LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në Hawaii/ 93 të vdekur nga zjarret më vdekjeprurëse në SHBA në mbi 100 vjet

• 93 persona janë konfirmuar të vrarë nga zjarri në Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar incidentin më vdekjeprurës në SHBA në një shekull. • Numri i viktimave mund të rritet "dukshëm". Kështu paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ndërsa vazhdon puna për identifikimin e viktimave. • Qindra persona ende nuk janë gjetur. • Zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, por përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë rreth Lahaina, e cila është shkatërruar. • Deri më tani, është kontrolluar vetëm 3% e zonës së djegur.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Mos shkoni në Hawaii”, aktori Jason Momoa paralajmëron turistët

Zjarret në Hawaii/ 93 të vdekur nga zjarret më vdekjeprurëse
Jason Momoa

SHBA- Jason Momoa ka paralajmëruar turistët që të mos udhëtojnë në Maui, pasi ishulli përpiqet të shërohet nga zjarret shkatërruese. Aktori vendas nga Hawaii n shkroi në Instagram: Maui nuk është vendi për të kaluar pushimet tuaja tani. Mos udhëtoni! Mos e bindni veten se prania jote është e nevojshme në një ishull që po vuan.

Më shumë se 90 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga zjarret që shkatërruan qytete, përfshirë Lahaina-n historike.

"Sa më pak vizitorë në ishull të marrin burime kritike që janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara, aq më mirë është për vendasit,"- shtoi aktori.

Zjarret, të cilat filluan të martën, u nxitën nga një verë e thatë dhe erërat e forta nga një uragan që kalonte. Tani ato janë kryesisht nën kontroll, megjithëse përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit. Ato ishin zjarret më vdekjeprurëse që SHBA ka parë që nga zjarri i Kampit të vitit 2018 në Kaliforni, i cili vrau të paktën 85 njerëz./BBC

2 VITE ME PARE

Rëndohet bilanci tragjik nga zjarret në Hawaii, shkon në 93 numri i të vdekurve (VIDEO)

Zjarret në Hawaii/ 93 të vdekur nga zjarret më vdekjeprurëse
zjarret ne Hawaii

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii ka shkuar në 93, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet e qarkut Maui. 

Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, paralajmëroi në një konferencë shtypi dje pasdite se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet, pasi të identifikohen më shumë viktima.

Qentë e trajnuar për të zbuluar kufomat kanë mbuluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së Maui, John Pelletier.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Hawaii/ 89 të vdekur, hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale

Zjarret në Hawaii/ 93 të vdekur nga zjarret më vdekjeprurëse
Zjarri ka shkrumbuar çdo gje në ishullin Hawaii

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Hawaii, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan. Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, siç njoftoi guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raportojnë mediat e huaja. 

"Ne kemi numëruar 89 të vdekur", tha Green. “Do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai.

Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën e shkatërrimit në Laheina. “Gjithçka u shkatërrua, gjithçka. Po më thyhet zemra”, tha 80-vjeçari Anthony Garcia, i cili prej 30 vitesh ka zgjedhur Lahainën si shtëpinë e tij. 

Rreth tij, të mbijetuarit kërkojnë me shpresën për të gjetur foto ose objekte. Nga dyqanet, hotelet dhe restorantet që i dhanë karakterin e qytetit turistik me 13.000 banorë, nuk ka mbetur pothuajse asgjë.

Në këtë peisazh rrënimi, banorët po përpiqen të kuptojnë se si mund të kishte marrë përmasa të tilla kjo tragjedi. Kështu veproi edhe gjyqësori, duke urdhëruar një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale. Maui përjetoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës, dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit, ndërsa sirenat e alarmit të zjarrit nuk u aktivizuan. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, të ndihmuar nga qen të trajnuar, kanë mbërritur në Maui për të kërkuar viktima.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet