LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12 qarqe të vendit! Publikohen rezultatet e para në disa bashki, si renditen kandidatët

• Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe janë mbyllur në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. • Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit.• Në fletën e votimit gjende të renditur të gjithë kandidatët e qarkut. •Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 majit. •Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë blu, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij. •Sipas Berishës, ky është akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend. •Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00 për 12 qarqe të vendit dhe pas 2 orëve ka nisur numërimi në disa bashki. • Bëhet me dije se gjatë numërimit të votave janë konstatuar parregullsi në kutinë e votimit në Konispol, ku janë gjetur 20 fletë votimi më shumë sesa ishin regjistruar. • Procesi i numërimit vijon edhe në bashkitë e tjera, ndërkohë që ka përfunduar numërimi i votave në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. • Bajram Hysaj renditet i pari me 270 vota në total, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota në total. •Nga rezultatet e para të publikuara në Konispol, shihet se kryeson deutetja Ina Zhupa me 126 vota. • Ndërsa nga rezultatet e e numërimit të votave në Pogradec kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota.

20 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Përfundon numërimi i votave edhe në Pogradec, kryeson Genti Çela. Zhgënjejnë Edmond Spaho dhe Sorina Koti

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

POGRADEC - Ka përfunduar numërimi i votave të Primareve në PD, edhe në qytetin e Pogradecit.

Nga rezultatet e publikuara shihet se kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota. Nga lista e mëposhtme vërehet se deputetja Sorina Koti nuk ka marrë asnjë votë, kurse Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota.

Lista e rezultateve në Pogradec

1-LEDINA ALOLLI - 7 
2- LORENC BEGAJ- 25
3- GENTI ÇELA- 323
4- ALFRED GEGA- 3
5- XHULJAN GUÇE- 
6- KUJTIM HOXHA - 
7- YLLSON IBRAHIMLLARI 39
8- KRISTIANO KOÇIBELLI- 4 
9- SORINA KOTI- 
10- FIDEL KREKA- 
11- ARBËR MALE- 203 
12- ANDREA MANO- 
13- BLEDION NALLBATI- 19
14- ALBANA PRIFTI- 38
15- BRUNILDA PRIFTI - 13 
16-  ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO- 6
19- ELSUIDA VILA

1 VITE ME PARE

Vijon procesi i numërimit të votave të primareve/ Del rezultati i parë në Konispol, fiton Ina Zhupa

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Ina Zhupa

KONISPOL - Kanë dalë rezultatet e para të votave të Primareve në Partinë Demokratike. Bëhet me dije se nga numërimi i votave në Konispol, ka fituar bindshëm deputetja Ina Zhupa. 

Sipas rezultateve, Zhupa ka marrë 126 vota të anëtarësisë së PD në këtë qytet, ndjekur mës pas nga Manjola Nikollo e cila ka sigururar 34 vota.

Rezultati

Ina Zhupa, 126 vota

Manjola Nikollo, 34 vota

Liljana Elmazi, 12 vota

Dashamir Tahiri, 12 vota

Atird Hoxha, 4 vota

Nada Daullja, 1 votë

1 VITE ME PARE

Mbyllja e votimit për Primaret në PD/ Bardhi: Proces transparent dhe model! Demokratët entuziastë për të sjellë ndryshimin

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit për Primaret në Partinë Demokratike.

Në një postim në rrjete sociale, Bardhi ka ndarë foton nga qendrat e votimit teksa shprehet se procesi i sotëm sipas tij ishte model dhe transparent. Bardhi shkruan ndër të tjera se pjesëmarrja masive sipas tij tregon entuziazmin e demokratëve për të sjellë ndryshimin.

1 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Përfundon numërimi i votave në Këlcyrë dhe Përmet, si renditen kandidatët

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

GJIROKASTËR - Ka përfunduar numërimi i votave të primareve të PD-së në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. Bëhet me dije se Bajram Hysaj renditet i pari me 270 vota në total, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota në total.

Më poshtë rezultatet:

1-Bajram Hysa 131 vota

2-Alma Buci Kore 55 vota

3-Arben Ristani 51 vota

4-Ndriçim Seferi 9 vota

5-Anila Kuka Caca 6 vota

6-Xhaferr Meço 6 vota

Përmeti:

1-Bajram Hysaj 139 vota

2-Arben Ristani 40 vota

3-Alma Buci Kore 24 vota

4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.

1 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Fillon procesi i numërimit të votave, konstatohen parregullsi në Konispol

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

KONISPOL - Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur edhe numërimi i votave në disa qendra për primaret në Partinë Demokratike që u mbajtën këtë të shtunë.

Bëhet me dije se gjatë numërimi të votave në degët Konispol, Sarandë, Finiq dhe Delvinë janë konstatuar disa parregullsi në kutinë e Konispolit. Raportohet se në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë. 

Nuk dihet ende se përse rezultojnë 20 fletë votimi më shumë, sakaq ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi.

1 VITE ME PARE

Mbyllet zyrtarisht procesi i primareve në 12 qarqe të vendit, pritet grumbullimi i të gjitha kutive për numërimin e votave

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

TIRANË - Është mbyllur procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike për 12 Qarqe të vendit. Bëhet me dije se pas përfundimit të procesit, pritet të grubullohen të gjitha kutitë e votimit dhe do të numërohen votat. 

Bëhet me dije se në Lushnjë ka pasur 1450 votues. Në Divjakë kanë votuar 800 anëtarë të PD. Në Pogradec kanë votuar 687 anëtarë, teksa në listë kanë qenë 1200 persona. Në Devoll votuan 1371 anëtarë, ndërsa në Kolonjë, votuan 557 anëtarë të PD-së.

Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së. Në Kukës ka pasur 935 votues, në Has kishte 1050 votues, ndërsa në Tropojë 830. Në Shkodër votuan 1785 anëtarë të Partisë Demokratike, në Malësinë e Madhe 781 votues, në Vaun e Dejës 701 votues, në Pukë 586 dhe në Fushë Arrëz 588 votues.

Bëhet me dije gjithashtu se në Bashkinë e Belshit të qarkut Elbasan kanë marrë pjesë në primare 411 njerëz ose 56 përqind e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

U mbyll votimi për primaret në Sarandë, ku morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Në Finiq pati 130 votues. Në Delvinë 250 votues dhe në Konispol 176 votues.

Sakaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njoftoi pak më herët se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

1 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Përfundon procesi në 3 degë, shtyhet votimi në Fier për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

TIRANË - Është mbyllur zyrtarisht votimi në 3 degë për primaret në Partinë Demokratike. Bëhet me dije se vetëm në Fier është shtyrë procesi i votimit. Orari zyrtar i mbylljes së primareve është ora 18:00, megjithatë në Fier do të vijojë dhe për pak kohë më shumë, për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve që nuk kanë mundur ende të votojnë.

Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi i votimit është mbyllur ne orën 18:00. Gjithashtu edhe në selinë blu është mbyllur votimit. 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njoftoi pak më herët se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

1 VITE ME PARE

Vijon procesi i Primareve në PD/ Dalin shifrat e reja të pjesëmarrjes, sa demokratë votuan deri në orën 16:00

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

TIRANË - Vijon procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Njoftimi për media
1 VITE ME PARE

Balliu voton në Primaret e PD-së: Ky proces na forcon maksimalisht përpara betejës finale!

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Balliu

TIRANË - Koordinatori i Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka votuar në Primaret që po mban PD këtë të shtunë. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu teksa ka ndarë dhe foton nga votimi, thekson rëndësinë e këtij procesi. Ai thotë se procesi forcon opozitën për betejën finale të 11 Majit.

Postimi i Balliut:

Në këto 2 orë që kanë mbetur ju ftoj të dashur miq të marrim pjesë masivisht!
Ky proces na forcon maksimalisht përpara betejës finale me 11 Maj ku Shqipëria falë bashkimit opozitar me qytetarër do të shkërrmoq narkopushtetim e Edi Rames.

1 VITE ME PARE

Primaret/ Voton Berisha: Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë blu, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij. Sipas Berishës, ky është akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?

Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin.

1 VITE ME PARE

Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

TIRANA- Procesi i Primareve 2025 në Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka nisur dhe vijon në të gjithë vendin. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deri në mesditë kanë votuar 19,186 anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

KOKOE bën thirrje për vijimin e votimit, duke e cilësuar këtë një proces të rëndësishëm për demokratët dhe të ardhmen e vendit. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.

1 VITE ME PARE

Incidente në procesin e Primareve në Pogradec, disa anëtarë tentojnë në votojnë me karta false

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Kartat

POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit gjatë procesit të primareve është tentuar të votohet me karta anëtarësie false nga persona të ndryshëm që janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të PD-së me karta anëtarësie të parregullta.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që  me këto mjetë të votojnë, ndërkaq komisioni nuk i ka kthyer tek personat këto mjete të falsifikuara.

Bëhet me dije se janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë që nga komisioni rezulton që të ketë pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitur me këto dokumente anëtarësie.

1 VITE ME PARE

Primaret/ Bardhi ndjek procesin në Fier: PD respekton vullnetin e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Gazment Bardhi

FIER- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat ka ky qytet teksa ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Primare. Bardhi tha se PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik. Ai shtoi se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin nga ana e anëtarëve.

"Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’. 

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

“Manifestim demokracie!” Pjesë e listës së primareve në Durrës, Floriana Garo: Radhët janë plot

 

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Floriana Garo dhe Oerd Bylykbashi

DURRËS- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cila është pjesë e listës së primareve në Durrës, ka publikuar fotot nga votimet në primaret në këtë qytet.

Garo shkruan se radhë në Durrës për të votuar janë plot, duke e konsideruar një super manifestim demokracie. Ajo shton se bashkë me demokratët do të shkojnë drejt ndryshimit dhe fitores më 11 maj.

“Primaret filluan dhe rradhet ne Durres jane plot! Nje super manifestim demokracie! Bravo demokratet! Bashke drejt Ndryshimit dhe Fitores me 11 maj”, shkruan ajo.

1 VITE ME PARE

Sot primaret në PD, votohet në qarkun e Tiranës, ja emrat e kandidatëve

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

TIRANA- partia Demokratike mban ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Procesi i votimit në këto primare ka nisur dhe në Tiranë. 

Votimi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.

Vendet e votimit në Tiranë: 

-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”

-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH

-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel

-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”

-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”

-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat

-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”

-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”

-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri

-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”

-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2

-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk

-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek

-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës

-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir

-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës

-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër

-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12

1 VITE ME PARE

Sot primaret në PD, nis votimi edhe në qarkun e Korçës, në garë 19 kandidatë (EMRAT)

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

KORÇA- Ka nisur procesi i primareve edhe në qarkun e Korçës, ku gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 11 majit. Votimi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00.

Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.

Emrat e kandidatëve:

1-LEDINA ALOLLI
2- LORENC BEGAJ
3- GENTI ÇELA
4- ALFRED GEGA
5- XHULJAN GUÇE
6- KUJTIM HOXHA
7- YLLSON IBRAHIMLLARI
8- KRISTIANO KOÇIBELLI
9- SORINA KOTI
10- FIDEL KREKA
11- ARBËR MALE
12- ANDREA MANO
13- BLEDION NALLBATI
14- ALBANA PRIFTI
15- BRUNILDA PRIFTI
16- ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO
19- ELSUIDA VILA

Në degën e PD-së Korçë janë rreth 2800 anëtarë:

-Devoll- 1900 anëtarë
-Maliq -1854 anëtarë
-Pogradec – 1200 anëtarë
-Kolonjë- 1000 anëtarë.

1 VITE ME PARE

Primaret e PD-së në Durrës/ Bylykbashi: Procesi po shkon shumë mirë, fluks i lartë votuesish

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Oerd Bylykbashi

DURRËS- Drejtuesi Politik në Qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se procesi i Primareve për këtë qark po shkon shumë mirë. Bylykbashi tha se interesi i anëtarëve të PD-së që i janë drejtuar kutive të votimit ka qenë i lartë që në fillim. Ai e ka cilësuar procesin si një nga më demokratikët.

“Sot është hapur sipas ri i një për proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin. Procesi ka nisur në orën 08:00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale. Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Zhvillohet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike, nis votimi në Durrës dhe Vlorë

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Votimi

SHQIPËRI- Procesi i votimit në Primaret e PD-së ka nisur dhe në Durrës dhe në Vlorë. Mësohet se aktualisht po zhvillohet një process tejet i qetë dhe që pritet të nxjerrë kandidatët për deputetë të PD në zgjedhjet e 11 majit. Procesi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00.

Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.

Më poshtë është edhe lista me garuesit në Primare, në këto dy qarqe:

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12

1 VITE ME PARE

Sot primaret në PD, ja listat me emrat e kandidatëve në 12 qarqet e vendit

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit. Nga këto zgjedhje, do të zbulohet dhe lista e kandidatëve të saj që do të shkojnë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00, ndërsa mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Listat e mëposhtme paraqesin emrat e kandidatëve garues në secilin qark të vendit.

1 VITE ME PARE

Zhvillohet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike, nis votimi në disa qytete

Primaret në Partinë Demokratike/ Mbyllet zyrtarisht votimi në 12
Selia e PD

SHQIPËRI- Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe vijojnë deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. 

Sipas informacioneve, procesi i votimit ka nisur në disa qytete, konkretisht në Lushnje, Divjakë dhe Gjirokastër. Në Lushnje, janë 4 kandidatë: Eduard Sharka, Sajmir Korreshi, Gentian Çela dhe Devin Serjani.

Në Divjakë janë 2 kandidatë: Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi. Ndërkohë në fletën e votimit anëtarët e degëve të PD Lushnje dhe Divjakë janë 22 emra pasi votimi bëhet në rang Qarku.

Nga ana tjetër, në qarkun e Gjirokastër janë 9 kandidatë në garë: Anila Cacaj Gjirokastër; Mariklent Dervishi, Memaliaj;  Bajram Hysa, Përmet; Zenjel Kola, Memaliaj; Alma Kore, Gjirokastër; Xhafer Meca, Tepelenë; Armando Rabaj, Gjirokastër; Arben Ristani Gjirokastër dhe Ndricim Seferi Gjirokastër.

 

primaret ne pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet