LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarre apokaliptike në Greqi, evakuohen mijëra familje, spitali përfshihet nga flakët

• Greqia është ende sot në gjendje alarmi, ndërsa pesë fronte të mëdha zjarri janë ende të ndezura në Alexandroupoli, Rodopi, Evia, Boeotia dhe Kythnos. • Banorëve të zonës Laka Katsari të Aspropirgos u është dërguar një mesazh nga 112 për tu larguar nga banesat e tyre. • Zjarri po djeg në bar të thatë në zonën e Lakka Katsari dhe në vende të tjera të shpërndara, ndërsa në afërsi ka parcela toke dhe zona biznesi. • Forca të forta ajrore dhe tokësore kanë shkuar në vendngjarje. • Konkretisht po operojnë 44 zjarrfikës me 18 automjete si dhe një grup këmbësorësh. • Në Aleksandropolis spitali i qytetit u evakuua pasi flakët arritën pranë rrethimit ndërsa tymi mbuloi të gjithë zonën. • nija "Adamantios Korais" u shndërrua në një spital lundrues për pacientët dhe foshnjat që u transferuan atje nga Spitali Universitar i Aleksandoupolis.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi! Rama shpreh solidaritet: E trishtë të shohësh vendin tonë fqinj që vuan

Zjarre apokaliptike në Greqi, evakuohen mijëra familje, spitali
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi, pavarësisht situatës delikate politike.

Në postimin e tij Rama shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkroi Rama.

2 VITE ME PARE

Zjarret shkatërruese, BE mobilizon pesë avionë shtesë për Greqinë

Zjarre apokaliptike në Greqi, evakuohen mijëra familje, spitali
zjarret ne Greqi

GREQI- Ndërsa zjarret e reja shkatërruese shpërthejnë në rajone të ndryshme të Greqisë, BE-ja po mobilizon pajisje dhe burime shtesë zjarrfikëse. Pesë avionë zjarrfikës të flotës rescEU të vendosura në Kroaci, Gjermani dhe Suedi, një helikopter Blackhawk, 58 zjarrfikës dhe 9 tanke uji nga Republika Çeke do të mbërrijnë sot në Greqi. Kjo ndihmë i shtohet mjeteve ajrore dhe tokësore nga Qiproja dhe Rumania që mbërritën dje në Greqi.

Gjatë dy ditëve të fundit, BE-ja ka dërguar 7 avionë, 1 helikopter, 114 zjarrfikës dhe 19 automjete për të ndihmuar zjarrfikësit, vullnetarët dhe policinë greke për të shuar zjarret e përhapura në pyje. 

Për më tepër, programi i hartës satelitore të BE-së, ka prodhuar tashmë dy harta të zonave të prekura, ndërsa dy oficerë ndërlidhës nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave të BE-së janë rrugës për në Greqi.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarcic tha: “Greqia po përjeton zjarre shkatërruese të një përmase të paprecedentë këtë verë. Në këto rrethana të vështira, ndihma e menjëhershme e BE-së është jetike. Sot, ne shohim rëndësinë thelbësore të dyfishimit të flotës sonë ajrore të zjarrfikësve rescEU përpara sezonit aktual të zjarreve. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kroacinë, Republikën Çeke, Gjermaninë dhe Suedinë për mbështetjen e tyre në ndihmë të zjarrfikësve grekë që tashmë po luftojnë fort kundër flakëve. BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë fort pranë Greqisë përballë këtyre zjarreve shkatërruese”.

Kjo përpjekje bashkëpunuese pason përgjigjen e menjëhershme të BE-së ndaj kërkesës së mëparshme të Greqisë për të aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Muajin e kaluar u nis një mobilizim i koordinuar i 9 avionëve, 510 zjarrfikësve dhe 117 automjeteve për të përballuar zjarret në përshkallëzim.

2 VITE ME PARE

FOTOT- Greqia në luftë me flakët, anija kthehet në 'spital' për të strehuar pacientët

Zjarre apokaliptike në Greqi, evakuohen mijëra familje, spitali
pamje nga vendngjarja

GREQI- Dhjetëra pacientë janë larguar nga një spital në Greqinë verilindore pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit për të katërtën ditë pranë Aleksandropolis, raporton Protothema. Sipas Rojës Bregdetare, 65 pacientë janë transportuar në mënyrë të sigurt në traget.

Në pamjet e siguruara pacientët e lidhur me oksigjenin shihen të shtrirë në dyshekë në kuvertën e anijes të shndërruar në repart spitalor. Në breg u ngritën edhe tenda.

Në ndihmë janë gjithsej 30 autoambulanca si dhe 3 automjete ushtarake nën koordinimin e presidentit të EKAV Nikos Papaefstathiou.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi! Gjenden të djegur 26 trupa në pyllin grek

Zjarre apokaliptike në Greqi, evakuohen mijëra familje, spitali
foto ilustruese

GREQI- 26 trupa të pajetë janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, thotë shërbimi grek i zjarrfikësve, raporton BBC.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis.

zjarre ne greqi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion