LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarri në lokalin në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, u porosit nga Reidi Balla, në 2021 i shpëtoi atentatit!

•Një 29-vjeçar i identifikuar me emrin Klizjan Bajrami është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. •Bajarmi në datën 12 tetor tentoi të digjte lokalin 'Urgjenca Club' që ndodhet në kryeqytet, në afërsi të stadiumit 'Selman Stërmasi'.• Zjarri u vendos në tarracën e lokalit, ku u dogjën panelet diellore dhe disa materiale të tjera, por rrezikonte të përhapej më tej. •Arrestimi i tij është bërë, përmes pamjeve filmike të sekustruara nga policia në lokal. •Nga hetimet, rezultoi se ai u porosit dhe u pagua me 20 mijë lekë të reja, nga 24-vjeçari Reidi Balla për zjarrin në lokal dhe shkak dyshohet se është bërë një konflikt me pronarët. •Balla është i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në lokalin në Tiranë, shkak konfliktet e 24-vjeçarit me pronarët, pagoi 20 mijë lekë për t'u 'hakmarrë'

Zjarri në lokalin në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, u
Urgjenca Club

TIRANË- Detaje nga zjarrvënia e lokalit në Tiranë, për të cilën sot policia vuri në pranga 29-vjeçarin Klizjan Bajrami. Sipas policisë, 29-vjeçari tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin "Urgjenca Club", që ndodhet në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi".

Më vonë u zbulua se i u porosit nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se zjarri në lokal është vënë për shkak të ndonjë konflikti të pronarëve me Redi Ballën. 

Si ndodhi atentati në 'Komunën e Parisit'? 

Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Reidi Balla po shkonte drejt makinës së tij, të cilën e kishte parkuar tek zona e Komunës së Parisit. Po pikërisht në këtë moment është shënjestruar duke u goditur nga një breshëri plumbash, nga të cilat mbeti i plagosur po pa rrezik për jetën. I riu mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, si pasojë e breshërisë që vërshoi drejt tij. Ai u transmetua në spitalin e Traumës dhe shpëtoi merkullisht. 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Porositi zjarrvënien në lokalin në Tiranë, identifikohet autori, në 2021 i riu i shpëtoi një atentati (EMRI)

Zjarri në lokalin në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, u
I riu

TIRANË- Reidi Balla është personi i cili dyshohet se porositi zjarrvënien në tarracën e një lokali në Tiranë. Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të diele i arrestuari Klizjan Bajrami, ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh dhe si porositës dyshohet të jetë Reidi Balla.

Balla është një emër i njohur për policinë për shkak se në vitin 2021, atij i është bërë atentat tek lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur me 12 tetor 2021. 

Si ndodhi atentati në 'Komunën e Parisit'? 

Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Reidi Balla po shkonte drejt makinës së tij, të cilën e kishte parkuar tek zona e Komunës së Parisit. Po pikërisht në këtë moment është shënjestruar duke u goditur nga një breshëri plumbash, nga të cilat mbeti i plagosur po pa rrezik për jetën. I riu mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, si pasojë e breshërisë që vërshoi drejt tij. Ai u transmetua në spitalin e Traumës dhe shpëtoi merkullisht. 

2 VITE ME PARE

I vuri flakën tarracës së një lokali, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, u pagua 20 000 lekë për të kryer 'porosinë' (EMRI)

Zjarri në lokalin në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, u
Sende të sekuestruara

TIRANË- Klizajn Bajrami është vënë në pranga nga pasi ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali.  Nga veprimi u dogjën panelet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit. Sipas burimeve të policisë 29-vjeçari është porositur dhe paguar nga një 24 vjeçar.

Porositësi ka paguar të ndaluarin që ka kryer aktin në shumë prej 20 mijë lekësh. Policia ka sekuestruar provat materiale të gjetura në banesën e 29-vjeçarit dhe po kryen hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM I POLICISË: 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Fire".

Hodhi lëndë djegëse në tarracën e një lokali dhe si pasojë u dogjën panalet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit, identifikohet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies.

Shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i cili kishte paguar autorin e zjarrvënies, për të djegur lokalin.

Sekuestrohen veshje të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën "Gjin Bue Shpata", kishte rënë zjarr, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fire".

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën "Gjin Bue Shpata", dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është paguar nga shtetasi R. B., me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

reidi balla klizjan bajrami urgjenca club

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet