All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Koçolja dhe Sulovari dyshohet se janë vrarë, gjendet makina që i rrëmbeu, trupat po kërkohen në Konispol, familjarët përplasen me policinë

• Forca të shumta të Policisë së Sarandës po zhvillojnë një operacion në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës. Prej orësh kanë ngritur pika kontrolli për zbulimin e detajeve në lidhje me dy 46-vjeçarët e zhdukur prej 6 prillit, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi. • Deri më tani raportohet se kontrollet janë zhvilluar në zona të njësisë administrative Xarrë në Bashkinë Konispol, mes Bashkisë Sarandë dhe asaj Himarë. Edhe në Qafë Gjashtë ka kontrolle. • Raportohet se është sekuestruar një automjet, ndërsa një tjetër është kontrolluar, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë lidhje me dy të zhdukurit. • Ndërsa familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar këtë pasdite Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe kanë kërkuar që të paktën tu gjenden trupat e dy 46-vjecarëve. Vëllai i Sulovarit është përplasur verbalisht dhe me një efektiv policie që ishte në krye të detyrës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Të zhdukur nga 6 prilli, Koçolja e Sulovari mund të jenë vrarë, zbardhen lëvizjet e tyre në makinën e rrëmbyesit, trupat mund të jenë fshehur në Konispol

Koçolja dhe Sulovari dyshohet se janë vrarë, gjendet makina
Leonard Thodhori
All - Paragraf - 1

SARANDË- Policia mendon se dy 46-vjecarët, Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi mund të jenë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol. Gjithashtu janë zbardhur detaje nga komunikimi i tyre me personat që ndodheshin në makinën ku hipën dy të zhdukurit pa gjurmë. BW shkruan se në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit, dallohet Fatmir Sulovari i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

3 VITE ME PARE

Gjendet mjeti me të cilin u rrëmbyen Koçolja dhe Sulovari, shoqërohen persona me precedentë penalë, po merren në pyetje në Vlorë

Koçolja dhe Sulovari dyshohet se janë vrarë, gjendet makina
Leonard Thodhori dhe nëna e tij

SARANDË- Një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari është gjetur në një magazinë në afërsi të fshatit Nivicë të Bashkisë Himarë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe Forcat Operacionale bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar një automjet fuoristradë tip “Range Rover” në Qafë-Gjashtë ndërkohë që po verifikohen edhe gjashtë mjete të tjera. 

Gjithashtu bëhet me dije se disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë. Ata janë dërguar në komisariatin e Policisë Vlorë nga Forcat Operacionale, ku janë marrë në pyetje, por nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.

Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

3 VITE ME PARE

Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, Operacionalja në aksion, sekuestrohet një makinë, kontrollohet një tjetër. Rrethohet Saranda

Koçolja dhe Sulovari dyshohet se janë vrarë, gjendet makina
Leonard Thodhori

SARANDË- Forca të shumta të Policisë së Sarandës po zhvillojnë një operacion në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës. Prej orësh kanë ngritur pika kontrolli për zbulimin e detajeve në lidhje me dy 46-vjeçarët e zhdukur prej 6 prillit, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi. 

Deri më tani raportohet se kontrollet janë zhvilluar në zona të njësisë administrative Xarrë në Bashkinë Konispol, mes Bashkisë Sarandë dhe asaj Himarë. Edhe në Qafë Gjashtë ka kontrolle. Deri më tani mësohet se është sekuestruar një automjet, ndërsa një tjetër është kontrolluar, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë lidhje me dy të zhdukurit.

Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Vëllai i Sulovarit përplaset me efektivin: Po sikur të të marrim peng ty, do vijë shteti? S’jemi këtu për një lopë apo viç, duam trupat e dy të zhdukurve

Koçolja dhe Sulovari dyshohet se janë vrarë, gjendet makina
Gëzim Sulovari dhe efektivi

SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar këtë pasdite Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe kanë kërkuar që të paktën tu gjenden trupat e dy 46-vjecarëve, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit. Vëllai i Sulovarit është përplasur verbalisht dhe me një efektiv policie që ishte në krye të detyrës. Ai dëgjohet që kërkon të takohet me shefin e komisariatit, por efektivi i thotë se ai nuk gjendet aty për momentin.

“Kush është në shërbim vëlla. Po sikur të të marrim peng ne ty ore, të të fusim në makinë, do vijë shteti?”- i thotë ai.

“Është në shtëpi,”- thotë efektivi.

“Ore ti ke familje ti, ke njerëz more zotëri, se s’po të bëjë presion. Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur.  A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj. Merre të vijë këtu. Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt? Ore ka ardhur Gëzimi thuaj more,”- vijon të thotë vëllai i Sulovarit.

“Mos më kërcëno,”- shprehet efektivi.

“Po s’po të kërcënoj more, merre thuaj, ka ardhur Gëzimi,”- shton në fund vëllai i Sulovarit.


Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

leonard thodhori fatmir sulovari fatmir krasniqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri