Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në qendër të Nartës në Vlorë. • Mësohet se zjarri ka nisur në një lokal në Nartë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në godinat ngjitur. • Bëhet me dije se këto godina shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por siç raportohet ato ishin bosh dhe të mbyllura. • Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e ndodhur në disa biznese në Nartë në Vlorë ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrikë dhe për pasojë është djegur një lokal. • Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorë. • Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.
3 artikuj për këtë temë.
VLORA- Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e ndodhur në disa biznese në Nartë në Vlorë ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrikë dhe për pasojë është djegur një lokal. Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.
VLORË- Disa dyqane u përfshinë nga flakët këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Bëhet me dije se këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por siç raportohet ato ishin bosh dhe të mbyllura.
Gjithashtu zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e këtyre godinave. Ndërkohë dyshohet për shkëndija elektrike por nuk përjashtohet edhe mundësia për një zjarrvënie e qëllimshme.
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në qendër të Nartës në Vlorë. Mësohet se zjarri ka nisur në një lokal në Nartë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në lokalet ngjitur.
Nga zjarri që po vijon të përhapet po rrezikohen edhe disa banesa, por shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij.