LIVE UPDATES
Sport

Lojtarit më të ri në historinë e Kombëtares, Ramen Çepele, që braktisi Italinë për fanellën kuqezi!

1 Shkurt 2021, 10:35 Nga DOSJA

TIRANE – Ramen Çepele u shfaq në listën e trajnerit të Kombëtares, Edoardo Reja, në muajin gusht të vitit të kaluar, duke befasuar shumëkënd. Vetëm 17 vjeç dhe i formuar te klubi i Interit, djaloshi zbarkoi për herë të parë në grumbullimin e kuqezinjve si një nga zbulimet e stafit teknik. Ndonëse dukej si e parakohshme kjo thirrje, Çepele shfaqi që në fillim vlerat e tij dhe u tregoi të gjithëve se e meritonte të ishte pjesë e Kombëtares A.

Në intervistën e dhënë për rubrikën “Talenti Shqiptar” për Fshf.org, Ramen Çepele tregon se si e nis futbollin dhe zbulon karrierën e tij me skuadrat e moshave që duhet thënë se ka qenë impresionuese, pasi është shpallur kampion i Italisë për moshën U-15 dy vite më parë. Tashmë i transferuar te klubi i Hanoverit në Gjermani, shqiptari shpreson të vazhdojë të shkëlqejë dhe të luajë shumë shpejt mes profesionistëve.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Pasionin për futbollin ma ka transmetuar babai im qysh në moshë të vogël. I kërkonte gjyshes që të më çonte të luajë futboll në fushën, që ndodhej pranë shtëpisë sonë. Gjithmonë isha i pari që shkoja te fusha dhe i fundit që kthehesha në shtëpi. Ndodhte shpesh që rrija duke luajtur futboll deri në darkë dhe im atë, pasi kthehej nga puna, vinte te fusha që të më bindte për t’u kthyer në shtëpi, por unë sigurisht nuk doja. Aq sa i thoja “nuk kam se me çfarë të luaj në shtëpi, nuk kam play-station apo video-lojëra të tjera” dhe pak kohë më vonë ai më rrëfeu se e bënte gjithçka me qëllim që unë të shkoja në fushë për të luajtur me top.

– Ti i kalove etapat duke kaluar menjëherë në Kombëtaren A. Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë dhe më pas debutimi me ngjyrat kuqezi në miqësoren ndaj Kosovës?

– Ka qenë një emocion i pabesueshëm, mezi prisja të luaja për Kombëtaren e vendit tim dhe më duhet të them se para ndeshjes debutuese isha shumë në ankth, por sapo zbrita në fushë emocionet u zhdukën dhe jam ndjerë shumë i qetë gjatë lojës.

– Ti mban edhe rekordin si lojtari më i ri në histori që ke luajtur për Kombëtaren shqiptare. Si e vlerëson këtë arritje?

– Patjetër është një rekord dhe një arritje fantastike për mua. Kjo do të ishte ëndrra e kujtdo, por tani më duhet të shoh përpara dhe të punoj e mendoj për ndeshjet e radhës.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?

– Kemi një grup me shumë lojtarë të rinj, sigurisht që ne do të provojmë gjithçka për të synuar kualifikimin për në Botëror, ndonëse në grup kemi skuadra shumë të forta, por të jeni të bindur se do të japim gjithçka për këtë objektiv.

– Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Babai im, por edhe gjyshi, kanë qenë gjithmonë tifozë të futbollit gjerman dhe transferimi im në Gjermani ishte si një ëndërr për ta. Më duhet të them se te klubi i Hanoverit më kanë pritur shumë mirë qysh në fillim dhe tani është radha ime që të jap maksimumin dhe të vazhdoj të ngjis shkallët në karrierë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

– Momenti më i bukur me klubin ishte kur luaja me Interin, në vitin tim të parë me skuadrën e moshës U-15. E nisëm sezonin duke mos qenë mes favoritëve, por përkundër parashikimeve arritëm deri në finale, ku mundëm Juventusin me rezultatin e thellë 5-0 dhe u shpallëm kampionë të Italisë. Atë sezon u shpalla edhe si mbrojtësi më i mirë i Italisë 2018 për grup-moshën time. E kam nisur karrierën në ekipet kombëtare me Italinë, madje kam mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ka qenë diçka shumë e bukur, por që nuk e krahasoj me debutimin tim në Kombëtaren shqiptare, diçka që e kam ëndërruar qysh kur isha i vogël.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Që në moshën 10-vjeçare kur nisa të luaj me Liventinën, aty nisën sakrificat e mia, teksa kthehesha nga stërvitja në orën 7 të pasdites dhe më duhej të studioja e më pas më zinte menjëherë gjumi. Kur mbusha 14 vjeç shkova të jetoj në Milano dhe të jetosh në konvikt i vetëm në atë moshë nuk është e lehtë. Mbi të gjitha fillimi ishte i vështirë, kur shikoja miqtë e mi të dilnin të shtunave për t’u argëtuar, ndërkohë që unë flija herët në mënyrë që unë të isha i çlodhur të dielën për ditën e ndeshjes. Tani që jam në Gjermani është akoma dhe më e vështirë, sepse ndihem akoma më shumë vetëm.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Objektivi im është që të luaj fillimisht me Hanoverin dhe më pas në të ardhmen do të shohim.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Idhulli im është mbrojtësi holandez i Liverpulit, Virgil Van Dijk. Sezonin e shkuar ka bërë një paraqitje të pabesueshme, duke mos humbur thuajse asnjë duel në mbrojtje.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport braktisi italine per shqiperine kombetarja kuqezi ramen cepele braktisi italine per shqiperine kombetarja kuqezi ramen cepele


Sondazh

Poll
Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet