"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Lufta Izrael-Palestinë, Italia shqetësohet për bombardimet në Gaza: Dënojmë raketat e hedhura, duhet të miratohen masat e
17 Maj 2021, 15:41Nga DOSJA
ITALI- Italia ka shprehur një shqetësim të fortë mbi bombardimet që Izraeli po i bën Gazës. Aljazeera shkruan se gjatë një takimi Ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio së bashku me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, është shprehur se në vend duhet menjëherë një de-përshkallëzim i luftës.
Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme, thuhet se të dy palët duhet që të miratojnë menjëherë masat e de-përshkallëzimit të luftës dhe dhënies fund të konfliktit që po merr jetë njerëzish.
“Duke dënuar lëshimin e raketave nga Gaza dhe duke shpresuar se përgjigjja e Izraelit do të ishte proporcionale, Di Maio përsëriti thirrjen që palët të miratonin menjëherë masat e de-përshkallëzimit dhe të tregonin përgjegjësi,“thuhet në deklaratën e Ministrisë.
200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.
Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvill...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar ditën e sotme me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi në Paris ku dhe biseduan mbi luftë...
HOLANDA- Masat anti-covid pritet të ndryshojnë nga dita e mërkurë për Holandën. Baret dhe kafenetë do të jenë të hapura për orë më të gjata, palestrat mund të h...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Ligjin e saj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili ka në shënjestër mediat, përf...
SLLOVENI– Në Bërdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të S...
SHBA- Anthony Fauci, i cili drejton përgjigjen Covid-19 në SHBA tha të dielën se “efektet e pamohueshme të racizmit” kanë përkeqësuar pandeminë e ko...
SHBA– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka aprovuar një shitje 735 milion dollarë të armëve të drejtuara me precizion në Izrael.Sipas Washington Post, Kongr...
KOSOVË– Kamioni me sasinë 400 kilogramë kokainë që u kap në Lipjan të Kosovës është në pronësi të kompanisë “MC Foods”. Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare ...
INDI- India të hënën njoftoi një rënie të mëtejshme të rasteve të reja të koronavirusit edhe pse vdekjet ditore mbetën mbi 4,000. Mediat e huaja shkruajnë se ek...