Ramiz Kelmendi
KOSOVË- Pronari i qendrës tregtare, Ramiz Kelmendi tregon se ka tentuar të shuajë zjarrin që përfshiu fillimisht biznesin e tij duke hyrë vetë në depo. Bizesmeni tregoi për mediat se gati ka ngelur brenda i bllokuar nga flakët, të cilat po përhapeshin me shpejtësi.
“Unë edhe vet hyra, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra të ndërhyj në shuarjen e zjarrit por ishte e kotë. Depoja është 200 mijë metra katrorë, më e madhja në Kosovë e në rajon. Në momentin kur zjarri ka përfshirë depon, nuk ka qenë askush brenda,”- ka thënë Kelmendi.
Në fillim janë përfshirë nga flakët e zjarrit depot, më pas edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë. Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. 8 persona janë dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit.