LIVE UPDATES
Aktualitet

Lot dhe drejtësi! Të djegurit e Vettingut, u “dogjën” nga Reformat por sot janë me sytë nga Strasburgu

11 Tetor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Lot dhe drejtësi! Të djegurit e Vettingut, u “dogjën”

TIRANË– Reformat në Drejtësi dhe në Policinë e Shtetit janë ndër më të trumpetuarat gjatë dy mandateve të qeverisë Rama. E mbështetur dhe e financuar nga Amerika, shumëpak deri më sot kanë guxuar që të kundërshtojnë vendimet e marra nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit ose të vëzhguesve të tjerë, qofshin ndërkombëtarë apo vendas. Megjithatë ka pasur të tillë…

Gjyqtarë dhe prokurorë të “djegur” nga procesi kanë kërkuar të drejtën e tyre deri në fund, duke iu drejtuar mediave dhe kanë zgjedhur që të shkojnë deri në shkallën e fundit të ankimimit: Gjykata e Strasburgut. Më shumë se 10 toga të zeza kërkojnë ende drejtësi, ndërsa që efektivët e Policisë kanë zgjedhur të heshtin. Për ta kanë folur gazetarët e kronikës, edhe pse nuk ndryshojnë dot asgjë.

Ndryshe nga magjistratët, “blutë” nuk e kanë një shans të dytë për t’u kthyer në detyrë. Dosja.al ka përmbledhur në një artikull të gjithë personat e shkarkuar nga Vettingu, pretendimet e tyre për pafajësi dhe lotët e tyre të dëshpërimit.

Besa Nikëhasani

Një nga “viktimat” e para të Vettingut, ishte Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë. Më 20 prill të dy viteve më parë, Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro. Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi duke e duartrokitur me ironi, dhe paralajmëroi se do ta ankimonte. Jashtë sallës me lot në sy , deklaroi se ka punuar me ndershmëri, duke shtuar se i kishin vendosur edhe tritol në banesë. 

Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin. Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni? I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke fuoritradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal.”

Por edhe pse kanë kaluar dy vite Nikëhasani nuk tërhiqet, ajo e ka çuar çështjen në Strasburg dhe pret vendimin përfundimtar. 

ANTONETA SEVDARI

Prokurorja, Antoneta Sevdari, është shkarkaur nga KPA në datën 28 shkurt 2019 me aryestimin se kjo e fundit nuk justifikonte dot pasurinë. Komisini i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur asaj probleme me pasurinë e bashkëshortit, pasi sipas prokurorës burri i saj kishte punaur në Araninë Saudite dhe nuk e dokumentonte dot burimin e të ardhurave, pasi punëdhënësi kishte ndërruar jetë. Por shkarkimi nuk është pranuar kurrë nga hetuesja, e cila gjithashtu është ankimuar në Gjykatën e Strasburgut. Por para se t’i drejtohet Gjykatës ndërkombëtare, Sevdari i ka dërguar letra çdo ambasadori në Shqipëri dhe ka bërë thirrje për drejtësi lidhur me rastin e saj, megjithatë deri më tani nuk ka marrë asnjë sinjal. Vendimi u la në fuqi edhe në shkallën e dytë në KPA, e tanimë prokurorja i ka sytë nga “Strasburgu”.

ARBEN FRASHËRI

Arben Frashëri, ish-drejtor i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Fierit u bë emri më i lakuar i javën e shkuar  në rrjetet sociale. Oficeri me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, u shkarkua nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pasi nuk justifikoi 20 milionë lekë të vjetra, me të cilën ka blerë një shtëpi në Tiranë. Ai nuk ngriti kurrë zërin për shkarkimin nga detyra por gazetarët e kronikës nuk e lanë vetëm. Njëzëri në bllok ata dolën kundër vendimit duke u shprehur se Frashëri ishte një nga oficerët më të mirë të policisë dhe se Vettingu e hodhi në rrugë pa mëshirë. Madje për shkarkimin e tij edhe vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shprehu keqardhjen, duke thënë se para vendimeve të Vettingut nuk kishte ç’të bënte tjetër veçse të “shtrëngonte dhëmbët”. Mirëpo ndryshe nga kolegët e tij të drejtësisë, Frashëri nuk e ka të drejtën e ankimimit në një shkallë të dytë. Për të drejtësi mund të vendosë vetëm Strasburgu. 

Midis të sipërpërmendurve ka edhe dhjetra magjistratë të tjerë, të cilët pretedojnë për padrejtësi. Por figurat më të pikasuar kanë qënë të këta. Në artikullin e radhës, Dosja.al do të sjellë një listë me të gjithë ata që kanë kaluar procesin e Vettingut pa u larguar edhe pse “faje” më të mëdha i rëndojnë mbi supe.

Vijon javën tjetër…

(k.m.f.g../dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari arben frashëri besa nikëhasani te djegurit e vettingut antoneta sevdari arben frashëri besa nikëhasani te djegurit e vettingut

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Tetor 2020, 15:06

TIRANË– Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe D...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet