LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër tregtare, Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje, 42 persona të asfiksuar

• Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në qendrën tregtare "Metropol" në Lushnje. • Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të ndërtesës ku është qendra tregtare. • Policia dhe zjarrfikësja ka arritur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë bërë të mundur evakuimin e personelit dhe klientëve. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. • Ajo që bëhet me dije është e përbashkëta që kjo qendër tregtare ka me pallatin 11-katësh që u shkrumbua në Tiranë. • Të dyja godinat ishin të veshura me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. • Disa persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të asfiksimit nga tymi. • Në spital sipas raportimeve janë dërguar 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikës të asfiksuar. • Por pasi u vunë nën kontroll flakët, zjarri u riaktivizua sërish dhe këtë herë ka përfshirë të gjithë godinën. • Në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Armatosura, Policia, RENEA, Shqiponjat si dhe zjarrfikësit e Lushnjes, Tiranës, Durrësit, Fierit, Belshit, Vlorës dhe Albpetrolium.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje përkeqësohet, flakët përhapen me shpejtësi në të gjithë godinën

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri

LUSHNJE- Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje ka dalë jashtë kontrollit. Mësohet se flakët janë riaktivizuar sërish në kat të fundit të ndërtesës. 

Ndërkohë që zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën për shkak të veshjes me polisterol. Siç, shihet nga videoja e publikuar nga Dosja.al, zjarri ka marrë përmasa të pa kontrollueshme. 

 
2 VITE ME PARE

Përfunduan në spital, flasin dy zjarrfikësit: Morëm serum, tani do shkojmë sërish në punë

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarrfikesit

LUSHNJE- Dy zjarrfikësit që përfunduan në spital në Lushnje, pas asfiksimit nga tymi, kanë shkuar sërish në punë. Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se u bllokuan dhe pasi morën serum dhe oksigjen në spital, janë të detyruar që të shkojnë sërish në krye të detyrës.

 “Patëm problem me frymëmarrjen u bllokuam nga tymi, morëm serum dhe oksigjen, tani do shkojmë përsëri në punë," thanë ata.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka nisur katin e tretë të qendrës tregtare. 42 janë personat që janë asfiksuar nga zjarri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës.

2 VITE ME PARE

Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare në Lushnjë

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri

LUSHNJE- Zjarri në qendrën tregtare Metropol është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme. Pasi flakët u shuan pas 5 orësh punë intensive nga zjarrfikësit, flakët janë rindezur sërish, këtë herë në kat të fundit.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka nisur katin e tretë të qendrës tregtare. 42 janë personat që janë asfiksuar nga zjarri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës.

2 VITE ME PARE

Zjarri në Lushnje, policia: Përfundon evakuuimi, 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses të asfiksuar

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri

LUSHNJE- Autoritetet policore dhe zjarrfikëse kanë përfunduar evakuuimin e qytetarëve që ishin të bllokuar në qendrën tregtare Metropol, e cila u përfshi nga flakët pasditën e sotme në Lushnje. Mësohet se janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Ndërkohë që shkaku i zjarrit nuk është zbuluar ende.  

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit. Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

2 VITE ME PARE

Brataj nga Lushnja: Po hapen me forcë të gjitha dyert, kanë mbetur edhe disa banesa për kontroll

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Skender Brataj

LUSHNJE- Skëndër Brataj, Shefi i Urgjencës Kombëtare ka folur ditën e sotme rreth ngjarjes në Lushnje, ku një godinë është përfshirë nga zjarri. Sipas Brataj nuk do të ketë pasoja për pacientët të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Nga ana tjetër ai ka bërë me dije për mediat se fëmijët e transportuar në urgjencë janë të moshave 7, 8 dhe 14 vjeç. 

Brataj: Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital. Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç.  Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. 

Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata.

2 VITE ME PARE

"Rreziku ende nuk ka përfunduar"/ Balla nga Lushnja: Temperatura aty është shumë e lart, kemi krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Ministri i Brendshem

LUSHNJE-Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë ditën e sotme në Lushnje pranë godinë 12 katëshe e cila u përfshi nga një zjarr masiv. Balla ka folur rreth situatës duke bërë me dije se rreziku ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij ka disa vatra të vogla zjarri dhe bëri të ditur se është krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet. 

Balla: Nëse do jetë e nevojshme do të dërgohen dhe në një spital tjetër. E para rreziku nuk ka përfunduar, ka ende disa vatra të vogla zjarri dhe aty po punojnë shërbime të zjarrëfikëse të Fierit, Tiranës dhe Durrësit. Temperatura aty është shumë e lartë dhe është krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet. Ajo që dua tju them dhe policia ka krijuar një kordon sigurie. Do të ketë një hetim të plotë mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. Dua që hetimi të jetë i plotë. Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë. Nëse do të ishte e nevojshme për të bërë evakuiim nga tarraca me helikopter, do ta bënim, por RENEA arriti të neutralizojë situatën. Në këtë aspekt, i gjithë zinxhiri shtetëror ka funksionuar në një kohë të mënjehershme dhe zjarri ka qenë në përmasa të mëdha. 

2 VITE ME PARE

"Shikoni po thyejnë xhamat"/ Qytetari në Lushnje: Kam shokët aty lart, janë bllokuar

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një qyetetar është shprehur për mediat i shqetësuar se ka dy shokët e tij të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnje, e cila është përfshirë nga flakët disa orë më parë. Nuk bëhet ende me dije sesa persona janë brenda ende të bllokuar në pallat.

Qytetari shprehet se miqtë e tij banojnë në pallatin ngjitur, por kanë ndaluar në qendrën tregtare për kryer disa shërbime. Ai i thotë se ata janë sipër dhe po thyejnë xhamat për të dalë tymi.  

Janë shokët e mi lart, shiko po i thyejnë xhamat”,-tha qytetari.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave.

 

2 VITE ME PARE

"Janë dy fëmijët e mi në tarracë"/ Nëna në Lushnje pret në panik të shpëtohen fëmijët e saj nga zjarri

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër

LUSHNJE- Një grua në Lushnje pjesë e ngjarjes ku një pallat 12 katësh është përfshirë nga zjarri ka bërë me dije se dy fëmijët e saj kanë ngecuar në tarracën e godinës.

Ajo tha për mediat se po pret që fëmijët e saj të shpëtohen. Sipas nënës e cila e shihet në panik, thuhet se fëmijët jaën ngjitur nga kati 10 në katin e 12 për të shpëtuar.

Nga kati i 10-te kanë hipur lart në tarracë, janë dy fëmijët lart“, tha ajo.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave.

 

2 VITE ME PARE

Situatë kaotike në në Lushnje, mbi 40 persona përfundojnë në spital nga asfiksia

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri ne Lushnje

LUSHNJE- Situata në Lushnje është kthyer në kaotike. Mësohet se mbi 40 persona mes tyre dhe fëmijë ndodhet në spital për shkak se janë asfiksuar nga tymi në qendrën tregtare Metropol.

Ndërkohë që në goditën 12 katshe ku ka rënë dhe zjarri ka ende persona të bllokuar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe forca të shumta policore, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërsa shkaku i rënies së zjarrit nuk është përcaktuar ende.

2 VITE ME PARE

"Pafund respekt"/ Braçe mbërrin në Lushnje, publikon video nga qendra tregtare: Jam pa fjalë për punën e RENEA-s

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Lushnjes, ka mbërritur në vendngjarje. Braçe nga qendra tregtare që u përfshi nga një zjarr masiv, ka publikuar disa momente kur forcat policore të RENEA-s kanë qenë duke nxjerë njerëzit e bllokuar në godinë.

Deputeti shprehet se është pa fjalë për punën e tyre dhe i falenderon ata pafundësisht në lidhje me gjithë impenjimin e treguar në këto orë të vështira. 

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa tymi është përhapur në gjitha katet. Raportohet se disa persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. 

2 VITE ME PARE

Zjarri në qendrën tregtare, disa persona të asfiksuar në Lushnje, mes tyre dhe fëmijë

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri

LUSHNJE- Disa persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri në Lushnje. Mësohet se për shkak të tymit të shumtë të krijuar nga zjarri në qendrën tregtare, të asfiksuar ka dhe disa fëmijë.

Shkaku i rënies zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që ndërtesa është e veshur me polisterol, lëndë e cila bën dhe përhapjen e flakëve me shpejtësi. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse dhe policia operacionale 'Shqiponja'.

2 VITE ME PARE

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, Bardhi: Situata është shumë e rëndë, fokusi të jetë mbështetja e forcave zjarrfikëse

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë qendrën tregtare Metropol në Lushnje. Me anë të një postimi në X, Bardhi thekson se po ndjek me vëmendje situatën e rëndë që është krijuar në Lushnje. Po ashtu ai ka shtuar se në këto momente fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe të policisë.  

Postimi i Bardhit:

Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Tymi përfshin gjithë ndërtesën, disa persona dërgohen në spital nga asfiksimi

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
foto nga ndertesa

LUSHNJE- Një zjarr masiv ka shpërthyer në një qendër tregtare në Lushnje, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i personelit dhe klientëve. 

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa tymi është përhapur në gjitha katet siç shihet në videon e mëposhtme. Raportohet se disa persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. 

 

Ajo që bëhet me dije është e përbashkëta që kjo qendër tragtare ka me pallatin 11-katësh që u shkrumbua në Tiranë. Të dyja godinat ishin të veshura me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. 

Deri më tani në qendrën tregtare, janë të bllokuar disa persona brenda. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia operacionale 'Shqiponja' janë në vendngjarje për të izoluar flakët.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Zjarri në Lushnje, momenti kur qytetaret e bllokuar në qendrën tregtare tentojnë të dalin nga dritaret

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Zjarri

LUSHNJE- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur qytetarët e bllokuar në qendrën që ka marrë flakë në Lushnje tentojnë që të dalin nga dritaret. Zjarri ra pasditen e sotme në në katin e tretë të godinës, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Por fakti që kjo godinë është e veshur me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. 

2 VITE ME PARE

E veshur me polisterol, shkrumbohet qendra tregtare në Lushnje, ngjashmëria me pallatin 11-katësh në Tiranë

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
Qendra tregtare

LUSHNJE- Qendra tregtare Metropol në Lushnje ka marrë flakë ditën e sotme. Zjarri ka nisur në katin e tretë të kësaj qendre tregtare, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende. 

Ajo që bëhet me dije është e përbashkëta që kjo qendër tregtare ka me pallatin 11-katësh që u shkrumbua në Tiranë. Të dyja godinat ishin të veshura me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. 

Deri më tani në qendrën tregtare, janë të bllokuar disa persona brenda. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia operacionale 'Shqiponja' janë në vendngjarje për të izoluar flakët.

2 VITE ME PARE

Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje, nis evakuimi i klientëve dhe punonjësve

Situatë kaotike në Lushnje/ Zjarr masiv në një qendër
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Kati i tretë i një qendre tregtare në Lushnje raportohet se është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Sipas informacioneve po evakuohen klientët dhe punonjësit. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet