LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu tritol mjetit të biznesmenit Dritan Llanaj

• Zjarr në Astir. • Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën 'Aleksandri i Madh' në zonën e Unazës së re. • Zjarri përfshiu 4 mjete në një prej garazheve të një pallati • 8 persona u lënduan, morën mjekimin e nevojshëm dhe kthyen në banesa •Sipas ekspertizës, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. • Hetimet ende vijojnë nga grupi hetimor. Dyshohet se i është vënë tritol mjetit të vëllait të biznesmenit Sino Llanaj, që është njëkohësisht dhe personi që ka ndërtuar pallatin që mori flakë.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Zjarri në Astir, e moshuara: Për vete do isha djegur, nusja më shpëtoi

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
E moshuara

TIRANË- Një e moshuar ka deklaruar për mediat se nuk do të kishte shpëtuar e gjallë nga zjarri në Astir, nëse nuk do ishte për nusen e saj. Gruaja e cila u shpëtoi flakëve të zjarrit deklaroi se kanë dëgjuar shpërthime e britma të qytetarëve e fëmijëve. 

'Shpëtuam, dolëm të parët, u strehuam te një i njohuri jonë. Kishin shumë probleme, britmat e fëmijëve i kam dëgjuar, më mirë mos t'i kisha pa. Nuk kam parë zjarrëfikëse. Po kishte shpërthim, krisëm. Nuk e kam dëgju, e ka dëgju nusja, ajo më coi mua. Për vete isha djeg aty, shyqyr më nxorri nusja. Kanë dëgjuar krisëm, për sa nuk e di. '- tha një e moshuar. 

Zjarri që u vu në orët e para të mëngjesit në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

4 VITE ME PARE

Zjarri në Astir nisi nga “Range Rover”-i vëllait të Sino Llanajt, dyshohet se iu vu tritol vetë pronarit të pallatit

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Sino Llanaj, plagosja

TIRANË- Zjarri në Astir nisi nga makina e e llojit “Range Rover” që është në pronësi të vëllait të Sino Llanajt, biznesmenit të fushës së ndërtimeve që u plagos në janar të vitit 2021 pas një përplasjeje me armë zjarri që ndodhi në ‘Rrugën e Kavajës’. Mësohet se mjeti i Llanajt që është edhe personi që ka ndërtuar pallatin në fjalë ka qenë i parkuar në garazhin e pallatit që mori flakë dhe djegia e tij ka qenë synimi i autorëve që aktivizuan flakët. Zona është rrethuar nga forcat RENEA dhe njësia anti-eksploziv pasi dyshohet se në metin e Lanajt është vendosur një sasi tritoli.

Zjarri në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

4 VITE ME PARE

Tritol në Astir? Njësia antieksploziv rrethon pallatin që u përfshi nga flakët

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Zjarri në Astir

TIRANË- Ekspertë nga njësia antieksploziv kanë mbërritur në pallatin që u përfshi nga flakët pas mnsatës së kaluar. Mësohet se ata ndodhen në garazhin ku dhe është aktivizuar vatra e zjarrit, e cila dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.

Zjarri në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

4 VITE ME PARE

Zjarri në Astir, flasin banorët: Dëgjuam shpërthime, thyen xhamat e nxorrën gratë e fëmijët me shkallë

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Banori në Astir

TIRANË- Një nga banorët e pallatit në Astir ku ra zjarr ka treguar se si shpëtuan familjarët nga godina që mori fjalë. Në një prononcim për mediat, banori tregon se shumë banorë kanë thyer xhamat dhe kanë nxjerrë gratë e fëmiëjt nga dritaret përmes shkallëve lëvizëse. Ai thotë se kanë dëgjuar edhe shpërthime, por pritet që të zbardhen më shumë detaje pas hetimeve.

“Ishim në gjumë kur ra zjarri. Ra poshtë. Morëm ato shkallët që happen dhe thyen xhamat njerëzit e nxorrën gratë e fëmijët. Gjithë çfarë kishin i nxorrën. Reaguan shumë shpejt ata të  zjarrfikëses, erdhën shpejt. Se çfarë ndodhi me zjarrin nuk dimë gjë. S’dimë nëse ka pasur ndonjë shkëndijë apo jo. Dëgjuam shpërthime poshtë në garazh,”- tha banori.

Zjarri u aktivizua pas mensatës së kaluar, rreth orës 01:00. Në total u dogjën katër mjete dhe u plagosën tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.

4 VITE ME PARE

EKSPERTIZA/ Zjarri në Astir ishte i qëllimshëm, autorët donin të digjnin një makinë, flakët dolën jashtë kontrollit

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Zjarri në Astir

TIRANË- Zjarri që dogji katër makina dhe la tetë persona të plagosur në Astir dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Sipas ekspertizës e cila nuk ka përfunduar akoma, zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”. Por flakët janë përhapur dhe për pasojë janë djegur katër mjete e janë plagosur tetë persona.

Zjarri u aktivizua pas mensatës së kaluar, rreth orës 01:00. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.

4 VITE ME PARE

VD-Momenti kur zjarrëfikësit shuajnë zjarrin në Astir, ulen në tokë të rraskapitur

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Zjarrefikesit ne Astir

TIRANË- Ky është momenti kur forcat zjarrëfikëse të cilat luftuan me zjarrin për disa orën, ulen në tokë për të pushuar. Ata mundën të shuanin zjarrin i cili përfshiu garazhin e një prej pallateve. Pas disa orësh zjarri u shua, mirëpo 8 persona mbetën të lënduar. Këta të fundit, morën ndihmën e duhur mjekësore e tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për ngjarjen, për të mësuar nëse ishte e qëllimshme apo shkak i një defekti teknik. 

4 VITE ME PARE

Tym e mjegull! 'Ngeci' brenda banesës në Astir, qytetarja: S'po marrim dot frymë, kemi fëmijë të vegjël

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Banesa ne flake

TIRANË- Tym dhe mjegull brenda banesës. Kjo ishte pamja e një prej familjeve në zonën e Astirit, e cila u përball në orët e para të mëngjesit të sotëm me zjarrin që nisi brenda garazhit të një prej pallateve. Qytetarja tregon me video se si është gjendja brenda banesës së saj ndërkohë që bën të ditur se mezi merr frymë e se ndodhet me fëmijë të vegjël në shtëpi. 

Jemi brenda me fëmijë të vegjël spo marrim dot frymë'- raportoi qytetarja për 'JOQ'.

Nuk dihet nëse qytetarja është në mesin e 8 personave që përfunduan në spital për shkak të asfiksimit. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

4 VITE ME PARE

VD- PANIK në Astir/ Qytetarët dalin nga banesat në mes të natës, largojnë mjetet nga garazhi

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Zjarr ne Astir

TIRANË- Këto janë momentet e tmerrit që kaluan mbrëmjen e djeshme banorët në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë", pasi një zjarr përfshiu garazhin e pallatit. Sapo ngjarja ndodhi, banorët dolën nga banesat e tyre mirëpo kishte dhe nga ata që mbetën brenda. Thirrjet dëgjohen në videon e ndarë nga 'JOQ' në Instagram, ndërkohë që jashtë pallatit dolën të tjerë banorë të cilët asistuan në largimin e mjeteve nga garazhi e nga rruga. 

Nga zjarri, 8 persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

4 VITE ME PARE

Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Astir, digjen 4 makina, 8 persona të lënduar

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Zjarri ne Astir

TIRANË- Tetë persona të plagosur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit një prej garazheve të një pallati në Unazën e re, në rrugën 'Aleksandri i Maqedonisë'. Për pasojë u dogjën 4 mjete të cilat ishin të parkuara në garazh. Nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo ndodhi për shkak të ndonjë defekti. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë", në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete. Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri garazhi në Astir, gruaja bërtet me të madhe: NDIHMË

Zjarr në Astir/ Digjen 4 mjete, 8 të plagosur, dyshohet se iu vu
Pamje nga zjarri në Astir

TIRANË- Banorët e zonës së Astirit janë përballur me një ngjarje të rëndë. Mbrëmjen e djeshme, garazhi i pallatit u përfshi nga flakët e zjarrit. Tymi i zi mbuloi të gjithë pallatin duke sjellë një pamje të frikshme. Në videon e postuar nga Dosja.al dëgjohen britmat e banorëve që kanë mbetur brenda banesave të tyre. 

Nga flakët 8 persona mbetën të plagosur. Nuk dihet nëse zjarri në garazh ishte aksidental mirëpo grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.  

zjarr ne astir dritan llanaj sino llanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet