LIVE UPDATES
Ekonomi

Lojërat e fatit ‘shpërngulen’ në Kosovë, 19 pronarë janë shqiptarë

1 Mars 2019, 11:17 Nga DOSJA
Lojërat e fatit ‘shpërngulen’ në Kosovë, 19

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse në gjithë botën. Edhe në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi luhen shuma të mëdha nga qytetarët. Nga ana tjeter shteti i Kosovës merr si taksë për këtë veprimtari miliona euro.

Nga pas lufta e deri më sot në Kosovë janë hapur një numër i madh i lokaleve të lojërave të fatit dhe basteve. Përderisa në Shqipëri po mbyllën, në Kosovë ka shtim të numrit të tyre.

Madje, 19 biznese të tilla të cilat veprojnë në Kosovë, janë me pronarë nga Shqipëria. Prej tyre 2 biznese me pronarë nga Shqipëria janë regjistruar në vitin e kaluar, ndërsa vitin 2017 janë regjistruar 4.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve numri aktual i pikave te basteve  dhe lojërave të fatit në Kosovë është 394.

Kurse, sipas të dhënave të  Agjencisë Tatimore të Kosovës pika të bastit të licencuara dhe që monitorohen nga ATK janë 301 njësi. Kurse, lokale me automate gjithsej janë 135.

Lojërat e fatit shpesh bëjnë shkelje ligjore, për çka shumë gjoba janë lëshuar nga ATK.

“Nga parregullsitë janë mbyllur 301 lokale të lojërave të fatit gjatë vitit 2018. Ndërsa, vlera e gjobave të lëshuara është 1.7 milionë euro”, kanë treguar në ATK.

Ndërsa, vetëm në muajin janar të këtij viti janë mbyllur 15 lokale dhe janë lëshuar 47 gjoba.

Në vitin 2012, 2013, 2014, dhe 2015 nuk është mbyllur asnjë lokal, për dallim nga tri vitet e fundit, ku për shkak të veprimtarisë së paligjshme janë mbyllur 695 lokale.

Nga viti 2012 e gjerë tani, numri i punëtorëve të punësuar në lojëra të fatit është 6 mijë e 568 persona.

Ndryshe, ndër komunat që ka marrë masa ndaj veprimtarisë së paligjshme që ushtrojnë disa prej tyre, është Drejtoria e Inspektimit në Drenas e cila është e vendosur që të mos e lejojë ushtrimin e veprimtarisë të asnjë lokali të lojërave të fatit që nuk posedojnë dokumentacionin e duhur.

Pa dokumentacion përkatës në këtë komunë janë mbyllur 33 lokale të lojërave të fatit gjatë muajit Dhjetor 2018 dhe Janar 2019.

ATK-ja tregon se çdo subjekt i cili është i licencuar mbikëqyrët nga ATK-ja sipas ligjit 04/L-080 dhe Udhëzimi Administrativ 03/2013.

Subjektet e lojërave të fatit janë të obliguar të paguajnë këto taksa dhe tatime:

-Pagesë të licencave bazë, si dhe licencë për zgjerim aktiviteti në baste dhe në automate.

-Pagesë të akcizës e cila është mujore dhe i paguhet Doganës.

-Pagesë për Tatimin e Mbajtur në Burim për pagat e punëtorëve,  si dhe tatimin në qira.

-Pagesë për Tatimin në Fitim sipas deklaratës vjetore.

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse gjithë botën. Sipas disa hulumtimeve, tajlandezët janë numër një në botë që luajnë në lojëra të fatit, e në vend të dytë janë turqit, kurse vendin e tretë e kanë ballkanasit, duke hyrë këtu edhe shqiptarët./Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bixhoz kazino kosove lloto lojerat e fatit shqiperi bixhoz kazino kosove lloto lojerat e fatit shqiperi


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë