LIVE UPDATES
Politike

Lubonja: Basha të dorëzojë zyrën nëse vërtetohet që 4446 firmat janë të vërteta

11 Dhjetor 2021, 19:29 Nga DOSJA
Lubonja: Basha të dorëzojë zyrën nëse vërtetohet

TIRANË – Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha u komentua nga analisti Fatos Lubonja në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24’.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Lubonja tha se më këtë Kuvend duhet të lindë një Kryesi që të ketë një projekt të qartë.

I pyetur për betejën mes palëve për selinë e Partisë Demokratike, analisti theksoi se nëse 4446 firmat të komunikuara janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

Pjesë nga biseda:

Beteja për selinë e PD-së?
Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4.446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët.

Berisha kryetar i PD-së?
Berishës nuk mund t’i mohohet merita. Pjesa më e mirë e tij është opozitarizmi…Mendoj që këta njerëz që e ndoqën do të doja që të lindë një grup, një Kryesi me njerëz dhe projekt të qartë. Por kjo do të donte qetësi, por krahu tjetër është në luftë…

Sa shanse ka Berisha për të ardhur në krye të PD-së dhe si do të jetë kjo për një parti që kryetarin e ka non-grata nga SHBA?
Këtu po bëhet një manipulim shumë i madh me idenë që nuk vjen në pushtet pa amerikanët. Unë shoh se kanë braktisur betejat e përditshme…Premtuan betejën për vjedhjen e votës dhe u përçanë. Pra me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet.

Më tej Lubonja tha se përçarja ka qenë një ‘tub’ oksigjeni për kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se një Bashë i nënshtruar është favorizuar për Ramën.

“Ky është projekt i Ramës, ai kërkon të krijojë imazhin e një Shqipërie normale. Ndaj një Bashë i nënshtruar është në favor të Ramës, kurse një Berishë që bërtet nuk është në favor të Ramës”, tha ndër të tjera Lubonja.

Marrë nga “Balkanweb”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit shkarkohet lulzim basha kuvendi i 11 dhjetorit shkarkohet lulzim basha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri