LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"ZPS nuk ka arritur të provojë asnjë nga krimet e pretenduara"/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja: Kadri Veseli është i pafajshëm, duhet të lirohet

• Sot në Hagë u zhvillua dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale. • Sot ka dëshmuar mbrojtja e Veselit, pasi ajo e Thaçit e përfundoi fjalën e vet një ditë më parë. • Avokati i tij, Lluka Mishetiç tha se nëse Thaçi shpallet fajtor, do të ishte padrejtësi ligjore dhe historike. • Ndërkohë kërkesën e Prokurorisë që të katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim e cilësoi si burgim të përjetshëm. • Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. • Në këtë proces gjykohen krimet që pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. • Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. • Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Çfarë u tha në ditën e katërt të deklaratave përmbyllëse

"ZPS nuk ka arritur të provojë asnjë nga krimet e

HAGË- Gjatë ditës, ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Në të kundërtën, tha avokati tij, do të ishte padrejtësi e madhe.

Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në seancën e sotme, avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim.

Pasdite, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, tha se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm. Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria.

Roberts tha se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar ZPS-ja. Ai po ashtu vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve të Prokurorisë. Gjatë së premtes, në Hagë do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

5 MUAJ ME PARE

Avokati i Kadri Veselit: Veseli është tërësisht i pafajshëm

"ZPS nuk ka arritur të provojë asnjë nga krimet e
Foto ilustruse

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën tha se do të ishte “një padrejtësi e madhe”.

“Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha Dixon në fund të fjalës përmbyllëse.

Sipas tij, Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka arritur të konfirmojë asnjë akuzë.

“Dhe, nga ana tjetër ka shumë pika që mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, tha ai.

Dixon tha se 155 viktimat e përfshira në këtë rast meritojnë “të gjejnë paqe dhe qetësi”, por shtoi se është gabim që ZPS-ja të ndjekë persona si Veseli, për të arritur qëllimin që të sjellë “qetësi shpirtërore për viktimat”.

Pas mbrojtjes së Veselit, gjatë ditës do të nisë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimit.

Avokati i Veselit, Dixon tha se ZPS-ja pretendon se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacionet e inteligjencës të dhëna nga klienti i tij.

“Nuk ka asnjë pikë prove” për këtë pretendim, tha Dixon.

Ai tha se pretendimi për të krijuar lidhje mes komunikatave dhe Veselit është e vetmja mënyrë që ai të lidhet me krime.

“Por, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë”, tha Dixon.

Sipas tij, ZPS pretendon ta lidhë Veselin me komunikatën 80, që tha se u lëshua në qershor 1999, kur, sipas Dixonit, Veseli nuk ishte më në krye të shërbimit zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja ka ngatërruar deklaratat e bëra në intervista pas luftës të Veselit për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke i paraqitur si deklarata të bëra për shërbimin zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.

Ai tha se ZPS thotë se Veseli kishte udhëhequr aparatin për identifikimin e kundërshtarëve, por Dixon argumentoi se në një intervistë të vitit 2011, kur Veseli ishte marrë në pyetje nga prokurorë, ai fliste për SHIK-un dhe vitin 2000 dhe drejtoritë e këtij shërbimi.

Dixon tha se ZPS pretendon se SHIK-u ka qenë funksional që nga viti 1999, por pretendoi se nuk ka asnjë provë që ky shërbim të ishte funksional asokohe, dhe vetëm kah fundi i këtij viti “nisën të lëviznin gjërat” për këtë çështje.

Avokati i Veselit tha se ky shërbim u krijua pas luftës.

“Provat na tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur ta krijoje këtë strukturë. Trajtimet dhe kontaktet jashtë vendit e ndihmuan në strukturën e mëparshme. Pas Rambujesë, Veseli u largua nga posti i tij si shef i shërbimit ushtarak G2, pranë UÇK-së, dhe bëhet fjalë prill 1999 dhe u bë kreu i SHIK-ut civil. Pra SHIK ishte pjesë e Qeverisë [së përkohshme]”, tha Dixon.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja nuk ka prova për të mbështetur “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale [NPK] që pretendon kundër klientit tim”.

Ai tha se ZPS-ja ka përdorur një intervistë të Veselit të dhënë në shkurt të vitit 2011 për një media në Kosovë, ku ai ka përshkruar se në fillim nuk kanë pasur detyra të ndara në UÇK, por kontribuonin si të mundeshin. Organizim më i mirëfilltë është bërë pas ardhjes në krye të UÇK-së të Agim Çekut.

Por, Dixon pretendoi se ZPS-ja ka shtrembëruar atë që Veseli ka dhënë në këtë intervistë, duke thënë se kjo po përdoret si provë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së veproi në mënyrë kolektive.

“Klienti im nuk ka thënë që kemi vepruar në mënyrë kolektive. Ai thjesht ka dashur të thotë se ne po punonim së bashku kundër armikut. Ai ka folur për strukturat, për të thënë se kemi pasur më shumë organizim, jo përgjegjësi kolektive”, tha Dixon.

Ai kërkoi nga trupi gjykues që të trajtojë me kujdes peshën e intervistave që janë dhënë shumë kohë pas luftës.

“Nuk ka absolutisht asnjë provë. Kjo në fakt është teori konspirative. ZPS po arrin fundin kur pikërisht përpiqet të tregojnë se këto janë prova që zoti Veseli ka kontribuar për NPK-në”, tha ai./REL

5 MUAJ ME PARE

Dita e katërt e gjyqit të ish-krerëve t UÇK-së/ Mbrojtja e Veselit vazhdon deklaratat përmbyllëse në Hagë

"ZPS nuk ka arritur të provojë asnjë nga krimet e
Kadri Veseli

HOLLANDË-  Sot po zhvillohet dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Fjala është për mbrojtjen e Veselit, pasi ajo e Thaçit e përfundoi fjalën e vet një ditë më parë. Avokati Mishetiq tha se nëse Thaçi shpallet fajtor, do të ishte padrejtësi ligjore dhe historike, ndërsa kërkesën e Prokurorisë që të katër të akuzuarit që të dënohen me nga 45 vjet burgim e cilësoi si burgim të përjetshëm./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Mbrojtja e Thaçit deklaroi se është i pafajshëm/ Reagon Rama: Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

"ZPS nuk ka arritur të provojë asnjë nga krimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e mbrojtjes së Thaçit në Hagë. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë një pjesë nga fjala e avokatit Luka Mishetiç teksa deklaron se Thaçi është i pafajshëm.

Këtë video Kreu i qeverisë e ka shoqëruar me një shkrim ku thekson se ky është rasti ku arsyeja flet para asaj që ai e cilëson si 'idotësi ndërkombëtare'.

Ndërkohë sot nis dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë, ku rradhën e ka mbrojtja e Kadri Veselit, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje./Dosja.al

 

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet