LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion Veliaj, masa sigurie për Ajola Xoxën dhe 5 biznesmenë

• Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës. • Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn. • Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i shoqërimit të Veliajt. • Policia e Shtetit ka vendosur barrierë në mënyrë që kryebashkiaku të mos duket dhe fotografohet nga mediat. • Veliaj pas arrestimit është dërguar tek "Blloku i Sigurisë" tek Mine Peza. • Gjykata e Posaçme gjithashtu ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt. • Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje që është arrestuar Veliaj. • Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. • Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. • Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". • Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

17 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nuk më befason ky fund absurd!" U arrestua sot, reagon kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj: Nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Në reagimin e tij, Veliaj thotë se nuk e befason ky fund absurd, sipas tij, i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori të cilin e etiketon si lunatik. 

Ai shton se tani nuk ka më detyrimin të heshtë për çfarë i kanë parë sytë në sjelljen me familjen tij dhe për çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Veliaj thotë se ka respektuar, si gjithë të tjerët, vijën e tyre politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Kryebashkiaku thotë se i vjen keq për bashkëshorten e tij që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla. Gjithashtu ai thotë se i vjen keq për nënën e tij, që zemër plasur në çdo betejë të tij, këto 20 vite, sipas t Veliajt , nuk iu ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

"Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve", thotë Veliaj.

REAGIMI:

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë. Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën. Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve.

U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.

1 VITE ME PARE

GJKKO i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa mbërrin në Shqipëri

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Çifti Veliaj

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranë, Ajola Xoxa ka mbërritur në Shqipëri. Më parë u raportua se Xoxa ndodhej në Itali teksa GJKKO caktoi ndaj saj masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Bëhet me dije se me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Xoxa është shoqëruar nga oficerët e BKH.

Sipas SPAK, për Ajola Xoxën është caktuar masa "Arrest në shtëpi" për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

1 VITE ME PARE

"Erion Veliaj në burg, bashkëshortja në arrest shtëpie"/ Gazeta italiane: Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Erion Veliaj

TIRANË- Mediat e huaja po i bëjnë jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Media italiane "Affaritaliani" shkruan se kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Media italiane gjithashtu në artikullin e saj shkruan se Veliaj, është kryebashkiak i kryeqytetit që prej vitit 2015 dhe konsiderohet i afërt me kryeministrin Edi Rama, kreun e partisë që do të kërkojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme të majit. Po ashtu në artikull shkruhet se për të njëjtat akuza është vendosur në arrest shtëpie edhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa.

ARTIKULLI I PLOTË:

Kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar me akuzën e “korrupsionit dhe pastrimit të parave”. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

Erion Veliaj në burg, bashkëshortja në arrest shtëpie

Erion Veliaj, një figurë drejtuese e Partisë Socialiste në pushtet, është kryebashkiak i kryeqytetit që prej vitit 2015 dhe konsiderohet i afërt me kryeministrin Edi Rama, kreun e partisë që do të kërkojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme të majit. Në një deklaratë, Spak bëri të ditur se për të njëjtat akuza është vendosur në arrest shtëpie edhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa.

Kallëzim ndaj tij në Prokurorinë Kundër Korrupsionit. Prokuroria e posaçme kishte hapur një hetim për kryebashkiakun pas denoncimit ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, e cila drejton një shoqatë kulturore në Tiranë.

Në tetor, ish-presidenti shqiptar i qendrës së majtë Ilir Meta, një nga rivalët kryesorë politikë të Ramës, u arrestua me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar edhe për ryshfet për privatizimin e fushave të futbollit në kryeqytet. 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt jehonë në mediat e huaja/ "Washington Post": Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet për korrupsion me fondet publike!

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Erion Veliaj

TIRANË - Arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Gazeta amerikane "Washington Post" i ka kushtuar një artikull kësaj çështje së fundmi. 

Gazeta shkruan se Erion Veliaj akuzohet për korrupsion me fondet publike, duke u dhënë fonde publike bizneseve, të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

“Një gjykatë shqiptare urdhëroi të hënën arrestimin e kryebashkiakut të kryeqytetit pasi e akuzon atë dhe të tjerët për korrupsion me vlerë miliona dollarësh që përfshin fondet publike. Përpjekjet për të kontaktuar me kryebashkiakun Erion Veliaj nuk patën sukses menjëherë. Gjykata Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar trajton rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe politikanë.

Gjykata duhet të vendosë brenda 48 orëve nëse kryetari i bashkisë dhe të tjerët duhet të qëndrojnë në paraburgim, ndërkohë që hetimet përpara çdo akuze zyrtare vazhdojnë.

Veliaj akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro (1.13 milionë dollarë) fonde publike duke u dhënë fonde publike bizneseve, të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Veliaj, në mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie, ka shërbyer edhe si ministër në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Ai është anëtar i Partisë Socialiste në pushtet,” shkruan gazeta.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. SPAK në një deklaratë zyrtare komunikoi edhe akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt. Porkuroria e Posaçme caktoi "Arrest me burg për Veliajn për akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u la në "Arrest shtëpie".

1 VITE ME PARE

FOTO/ Pak çaste para arrestimit, biznesmeni Elman Abule fotografohet krah vëllait të kryebashkiakut socialist të Burrelit

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Fatos Malaj vëllai i Agron Malaj me biznesmenin e arrestuar Elman Abulen

TIRANË - Pas arrestimit të kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhej me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim.  

Por pak para arrestimit, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj. Në foton e mbërritur në redaksinë e Dosja.al shihet se si Abule dhe Malaj po ecin krah njëri tjetrit. Raportohet se kjo foto është shkrepur pak çaste para arrestimit të Abules.

1 VITE ME PARE

GJKKO i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa pritet të kthehet nga Italia për të zbatuar vendimin

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Çifti Veliaj

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa pritet të kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën "arrest shtëpie" të caktuar ndaj saj nga GJKKO. Mësohet se Xoxa ndodhet në Itali. Sipas informacioneve, Xoxa do niset për Shqipëri me një fluturim të mbrëmjes së sotme. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën në dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste.

Gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për "korrupsion pasiv" në 9 raste, për pastrim parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ Largohen nga Blloku i Sigurisë makinat që shoqëruan kryebashkiakun

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Makinat

TIRANË - Makinat që shoqëruan kryebashkiakun Erion Veliaj tek "Mine Peza" janë larguar nga Blloku i Sigurisë. Pasi kryebashkiaku u dorëzua tek “Mine Peza”, makina e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ajo e Erion Veliajt u larguan nga ambientet e bllokut të sigurisë.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e sotme. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

1 VITE ME PARE

GJKKO firmosi masën "arrest shtëpie" ndaj saj, Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Çifti Veliaj

TIRANA- Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie "arrest me burg" ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e "arrestit në shtëpi".

Mësohet se Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashtë vendit, konkretisht në Romë të Italisë. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat. 

Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

 

1 VITE ME PARE

Burg për Veliajn dhe arrest në shtëpi për Ajola Xoxën, GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë të tjerë (EMRAT)

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar ditën e sotme në zyrën e tij në bashki. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat. 

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje që është arrestuar Veliaj. Fatmir Bektashi ka masë detyrim paraqitjeje është në dosjen e çështjes Partizani, nën akuzë për korrupsion.  

 

 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt me kërkesë të SPAK, kryebashkiaku dërgohet tek "Blloku i Sigurisë" te rruga "Mine Peza"

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
shoqerimi i veliajt

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit është dërguar tek "Blloku i Sigurisë" tek rruga "Mine Peza". Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat. 

Sipas raportimeve, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" edhe për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mediat e pushtetit japin pamjet me regji të Veliajt, Syri Tv shfaqte momentin ku ndodhej kryebashkiaku në të vërtetë

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin se ku ndodhej Veliaj në të vertëtë, ndërkohë që mediat e pushtetit po e nxirnin atë sikur ishte në një takim elektral. Televizionet si Report Tv, News24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranet e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës.  

Ndërkohë që kur mediat e pushtetit shfaqnin pamjet me regji sikur Veliaj ishte live në një kopsht duke bërë politikë, në fakt Syri TV ishte live duke shfaqur se ku ishte Veliaj në të vërtetë. 

 
1 VITE ME PARE

Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/ Ja TV që jepnin “live” Veliajn në takim elektoralë, ndërsa ai ndodhej në qeli

 
SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Erion veliaj

TIRANË- Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme, televizionet në vend që të jepin lajmin kryesor, kanë tentuar që ta mbulojnë me pamje të gatshme të nxjerra nga zyra e Veliajt. Televizionet si Report Tv, News 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranet e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës. 

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Report Tv Live

Në pamjet e mëposhtme shihet momentet që këto televizione kanë tentuar që të manipulojnë momentin e arrestimit të Veliajt duke nxjerr ne ekranet e tyre një video të gatshme të Veliajt, teksa flet për kopshtet. 

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Veliaj live te News 24

"Tamam është ajo shprehja që duhet një fshat për të rrit një fëmijë. Ne kemi si Katund i Ri këtu sepse duam të rrisim fëmijë të mbarë, të zgjuar dhe që duan të respektojnë njëri-tjetrin. Kur shof sot fëmijet dhe gjyshërit dhe gjyshet këtu, më bëhet zemra mal se do të thotë që mezi e ka prit komuniteti një ditë të tillë. Është një punë që ju kushton prindërve vetëm 100 lekë në ditë, një kafe në ditë, shtatëfishin e paguan bashkia. Në duam të jëtë një pagesë ë vogël sa për të thënë që ai produkt ka kosto dhe vlerë. Gjëtar që janë falas duket sikur janë kot dhe pa vlerë. Nesër fillon nje gatim i ri dhe një konsum i ri. Falenderojmë dy dëputetët që na u bashkuan. Jemi këtu se nuk kemi punë më të mirë sesa kjo, të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Këto janë nga ato punët që nuk pëfundojnë në emisionët e darkës apo nëpër këto portalet e gjobave, analistët që japin mend për gjithcka s’do merren me punën tonë. Unë kam ardh në këtë unë që të bëj kopshte, çerdhe, teatre, bulevardin, parkun, pazarin, kopshtin zoolohgjik, liqenin e Farkës, kalanë e Tiranës, shtëpinë Kadare. Le të prodhohen protesta, nuk do e ndalim punën. Kush mendon se do dekurajohem nga sulmet, nuk do lë asnjë punë pa bërë," tha Veliaj.

Ndërkohë që kur mediat e pushtetit shfaqnin pamjet me regji sikur Veliaj ishte live në një kopsht duke bërë politikë, në fakt Syri TV ishte live duke shfaqur se ku ishte Veliaj në të vërtetë. 

 
1 VITE ME PARE

Veliaj vihet në pranga, Rama anulon takimet e planifikuara për sot në Shkodër

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
rama, veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e sotme në Shkodër. Kreu i qeverisë është nisur drejt kryeqytetit pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. 

Raportohet se Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër.

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn. 

1 VITE ME PARE

Veliaj i arrestuar, GJKKO cakton masën "arrest shtëpie" për Ajola Xoxën

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn. 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Ndalimi i Veliajt, momenti kur hipën në makinë i shoqëruar nga BKH

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia dhe BKH me urdhër të SPAK. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet Veliaj i shoqëruar nga agjentët e BKH-së teksa merret nga policia.  

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Arrestimi i Erion Veliajt/ Policia e Shtetit vendos barrierë për të mos u dukur

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliaj. 

Ndërkohë siç shihet në video, në komisariatin e policisë së Tiranës, policia ka vendosur barrierë që të mos duket mbërritja e Veliajt në polici. 

 
 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë

1 VITE ME PARE

Më kërkesë të SPAK/ Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj

SPAK hap derën e pushtetit/ Vihet në pranga kryebashkiaku Erion
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliaj. 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë

arrestohet erion veliaj

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend