LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit të Shqipërisë për ndihmë, pranon trupat e zjarrfikësve, Mitsotakis: Faleminderit!

• Greqia është ende sot në gjendje alarmi, ndërsa pesë fronte të mëdha zjarri janë ende të ndezura në Alexandroupoli, Rodopi, Evia, Boeotia dhe Kythnos. • Banorëve të zonës Laka Katsari të Aspropirgos u është dërguar një mesazh nga 112 për tu larguar nga banesat e tyre. • Zjarri po djeg në bar të thatë në zonën e Lakka Katsari dhe në vende të tjera të shpërndara, ndërsa në afërsi ka parcela toke dhe zona biznesi. • Forca të forta ajrore dhe tokësore kanë shkuar në vendngjarje. • Konkretisht po operojnë 44 zjarrfikës me 18 automjete si dhe një grup këmbësorësh. • Në Aleksandropolis spitali i qytetit u evakuua pasi flakët arritën pranë rrethimit ndërsa tymi mbuloi të gjithë zonën. • Anija "Adamantios Korais" u shndërrua në një spital lundrues për pacientët dhe foshnjat që u transferuan atje nga Spitali Universitar i Aleksandoupolis. •Ndonëse fillimisht Greqia refuzoi të pranonte ndihmën e Shqipërisë për forca zjarrfikësish, ajo tashmë është tërhequr. •Forcat zjarrfikëse janë nisur në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë për shuarjen e zjarrit. •58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mitsotakis falenderon Shqipërinë për ndihmën e ofruar për fikjen e zjarreve

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në postimet e tij në Twitter, ka dërguar mesazhe falenderimi ndaj forcave aleate që siguruan dhjetëra zjarrfikës dhe pajisje për zjarret që shkrumbuan pyjet gjatë ditëve të fundit në Greqi.

Kryeministri thekson se “ndërsa Greqia lufton me zjarret në pyje, zjarrfikësit, pilotët, policët dhe gratë po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur jetët, pronat dhe pyjet tona. Ata nuk janë vetëm. Pranë tyre qëndrojnë partnerët dhe aleatët. I falenderojmë për ndihmën e tyre".

Fillimisht ai i referohet Qipros dhe presidentit Nikos Christodoulidis: "Në emër të të gjithëve, një falenderim i madh Qipros për ndihmën e saj në përpjekjen për shuarjen e zjarreve në Greqi, me dërgimin e dy avionëve, të cilët operojnë në Aleksandropoli. Ju keni mirënjohjen tonë".

Ai vazhdon me Rumaninë dhe Presidentin Klaus Iohannis: “Ne i jemi mirënjohës Rumanisë që dërgoi 12 automjete dhe 56 zjarrfikës që po vepronin në Aleksandropolis, dhe iu bashkuan burrave dhe grave tona në terren. Një falenderim i madh për Rumaninë".

Më pas ai shkruan për Republikën Çeke dhe kryeministrin Petr Fiala: “Ne i jemi mirënjohës Republikës Çeke, e cila tani po lufton zjarrin në Aleksandropoli dhe do të dërgojë një helikopter zjarrfikës që do të operojë në Athinë. Faleminderit Republika Çeke".

Për Kroacinë dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç, ai shkruan: “Falenderimet tona shkojnë për Kroacinë që dërgoi një Canadair në Greqi, për t'iu bashkuar flotës sonë. Kroacia ka mirënjohjen tonë".

Me rastin e kontributit të Gjermanisë, Mitsotakis shkruan duke “taguar” kancelarin Soltz: “ I jemi mirënjohës Gjermanisë që dërgoi dy avionë, të cilët operojnë në Athinë dhe bëjnë një ndryshim të madh. Gjermani, faleminderit për ndihmën tuaj".

Ai falenderon Suedinë "për dërgimin e dy avionëve, duke forcuar flotën tonë ndërsa luftojmë zjarret në Athinë". Suedi, ne jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj".

Së fundi, ai falenderon Shqipërinë duke iu referuar kryeministrit Edi Rama: “Falenderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve, që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri". 

2 VITE ME PARE

“Do ta ftoj Mitsotakisin në Tiranë”, mediat greke: Rama bëri sikur nuk e kuptonte mesazhin e Athinës

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

GREQI- Mediat në Greqi kanë shkruar në lidhje me mungesën e kryeministrit Rama në darkën e shtruar nga homologu Kyriakos Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë.

Shkrimi i plotë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me anë të një postimi në internet, në lidhje me mungesën e tij në darkën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë.  

“Arsyeja është e thjeshtë, nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke shtuar zhurmën përpara se miqtë e mi të mirë, të mbledhur në Athinë, të përfundonin punën e tyre”, tha ai dhe shtoi: “Më mirë që nuk isha në darkën që ishte mësuar me një mesazh kontradiktor i dërgohet Shqipërisë, në lidhje me pritshmërinë veçanërisht ambicioze të kësaj nisme dhe shpresoj që kjo ngjarje fatkeqe të mos i ngatërrojë të nderuarit”.

Ai kujtoi në të njëjtën kohë se në tetorin e ardhshëm, Shqipëria do të drejtojë Samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë. "Natyrisht, miku im i dashur dhe homologu im i respektuar në Athinë do të ftohen të marrin pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjem midis dhëmbëve, duke ftuar Presidentin grek në vend të tij".

Së fundi, ai la të kuptohej se refuzimi i Mitsotakis për ta anashkaluar atë nga takimi informal në Athinë, ishte rezultat i presionit të palëve të treta.

2 VITE ME PARE

Tërhiqet Greqia, pranon ndihmën nga Shqipëria për shuarjen e zjarreve

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
forcat zjarrfikese

Qeveria greke “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend, duke pranuar ndihmën e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 58 zjarrfikës.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme të ndihmonte Greqinë ku deri më tani janë shënuar 26 viktima nga zjarret.

 

2 VITE ME PARE

Greqia refuzoi ndihmën e parë! Shqipëria provon sërish, nisen drejt vendit fqinj zjarrëfikës nga Gjirokastra

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Makinat

TIRANË- Edhe pse Greqia refuzoi ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikës i Korçës, një tjetër skuadër zjarrëfikësisht nga Gjirokastra janë nisur për ndihmë. 

Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Europian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas.

Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje duket se nuk ndodhen në momentet më të mira për shkak të çështjes Beleri dhe paralajmërimeve të Athinës zyrtare se do të bllokojë proceset integruese të Shqipërisë në BE./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë, Peleshi: Do t’iu bëhemi krah në rast kërcënimi

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Niko Peleshi

 TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se do t'iu bëhen Greqisë krah në rast kërcënimi nga zjarret. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi ka deklaruar se edhe pse Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë në Korçë, për shkak se ndihmat janë plotësuar nga vendet e tjera.

Postimi i Plotë:

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie! Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë. Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera. Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë.

2 VITE ME PARE

Jashtë kontrollit situata e zjarreve në Greqi/ Gazetari shqiptar raporton para shtëpisë që po digjet: Është e tmerrshme!

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Zjarr në Greqi

GREQI- Situata e zjarreve në Greqi ka dalë sërish jashtë kontrollit. Lufta me shuarjen e zjarreve në Greqi është duke vazhduar, ku për shkak të erërave të forta flakët po përhapen gjithnjë e më shumë, duke djegur dhjetëra shtëpi.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ka raportuar live nga zona e Manivrit, ka treguar momentin kur shtëpi të tëra po digjen nga zjarri, ku sipas tij, është një pamje tragjike dhe e tmerrshme.

“Një tjetër banesë në zjarr në zonën e Manivrit. Siç duket në pamjet tona, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë dhe ta fikin. Janë me dhjetëra të djegura pak më tej. Herlikopterët hedhin më tutje ujë për të kufizuar zjarrin, më tej është qendra në të cilën strehohen emigrantët në pritje të azilit. Policia ka njoftuar se ka filluar evakuimin e qendrës ku mbahen emigrantët. Ajo që shihet në pamjet tona është tragjike. Shikoni se çfarë po ndodh! Shtëpia, djersa e një jete për dikë që shkatërrohet për pak minuta. Është e pamundur të  përballohet, është një zjarr masiv të paktën për 17 km është vija e zjarrit, është e tmerrshme”, është shprehur Bibe. 

2 VITE ME PARE

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, kthen mbrapsht zjarrfikëset dhe personelin në Bilisht

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Foto Ilustruese

GREQI- Greqia nuk ka pranuar ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e flakëve. Top Channel shkruan se dy zjarrfikëset janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi janë lënë në pritje dhe janë kthyer mbrapsht në Bilisht.

Nuk dihet ende situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar kaos në vendin fqinj. Por një mundësi refuzimi është edhe për shkak se kryebashkiaku i Himarës Fredi beleri po mbahet në burg. 

2 VITE ME PARE

Vazhdon përhapja e zjarreve pranë Athinës për të dytën ditë radhazi

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Zjarret

GREQI- Qindra zjarrfikës punuan gjatë natës për ta kontrolluar një zjarr masiv në periferi të Athinës, ku edhe më shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi autoritetet paralajmëruan më 23 gusht se rreziku nga zjarret e reja është i lartë në mbarë vendin.

Njëzet njerëz janë vrarë nga zjarret që shpërthyen në Greqinë veriore më 19 gusht dhe u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta në valë e dytë të madhe të zjarreve këtë verë.

Një zjarr pranë fshatit Fyli, rreth 25 kilometra në veri të Athinës, u përhap në drejtim të qytetit Menidi, ku rreth 150 njerëz u evakuuan nga tre shtëpi për të moshuar, tha një zyrtar lokal.

“Ne e mbajtëm zjarrin larg shtëpive”, tha nënkryetari i Menidit, Stathis Topalidis, për transmetuesin shtetëror ERT. “Fatkeqësisht era nuk po ndihmon fare”.

Ai tha se të moshuarit u evakuuan me autobusë drejt hoteleve ose objekteve të tjera të përkujdesit.

Zjarri ka lënë prapa shumë dëm, duke djegur shtëpi dhe makina në fshatin Fyli dhe duke detyruar banorët të largohen në këmbë, disa duke mbuluar fytyrën me rroba përderisa një re e dendur tymi e mbulonte kryeqytetin.

Disa vullnetarë ngarkuan dele në bagazhet e makinave për t'i shpëtuar nga flakët.

Ekipet e shpëtimit zbuluan 18 trupa të djegur më 22 gusht, që besohet të jenë emigrantë, në një zonë rurale pranë pyllit Dadia në rajonin verior të Evros në kufi me Turqinë, një rrugë e zakonshme për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Në qytetin grek Alexandroupolis aty pranë, dhjetëra pacientë spitalorë u evakuuan në një traget.

Një imazh satelitor i transmetuar në televizionin shtetëror tregoi se tymi nga zjarret e Evros ishte përhapur në ishujt e Jonit në veriperëndim, jo shumë larg Italisë.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por këtë vit ato janë përkeqësuar nga moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me ndryshime klimatike. Në korrik, dhjetëra mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku një zjarr u dogj për një javë, duke djegur hotele dhe pyje.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

'Janë betuar se do të na djegin'/ Shqiptari merr peng 25 emigrantë të paligjshëm nga pyjet greke: I gjithë mali është mbushur me bastardë (VIDEO)

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
emigranti

GREQI- Një shqiptar i identifikuar me emrin Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi i cili prej 33 vitesh jeton në Greqi, ka marrë peng në makinën e tij 25 emigrantë të paligjshëm. 

Në rrjete sociale ai ka publikuar një video, ku shkruan se emigrantët vijnë ngë Turqia dhe ishin fshehur në pyjet greke të Aleksandropoli, në zonën e përfshirë nga flakët prej disa ditësh. Ai pretendon se ata janë përgjegjës për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas tij emigrantët synonin të shkonin drejt Greqisë Perëndimore. 

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë lidhur me rastin.  

2 VITE ME PARE

Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 2 mjete dhe 9 efektivë të zjarrfikëses

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Zjarrefikesit

KORÇË- Forcat zjarrëfikëse shqiptare janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që deri më tani u kanë marrë jetën 18 personave. Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.

Në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Flakët në Aleksandropolis, fotot nga sateliti tregojnë përmasat e zjarrit

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit
Fotot nga sateliti

GREQI- Reja e madhe e tymit që ka mbuluar zonën e Aleksandrupolit dhe në përgjithësi Njësinë Rajonale Evros zbulohet nga pamjet e një sateliti amerikan, ndërsa përpjekja titanike për shuarjen e zjarrit vijon sot për të pestën ditë.

Këtë shkallë shkatërrimi e zbulojnë pamjet e transmetuara nga agjencia Reuters nga sateliti i Institutit Maxar të SHBA-së, i specializuar në vëzhgimin e tokës me anë të satelitëve, ndër të tjera.

Fotot tregojnë renë e madhe të tymit që ka mbuluar zonën, por edhe momentet kur avionët mbushen me ujë për të vazhduar rënien në frontin e zjarrtë. 

Zjarre apokaliptike/ Greqia tërhiqet pas disa orësh pas refuzimit

Që në mëngjes janë bërë përpjekje për të zbutur dhe shuar frontet e zjarrit të Dadias, Melia, Leptokaria dhe Sicorrach. Gjithashtu, vendbanimet 'Avanda, Nipsa dhe Dorikos janë kërcënuar ditët e tjera si nga zjarri i Melias ashtu edhe i Dadias.

Forcat tokësore që veprojnë janë 220 zjarrfikës me 59 automjete, 11 ekipe, dy avionë zjarrfikës dhe pesë helikopterë zjarrfikës.

zjarre ne greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet