë revolte.

Ndërkohë protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Sot protesta e opozitës para Bashkisë, ja segmentet rrugore që do të bllokohen në Tiranë

"Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën!" Protesta para
Foto ilustruese

TIRANA- Autoritetet kanë publikuar planin e masave për protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë të planifikuar në orën 11:00. Bëhet me dije se prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën