LIVE UPDATES
Politike

LSI, Vangjel Dule apo Avdullai? Kush po gënjen për votën “pro” ndaj Lindita Nikollës, nisin “rrjedhjetR

11 Shtator 2021, 13:45 Nga DOSJA
LSI, Vangjel Dule apo Avdullai? Kush po gënjen për votën

TIRANË– Lindita Nikolla, një nga figurat më të sulmuara të kabinetit të kryeministrit Edi Rama si ministre e Arsimit, është zgjedhur dje me 79 vota si kryetare e Kuvendit. Edhe pse ajo inicioi disa vite më parë një revoltë studentësh që i solli jo pak “dhimbje koke” Ramës dhe regjimit të tij absolut, sërish shpërblyer nga partia me një post të rëndëishëm. Me 79 vota pro, ajo do të ulet për të 4 vitet e ardhshme në krye të sallës dhe do të drejtojë çdo seance që do  të mbahet në Kuvend.

Por që dje është ngritur një pikëpyetje e madhe, kush votoi për të? Shumica e opozitës bashkë me një pjesë të aleatëve e grisën fletën e tyre të votimit, ndërsa të tjerë nuk iu bindën urdhrit që lëshoi kryedemokrati Lulzim Basha në momentin e fundit: Asnjë fletë mos të përfundojë në kuti! Megjithatë 83 shkuan brenda, mes tyre 4 pro. Sapo mbaroi votimi Lëvizja Socialiste për Intregrim, 4 deputetët e të cilës e hodhën fletën në kuti, nxituan të sqaronin se votat kundër ishin të tyre. 

“Votimi dhe vota kundër i të gjithë deputetevë të LSI për propozimin e Rilindjes për kryetar Kuvendi është përgjigja e vetme ndaj çdo farse! Ju lutem një sqarim! 4 votat e LSI kanë qenë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës Kryetare Kuvendi,”-u dëgua dje menjëherë pas mbylljes së votimit.

Përveç LSI, dy të tjerë që hodhën votat në kuti ishin kreu i partisë së minoritetit grek në Shqipëri, PBDNJ, Vangjel Dule dhe Nusret Avdullai, deputet i listë së PD në Fier, por nga radhët e PDIU-së së Shpëtim Idrizit. Por edhe këta të dy u shprehën se vota e tyre ka qenë kundër Nikollës, edhe pse në formë ishte ndryshe nga ajo e pjesës tjetër të opozitës. Mirëpo dhe këta të fundit, nuk bëhen me “faj” pasi vendimin për të grisur fletën e morën vesh vetëm gjatë nisjes së votimit, pasi më parë ishin informuar vetëm për të votuar kundër. Por kreu i grupit demokrat, Alfred Rrushaj ua dha vetëm pasi procesi kishte nisur. Kështu që në një farë mënyrë Avudullai dhe Dule (ndër të parët që votuan për shkak të rendit alfabetik) e çuan votën në kuti. Ndërsa aleatët e tjerë, Idrizi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Agron Duka nuk morën pjesë fare në proces duke as mos u çuar nga vendi.

Vangjel Dule: Megjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë. Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli.

Nusret Avdullai: Unë kam votuar në përmbajtje si pjesë e opozitës kurse në formë ndryshe… duke mos qenë të rakorduar paraprakisht me vendimin për të grisut fletën e votimit që me thënë të drejtën nuk më duket i duhuri, dikush zgjodhi të votonte e dikush të mos votonte.

Pra të dy pretendojnë se kanë votuar kundër! Por llogaritjet nuk dalin… Nga 83 vota të vlefshme asnjë nuk është abstenim dhe vetëm 4 kundër. 3 vota kanë dalë pro dhe kanë dalë nga opozita, por nuk dihet kur është ngritur kundër Bashës. Në opozitë ka një rrjedhje por burimi nuk duket gjëkundi, ndërsa të gjithë mohojnë çdo se kanë votuar për Nikollën. Megjithatë ato vota nuk “mbinë” në kutinë e votimit. Belind Këlliçi dhe Lulzim Basha bënë “namin” dje për fletët e grisura, nëse do të kishin pikasur një parregullsi tjetër do ta kishin bërë me dije. Megjithatë me siguri kanë nisur edhe ata hetimet për të gjetur ata që kanë dalë kundër direktivave. Sot ishte vota për Nikollën, por nesër mund të bëhen “zgjatim” i Ramës përtë votuar ligje të tjera më të rëndësishme dhe mbase në dëm të tyre. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 10 shtator 2021 votimi per lindita nikollen seanca plenare 10 shtator 2021 votimi per lindita nikollen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet